Tentuan të kaloni bagëti kontrabandë, dy persona nën hetim/ Në kërkim një doganier në pikën doganore Kakavijë

25/12/2023 09:03

Dy persona që tentuan të kontrabandonin bagëti të imta pa dokumentacioni përkatës në pikën doganore të Kakavijës janë vënë nën hetim.

Personat e vënë nën hetim janë një 49-vjeçar A.T dhe një 48-vjeçar M.H. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. M., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në pikën doganore Kakavijë, pasi dyshohet se ka ndihmuar këta 2 shtetas, për të kaluar automjetet me bagëti, në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel