Tradita e natës së ndërrimit të viteve e do që  prindër e fëmijë të mblidhen rreth tryezës të gëzojnë e urojnë njeri tjetrin.

Por  shumë prindër  në Shqipëri nuk  e kanë këtë mundësi. Ata i rritën  fëmijët plot dashuri, por emigracioni ua çoi larg duke bërë që në natën e fundit të vitit të jenë të vetëm.

“Kam 5 fëmijë, një në Gjermani, një në Francë, një në Belgjikë, por sot nuk i kam këtu”, thotë një pensionist.

“Më mungojnë boll, do të doja shumë t’i kisha. I kam bërë gati të gjitha vetëm ata mungojnë”, rrëfen gruaja.

Emigracioni bëri që urimi të kthehet virtual, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ata urojnë nga larg njëri-tjetrin.

Top Channel