E hënë, 01 Janar 2024
10:37
Nga Rio de Janeiro në Harkun e Triumfit, si e festoi bota vitin e ri 2024! 

Mes fishekzjarrëve e urimeve për një vit më të mirë se ai që lamë pas, shumë vende të botës kremtuan hyrjen e 2024-tës, me gëzim por edhe shpresë.

10:24
Pamje mahnitëse nga Vlora, qytetarët ndjekin spektaklin e fishekzjarrëve në shesh

Qendra historike ka qenë dhe vendi ku qytetarët vlonjat kanë numëruar sekondat e  fundit të vitit 2023.

10:09
Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave në Kosovë, qytetarët bëjnë fluturimin e parë

Qytetarët e Kosovës kanë bërë fluturimin e parë për vitin 2024, por këtë herë me vendimin e rëndësishëm për liberalizimin e vizave.

09:48
Qytetarët në Lezhë “pushtojnë” sheshin, festa vijon edhe pas mesnatës (Pamje)

Qytetarët në Lezhë kanë preferuar ta presin vitin e ri 2024 në sheshin kryesor të qytetit.

09:38
Hiqen vizat për udhëtime në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin në 27 shtete

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen.

09:34
Video-Lajm/ Qyteti bregdetar nën ndriçimin e fishekzjarrëve, si u prit viti i ri në Durrës

Viti 2024 u prit me një spektakël fishekzjarrësh edhe në Durrës. Shumë qytetarë u mblodhën në sheshin “Liria” në qendër të qytetit.

09:20
Temperaturat e ulëta nuk ndalin banorët në Bulqizë, viti 2024 pritet me atmosferë (Video)

Temperaturat e ulëta nuk kanë ndalur banorët në Bulqizë të dalin në qendër të qytetit për të festuar Vitin e Ri 2024.

09:02
Video-Lajm/ Festa ndez atmosferën në Prishtinë, spektakël fishekzjarrësh për ndërrimin e viteve

Prishtina ka festuar ndërrimin e viteve menjëherë sapo ora ka shënuar 00:00.

08:49
Liberalizimi vizave në Kosovë, hyn sot në fuqi vendimi/ Qeveria organizon udhëtimin e parë drejt BE-së

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon sot udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024.

08:30
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Ky vit ka një fillim të mbarë me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

08:05
Kampionët e 2023-shit/ Manchester City shkruan historinë me 5 trofe, Messi 8 herë fitues i “Topit të Artë”

Viti 2023 ishte padyshim një ndër më spektakolarët në botën e futbollit!

01:39
Veliaj feston ndërrimin e viteve me qindra qytetarë në shesh, urimi për 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti Vitin e Ri 2024 në Sheshin “Skënderbej” së bashku me qindra qytetarë që zgjodhën kryeqytetin shqiptar për të festuar.

01:35
Konflikt mes të rinjve në Vlorë, dëmtojnë njëri-tjetrin me sende të forta

Dy persona kanë mbërritur në spitalin e Vlorës të dëmtuar pas një konflikti me njëri-tjetrin.

00:05
Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe koncerte, Top Channel ju uron gëzuar!

Troket 2024! Viti i Ri u prit me spektakël fishekzjarrësh në vendin tonë.

E diel, 31 Dhjetor 2023
23:15
Mbretëresha daneze Margrethe II njofton abdikimin nga froni Live në TV gjatë urimit të fundvitit! Ja kush e zëvendëson

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv ku supozohej t’u uronte qytetarëve të saj gëzuar Vitin e Ri 2024.

23:00
Dymbëdhjetë filma për t’u parë në 2024

Ndërsa në vitin 2023 aktorët dhe shkrimtarët panë goditje të mëdha që i detyruan të shtyjnë datat e prodhimit dhe publikimit për disa filma, ka shumë të tillë që do të shfaqen në vitin 2024. 

