Bizneset e lidhura në tension 20 kV pritet të dalin në treg të lirë nga 1 janari, OSHEE thirrje të zgjedhin operatorin

31/12/2023 11:04

2100 biznese të lidhura në tension 20 kV pritet të dalin në treg të lirë nga 1 janari 2024.

OSHEE grup i ka bërë thirrje këtyre bizneseve që të zgjedhin operatorin nga i cili duan të furnizohen. Ai mund të jetë një kompani private ose Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE group.

FSHU bën me dije se lidhja e kontratës me kompaninë publike zgjat 1 vit. Çmimi do aplikohet për energjinë në orare të zakonshme të pikut, që do të jetë 15% më e lartë dhe do të jetë një mesatare e blerjes nga FSHU në tregun e lirë.

Liberalizimi nuk është kryer i plotë, ndërsa janë edhe rreth 5 mijë biznese të tjera të lidhura në tensionin 10 dhe 6 kV, për të cilat OSHHE nuk ka njoftim duke bërë të ditur se çmimi i tyre do të vijojë të subvencionohet nga shteti.

Në kulmin e krizës së energjisë në nëntorin e 2021-it, kur çmimet në treg të lirë u pesëfishuan, OSHEE njoftoi bizneset se do vijonte me fazën e dytë të liberalizimit të tregut, ku çdo kompani zgjedh operatorin  që dëshiron. Kjo është një direktivë që vjen nga Bashkimi Europian dhe një pikë kyçe në procesin e integrimit. Pas letrës nga 15 shoqata biznesi, qeveria vendosi të mbrojë bizneset duke mos jua dhënë çmimin e tregut, por ta fiksojë në 18.6 lek për kw/h nga 11 lek që ishte më herët.

Lista e subjekteve me 20kV

Top Channel