Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Pas disa muajsh hetimesh, SPAK ka zbërthyer një grup kriminal që vepronte në zonën e Elbasanit dhe që drejtohej nga një emër i njohur për policinë, Suel Çela.
Sipas SPAK pjesë e këtij grupi ishin edhe zyrtarë, e mes tyre edhe Dedan Gjoni, në atë kohë zv/shef i komisariatit të Elbasanit.
Ai informonte grupin e Suel Çelës për hetimet e policisë dhe lëvizjet apo aksionet, duke thënë informacione me rëndësi për ta, e po ashtu edhe hetimet për kundërshtarët.
Në një episod, rezulton se Gjonit i kanë bërë dhuratë një makinë tip Mercedez B Class, pak kohë para atentatit të organizuar ndaj Ardjan Çapjas.
Një nga anëtarët e grupit të Çelës i thotë atij se i kanë gjetur një makinë të mirë dhe se e ka dhuratë, pasi e ‘kanë kapur lirë’.
Top Channel