22:52
FOTOLAJM/ Konfeti, fishekzjarre dhe top disko si kapelë! Si po e presin Vitin e Ri banorët në të gjithë globin

Viti i Ri po fillon me zhurmë për miliona njerëz në mbarë botën që kanë dalë për t’iu bashkuar festimeve.

22:45
“Ne nuk do të tërhiqemi kurrë”, Putin i prerë në fjalimin e fundvitit për Ukrainën: Askush nuk mund të na ndajë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar hapur në fjalimin e tij të fundvitit se Rusia kurrë nuk do të tërhiqet nga Ukraina dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

22:35
Viti i Ri 2024 hyn në Rusi! Moska në terr, asnjë fishekzjarr në “Sheshin e Kuq”

Viti i Ri 2024 ka mbërritur në Rusi, por ndryshe nga e gjithë bota që po e mirëpret me festime dhe spektakël fishekzjarresh, në Sheshin e Kuq të Moskës dhe provincat përreth atmosfera festive është “e vdekur”.

22:30
Kurti viziton familjet e heronjve Bunjaku e Zymeri: Ata s’do të harrohen kurrë!

Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha vizituan sot familjet e heronjve të policisë Afrim Bunjaku e Enver Zymeri në Vushtrri, të cilët ranë në krye të detyrës për sundimin e ligjit, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.

22:15
Një 2024 hënore! Nga zbarkuesit tek gruaja e parë në orbitë, Viti i Ri premton zhvillime në shkencë

Hëna premton të jetë protagonistja e hapësirës në vitin 2024, me tre misione që përgatiten për ta arritur atë deri në janar.

22:13
FOTOLAJM/ Viti i Ri mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe! Shfaqje fishekzjarresh në Burj Khalifa

Viti i ri 2024 ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

22:00
Osmani uron qytetarët për 2024: Qoftë vit i arritjeve pozitive

Presidentja Vjosa Osmani uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të mot-motit duke thënë se 2024-ta të jetë një vit në të cilin të gjithë do të ndihen të vlerësuar, duke mos u zmbrapsur përpara sfidave dhe duke përmbushur aspiratat  si shoqëri dhe shtet.

21:45
Luftërat kanë shkatërruar botën, Gordon Brown: Shpresa mbijeton nëse njerëzit bëhen bashkë!

Në këtë kohë të vitit, duke u përballur me një botë të trazuar dhe të shkatërruar, shpresat tona nuk mund të pasqyrojnë vetëm dëshirat personale.

21:27
Zelensky thirrje për veprim në fjalimin e Vitit të Ri: Mrekullia jeni ju!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “veprim” për të siguruar fitoren ndaj Rusisë në vitin 2024 në mesazhin e tij të Vitit të Ri drejtuar botës. 

21:12
Të pavdekshëm në krijimtarinë e tyre, artistët që humbën jetën në vitin 2023

2023-shi, një vit ku shumë artistë të mirënjohur humbën jetën, artistë, të cilët me artin e tyre lanë gjurmë dhe trashëgimi të madhe dhe me vlerë për vendin tonë.

21:00
Qyteti i Nju Jorkut në prag të Vitit të Ri

Çdo vit më 31 dhjetor, njujorkezët dhe turistët dynden në sheshin “Times Square” për festimin e Vitit të Ri. Edhe këtë vit qyteti i Nju Jorkut bëri përgatitjet e nevojshme për këtë ngjarje të madhe.

20:44
Nga fenomeni Luiz Ejlli, heroi Afrim Bunjaku te drejtësia e SPAK, personazhet më të spikatur të vitit

Prej krijimit të tij e deri më sot, Top Channel ka shpallur personazhin e vitit që kaloi.

20:39
Dosja: Vrasjet 2023/ Krime brenda familjes, disa gra të vrara! Në botën e krimit u lanë hesape të vjetra

Viti 2023 nisi me ngjarje makabre që në javën e parë të janarit, që pasoi me larje hesapesh, me llogari të mbetura hapur vite më parë, dhe u mbyll me një vrasje brenda një burgu të sigurisë së lartë.

