“E njoh mirë Ramën, nuk pyet për ndërkombëtarët”, Berisha merr shembull Serbinë: Opozita atje hyri në Parlament, ne…

25/12/2023 13:09

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë shembullin e protestave të Serbisë, atje ku opozita nuk pranon zgjedhjet, duke bërë thirrje që ky model të ndiqet në Shqipëri.

Berisha tha se qeveria shqiptare po bën zgjedhje më pak të lira se ajo e Serbisë, dhe sipas tij kryeministrin Edi Rama nuk e ‘detyrojnë’ as ndërkombëtarët.

“Së pari dua të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit, diktatori të bazuar në banda, Vuçiç, padronit të Edi Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj velerave të lirisë që ata besojnë. Dua të garantoj çdo shqiptar, Aleksandër Vuçiç, por Edi Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira. Ata përdorin banditët e tyre, përdorin mediat, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën. Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara sesa i ka vetë Vuçiç. Çfarë duhet të nxjerrim ne, një mësim, këtu është përpjekja ime me ju të dashur miq, secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje, a ka zgjedhje me Edi Ramën dhe nëse ne i japim përgjigje kësaj pyetje, i japim edhe zgjidhje problemit. Nëse mendojmë se ka zgjedhje me Edi Ramën, bëhemi bashkëautorë në një farse elektorale të shëmtuar. Firmosim grabitjen e radhës të votës së shqiptarëve nga Edi Rama. Çdo demokrat, opozitar, është koha e fundit të shtrojë këtë pyetje, a mund të bëhen zgjedhje normale me Edi Ramën, nëse po, po bëni një gabim të madh. Makineri gjigante të blerëve të votës, kontrollit të vullnetit siç thotë OSBE. Me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës siç janë patronazhistët. Me gjykata që kontrollon gjeri në palcë ata që besojnë se zgjedhjet me Edi Ramën mund të fitohen, ata bien në një utopi në kohë që i bëjnë një shërbim të madh Ramës. Edi Rama njeh vetëm një gjë, asnjë parim tjetër, asnjë normë, nuk pyet për asnjë ligj. Ata që mendojnë se komuniteti ndërkombëtar mund të detyrojë Edi Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Ju e keni në dorë të largoni Edi Ramën, por kjo kërkon të jemi të vërtetë dhe të mos mashtrojmë veten.”-tha Berisha.

Top Channel