Video-Lajm/ Qyteti bregdetar nën ndriçimin e fishekzjarrëve, si u prit viti i ri në Durrës
01/01/2024 09:34
Viti 2024 u prit me një spektakël fishekzjarrësh edhe në Durrës. Shumë qytetarë u mblodhën në sheshin “Liria” në qendër të qytetit.
Njëkohësisht ata u mblodhën edhe në shëtitoren “Taulantia” e në bregdet për të shijuar atmosferën dhe qiellin shumëngjyrësh ndriçuar nga fishekzjarrët e shumta.
Atmosferës iu shtuan edhe urimet të shkëmbyer mes tyre për një vit të mbarë, plot shëndet e gëzime.
Top Channel