20:29
Festime dhe ankth nga luftrat, ndërsa bota pret Vitin e Ri 2024

Sidnei në Australi dhe Oklandi në Zelandën e Re, ishin ndër qytetet e para të mëdha në botë që pritën vitin e ri 2024, me brohoritje dhe shfaqje spektakolare fishekzjarresh.

20:27
“Unë jam Edi Rama, prapa më vjen historia”/ Kryeministri uron gëzuar me Inteligjencën Artificiale: Presim turistë nga Marsi…

Gëzuar 2024!! Në natën e ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave. 

20:26
Policët në krye të detyrës/ Me forca të shtuara gjatë festave për të garantuar sigurinë

Inspektori Laert Saliani prej 9 vitesh është pjesë e policisë rrugore të kryeqytetit.

20:06
“Kjo është festa e të gjithëve”/ Presidenti Begaj uron 2024-ën: Viti që lamë pas, rriti reputacionin e Shqipërisë në botë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka uruar shqiptarëve vitin e ri 2024.

19:59
90 ditë në det/ Anija ushtarake Butrinti kthehet nga misioni në detin Egje

Tek sa anija Butrinti nisur nga deti Egje, në një udhëtim 53 orësh, i gjatë 700 milje,  iu afrua bankinës në portin e Durrësit, pas 90 dite pritje për Airin, vajzën e kapitenit Ilir Nezha, padurimi për të përqafuar babain, sa vjen e shtohet.

19:54
Festat pa fëmijët/ Të moshuarit që kanë të gjithë fëmijët në emigrim

Tradita e natës së ndërrimit të viteve e do që  prindër e fëmijë të mblidhen rreth tryezës të gëzojnë e urojnë njeri tjetrin.

19:49
Mjekët e urgjencës në detyrë! Autoambulancat janë në gatishmëri 24 orë

Nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme, në natën e ndërrimit të viteve shënohen shumë incidente.

19:47
Kujdes sot me fishekzjarret! Shpërthimet shkaktojnë edhe dëmtim të dëgjimit

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet gjithmonë me ndezjen e fishekzjarreve, por nuk kanë qenë të pakta incidentet.

19:36
Kombëtarja, personazhi i vitit/ Top Channel i jep vlerësimin lojtarëve të ekipit të futbollit

Për emocionet e jashtëzakonshme që na ka dhuruar gjatë vitit 2023, Kombëtarja e Futbollit është emblema e padiskutueshme e shqiptarisë dhe frymës së përbashkimit që përjetuam si komb dhe tifozë të ekipit tonë kombëtar.

19:15
“Viti më i mirë, Shqipëria doli nga tranzicioni”, urimi tradicional i Vitit të Ri nga kryeministri Edi Rama: Shqiptarët po bëjnë këtë vend

Kryeministri Edi Rama në urimin tradicional të fundvitit, shprehet besimplotë se “Shqipëria do të bëhet”.

19:12
Gëzuar Vitin e Ri Tajlandë/ Spektakël fishekzjarresh! Azia Juglindore dhe Lindore kumbon nga festimet

Pas Hong Kongut, Tajvanit dhe Kinës, edhe Tajlanda ka hyrë zyrtarisht në vitin e ri 2024.

18:44
Besëlidhja Basket surprizon fëmijët jetimë në shtëpinë Rosalba, presidenti Ujka: Duhet të jemi bashkë për të ndihmuar njëri – tjetrin!

Fëmijët jetimë që strehohen në Shtëpinë Rosalba në zonën e Lezhës janë surprizuar këto ditë nga skuadra Besëlidhja Basket.

18:41
Viti kuqezi! Nga medaljet në atletikë, ski e karate te kualifikimi i Europianit! Ngjarjet sportive që shënjuan 2023-shin

2023-shi ishte kuqezi! Një nga ngjarjet që shenjuan vitin që po lemë pas ishte padyshim kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit.

18:32
FOTOLAJM/ Viti i Ri 2024 mbërrin në Hong Kong, Kinë dhe Tajvan! Spektakli më i madh i fishekzjarreve ndriçon qiejt aziatik

Viti i Ri 2024 ka mbërritur tanimë në Hong Kong, Kinë dhe Tajvan, duke u pritur me hare dhe një spektakël mahnitës fishekzjarresh që ka ndriçuar qiejt e errët të ishujve dhe Kinës kontinentale.

18:21
“2023, vit i vështirë”/ Pendarovski uron festat: Le t’i tejkalojmë keqkuptimet, të jemi tolerantë dhe t’i japim përparësi të mirës

Presidenti Stevo Pendarovski e vlerësoi vitin 2023 si vit të vështirë në të cilin nuk kishte shumë arsye për gëzim dhe festë.

18:12
Kore e Jugut/ Reshjet më të mëdha të borës në më shumë se 4 dekada mbulojnë Seulin

Reshjet më të mëdha të borës për më shumë se 40 vjet kanë mbuluar Seulin në këto ditë festash.

17:59
Nga sakrifica në triumf! Rrugëtimi i artë i Distria Krasniqit

Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë.

17:50
Netanyahu falënderon SHBA-në për armët: Lufta në Gaza do të vazhdojë për shumë muaj!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, pas numrit të madh të civilëve të vrarë, urisë dhe shkatërrimit masiv në enklavën e rrethuar palestineze.

17:29
Rrethohet katedralja në Këln të Gjermanisë, tre të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm

Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria Woelki do të udhëheqë meshën në natën e ndërrimit të viteve.

17:20
Vendet që nuk do të mund t’i vizitoni në vitin 2024

Ky vit ishte i gjithi për të kompensuar kohën e humbur. Pas pandemisë, vizitorët “u vërsulën” në qytetet më të mëdha të Evropës dhe parqet kombëtare të Amerikës si një formë “hakmarrje”, duke qenë se këto destinacione kishin qenë të paarritshme gjatë pandemisë Covid-19.

16:43
Përplasi me makinë 12-vjeçaren, procedohet penalisht i riu në Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

16:31
Videolajm/ Beleri në ceremoni mortore i rrethuar nga policët

I shoqëruar me efektivë të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri te varri i gjyshes së tij, Fredi Beleri mbërriti në varrezat e Himarës.

16:18
Berisha uron Vitin e Ri nga arresti shtëpiak: Viti kur u burgos padrejtësisht kreu i opozitës! Por, e ardhmja u takon atyre që guxojnë

Mbrëmja e ndërrimit të viteve e gjen këtë herë ish-kryeministrin Sali Berisha në arrest shtëpiak.

16:13
“Interesi ynë është lëvizja e lirë”/ Vuçiç: Me vendimin për targat RKS shmangim rreziqe të mëdha, përfiton Serbia!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se me vendimin për të lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.

15:59
Beleri ndjek ceremoninë mortore nga makina burg, do të dalë vetëm gjatë varrimit të gjyshes

Fredi Beleri qëndroi në makinën burg gjatë gjithë kohës kur u bë përcjellja për në banesën e fundit e gjyshes së tij.

15:41
Makina e kohës

Nga MONIKA STAFA – Një Vit i Ri po vjen. Dhe është e kuptueshme që çdokush nga ne rendit, përcakton, mendon ca synime që vitin e ardhshëm të mund t’i përmbushë; qoftë kjo një sfidë me veten apo diçka më shumë.

15:29
Policia dhe FNSH në varrezat e qytetit, pritet të mbërrijë Fredi Beleri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, pritet të mbërrijë nga në varrezat e Himarës ku do të zhvillohet ceremonia mortore e gjyshes së tij.

15:20
Nga babai te i biri, rekordmenët e Europa League zgjedhin presidentin e ri

Ndryshime në presidencën eSevillas.

15:02
“Goditja ndaj Berishës ka qëllim të instalojë një sistem njëpartiak”, Salianji nga selia e Rithemelimit: Tani jemi më të bashkuar

Nga selia e Rithemelimit, Ervin Salianji mbrojti ish-kryeministrin Sali Berisha.

14:48
Foto/ Dita e fundit e vitit, qytetarët e shpenzojnë në tregun e fruta perimeve

Sot është dita e fundit e vitit 2023. 

14:37
Fitoi “DWTS 2”, Enxhi Nasufi tregon se çfarë do bëjë me çmimin prej 50 mijë eurosh

Enxhi Nasufi, fituesja e “DWTS 2” e ftuar në Fan Club është pyetur se çfarë do bëjë me 50 mijë eurot që ajo fitoi nga ky spektakël.

14:31
Erdogan kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar partitë opozitare për “shfrytëzimin” e një mosmarrëveshjeje mes dy klubeve më të mëdha të futbollit turk dhe zyrtarëve sauditë.

14:16
Foto/ Viti i Ri mbërrin edhe në Australi! Spektakli i magjishëm me 8.5 ton fishekzjarre u ndoq nga miliona persona

Tani është viti 2024 në pjesët lindore të Australisë, me Sydney, Canberra dhe Melbourne duke u bërë qytetet më të fundit që presin vitin e ri.

14:06
Thyhet rekordi! Lind një foshnjë 7 kilogram

Një foshnjë e porsalindur ka thyer rekord me peshën e tij në Kili Pesha e tij është 7.105 kg dhe gjatësia 57 cm.

13:47
Tradita të veçanta të Vitit të Ri anekënd botës, nga qepët për fat te “këmba e parë”

Teksa presin që akrepat e orës të shënojnë mesnatën e Vitit të Ri, komunitete në pjesë të ndryshme të globit e presin 2024 me traditat e tyre unike, disa më të njohura se të tjerat.

13:28
Lajçak “i tërheq veshin” Prishtinës: Të shpallen zgjedhjet ne veri, jo më vonesa

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i kujtoi edhe një herë në këtë prag të ndërrimit të viteve Prishtinës zyrtare se BE-ja pret që zgjedhjet në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.

13:16
Reflektimi i shkrimtarit në fundvit, Fatos Kongoli: Krijuesve të rinj ju sugjeroj një kurs matematike

Fatos Kongoli, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar, të pas viteve ’90, në këtë stinë të jetës së tij ka një prodhimtari për t’u lakmuar.

13:12
E rëndë në Australi, kampioni i botës në çiklizëm shtyp gruan për vdekje

Çiklisti Rohan Dennis, i cili është një kampion bote, është akuzuar për vdekjen e gruas së tij, Melissa Dennis në Australi.

12:58
Lautaro ka radhën e rinovimit, komplikohet situata për Dumfries

Interi rinovoi kontratat me tre nga titullarët e skuadrës të shtunën e 30 dhjetorit, teksa Dimarco zgjati bashkëpunimin deri në 2027-ën, Mkhitaryan deri në 2026-ën dhe Darmian deri në 2025-ën.

12:54
2023-shi, vit i vështirë për PD! Nisi me përçarje, u mbyll me “arrest shtëpie” për Berishën! Zheji: Argita mund të jetë mesazhierja e babait…

2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha.

12:36
Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj mbërriti në Shqipëri, Policia e Shtetit në njoftim zyrtar 

Policia e Shtetit, në një njoftim zyrtar, reagoi për ekstradimin e vrasësit të Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva nga Maroku, aty ku ka qëndruar që prej majit i burgosur.

12:29
I veshur me kostum sportiv gri, momenti kur ekzekutori i Nikulajt, Ruben Saraiva mbërrin në Rinas

I veshur me një kostum sportiv ngjyrë gri dhe i shoqëruar nën masa të rrepta policie, ky është momenti kur ekzekutori i Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva mbërriti sot në Rinas, pas ekstradimit nga Maroku.

12:28
S`ka festë për Gazën, rritet bilanci i vdekjeve, Netanyahu: Lufta do të zgjasë me muaj

Lufta kundër Hamasit është në “pikën e saj më të lartë dhe do të vazhdojë për muaj të tërë”, deklaroi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu.

12:20
Nga nesër pa viza, çfarë duhet të dinë kosovarët para udhëtimit në shtetet e zonës Shengen

1 janari 2024 shënon momentin e shumëpritur kur edhe shtetasit e Kosovës, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, do të mund të lëvizin lirisht pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.

12:17
Festa që të shëndosh! Nutricionistët: Koha kur shtoni disa kilogramë, si duhet të veproni

Atmosfera e gëzueshme e fundvitit ku jemi përfshirë të gjithë shoqërohet me një lloj neglizhence apo abuzimi me ushqimet dhe pijet.

12:08
Është festë, kujdes me alkoolin! Mjekët toksikologë presin që sonte të kenë raste emergjente

Darka e ndërrimit të viteve shpeshherë karakterizohet nga teprimi me pijet alkoolike si rakia, vera, birra, shampanja etj.

11:59
Beleri del nga burgu për disa orë, ja pse i është dhënë leja

Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK i kanë dhënë leje të posaçme kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij.

11:44
2023-shi, viti i Inteligjencës Artificiale, Reuters: Vitin e ardhshëm, prisni zhvillim dhe… plumba

Përgjigjen e pyetjes si mund të përkufizohen lajmet më të rëndësishme të vitit që po lemë pas, Reuters ia kërkoi ChatGPT-së së OpenAI dhe Bardit të Google, dy prej mjeteve më të njohura gjenerative të AI-t.

11:43
Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit, Hasani: Kemi luajtur një rol dinjitoz, sollëm…

Me rastin e përfundimit të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Igli Hasani në në video-mesazh tha se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

11:41
Dodik nuk pyet për ndërkombëtarët: Bosnjen do ta copëtojmë!

Pavarësisht një zotimi të Shteteve të Bashkuara për ta ndaluar copëtimin e Bosnjës, lideri separatist i Republikës Srpska atje, Milorda Dodik u zotua të vazhdojë ta dobësojë vendin e tij që ende vuan plagët e luftës deri në pikën kur do të copëtohet.

11:36
BBB (Belgjika, BE, Ballkani Perëndimor)

Nga Ardi Pulaj

11:28
Mbërrin viti 2024! Në Kirkibati dhe në Zelandën e Re ka nisur festa

Numërimi së prapthi për botën nisi!

11:09
Arsyeja pse njerëzit puthen në natën e Vitit të Ri dhe kur datojnë besëtytnitë e lashta

Gjatë sezonit të festave, ka shumë tradita festive në të cilat njerëzit marrin pjesë, edhe nëse nuk janë të sigurt pse i bëjnë ato.

11:04
Bizneset e lidhura në tension 20 kV pritet të dalin në treg të lirë nga 1 janari, OSHEE thirrje të zgjedhin operatorin

2100 biznese të lidhura në tension 20 kV pritet të dalin në treg të lirë nga 1 janari 2024.

10:55
Tullat 3000-vjeçare zbulojnë një anomali misterioze që është zhvilluar në fushën magnetike të Tokës

Në Mesopotami janë gjendur disa tulla mbi të cilat është gdhendur ndoshta emri i sundimtarit aktual.

10:36
Ekstradohet vrasësi portugez! Ekzekutoi në Shëngjin Ardian Nikulajn, iku në Marok

Tetë muaj pas vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt, me pranga në duar është ekstraduar nga Maroku, drejt Shqipërisë Ruben Ribeiro Saraiva, i dyshuar nga drejtësia shqiptare si ekzekutues i biznesmenit.

10:22
“Lajmërova policinë dhe ambulancën”, përplasi për vdekje qytetarin, rrëfimi i të dënuarit

Fatmir Allaraj është personazhi i tretë i intervistuar nga gazetarja Anila Hoxha në podcast-in e qendrës “Fol”, me mbështetjen e ambasadës amerikane që u transmetua në Top Albania Radio.

10:20
Me valle tradicionale dhe elefantë në Indi, si po feston Vitin e Ri Dua Lipa

Dua Lipa zgjodhi Indinë për të kaluar ditët e fundit të vitit dhe nuk ngurroi të ndante momentet e bukura me fansat.

10:18
Çmimet Golden Globe 2024: Lista e plotë e nominimeve

“Barbie” nga Greta Gerwig, një fenomen feminist që bëri bujë këtë vit edhe në dyqanet e lodrave, dominon mes nominimeve të çmimeve “Golden Globe 2024”.

10:02
Pilula kundër shtatzënisë! Shkencëtari shpik ilaçin që parandalon qelizat e spermës të arrijnë në vezë

Një shkencëtar nga Uellsi që punon në krijimin e një pilule të re mashkullore dëshiron të zvogëlojë barrën e grave për mbrojtjen nga shtatzënitë e padëshiruara.

09:45
Kërcënuan me armë fqinjin dhe e dhunuan, arrestohen tre familjarët në Kukës

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Kukës, në fshatin Shtanë.

09:33
Vdiq natën e Krishtlindjes në Ukrainë, mesazhi prekës i mjekes 26-vjeçare para se të humbte jetën

Një grua britanike që ishte mjeke vullnetare në Ukrainë, ndau një mesazh prekës vetëm një ditë para se të vdiste në prag të Krishtlindjeve.

09:32
Shisnin në rrugë fishekzjarrë dhe kapsolla, nën hetim dy persona në Elbasan

2 persona janë nën hetim në Elbasan, pasi u kapën nga policia duke shitur lëndë piroteknike në rrugë. 

09:21
Kufizohet Venecia, do të ndalojë grupet e mëdha turistike dhe altoparlantët

Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona, në një përpjekje për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian.

09:10
Historiku i Vitit të Ri që në lashtësi! Si lindi kjo festë dhe si e festonin njerëzit para 4 mijë vitesh

Qytetërimet në mbarë botën kanë festuar fillimin e çdo viti të ri për të paktën katër mijëvjeçarë.

09:07
Mesfushori i Chelsea-t dhe një mbrojtës rumun, Tottenhami gati goditjet në merkato

Ndonëse pa shumë pritshmëri, Tottenhami ia doli të mbyll gjysmën e sezonit në Premier League në vendin e pestë me 36 pikë, vetëm një pikë larg zonës Champions, teksa drejtuesit e klubit po përgatiten për të kompletuar skuadrën në merkaton e janarit, në mënyrë që të bëjnë një fazë të dytë akoma më të mirë.

08:53
Shkodër/ Gjenden mbi 32 kg kanabis të tharë dhe të ndarë nëpër thasë, i përkasin grupit kriminal prej 11 personash

Janë gjendur rreth 32.7 kg kanabis në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar në fshatin Plan të Shkodrës.

08:50
BE: Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen pjesërisht zonës Shengen nga 31 marsi

Bullgaria dhe Rumania do t’i bashkohen pjesërisht zonës Shengen nga fundi i marsit, njoftoi sot Këshilli i Bashkimit Evropian.

08:35
Lufta në Ukrainë/ Festa e Viti të Ri, Rusia nis një sulm të ri me dron në Kiev dhe Kharkiv

Ukraina është sërish nën sulm nga dronët rusë, thonë zyrtarët, pas dy ditësh sulmesh të mëdha ajrore nga të dyja palët.

08:25
“Një luftë mund të shpërthejë në çdo moment”, Koreja e Veriut do të lëshojë tre satelitë të rinj spiun në vitin 2024

Koreja e Veriut planifikon të lëshojë tre satelitë të tjerë spiun vitin e ardhshëm si pjesë e përpjekjeve për të rritur ushtrinë e saj, ka thënë media shtetërore e vendit.

08:15
Juventus nuk fal në shtëpi, mposht Romën dhe i “bën presion” Interit

Juventus fitoi ndaj Romës në Allianz Stadium me rezultatin 1-0.