Foto ilustruese

Fatmir Allaraj është personazhi i tretë i intervistuar nga gazetarja Anila Hoxha në podcast-in e qendrës “Fol”, me mbështetjen e ambasadës amerikane që u transmetua në Top Albania Radio.

Ai është dënuar nga gjykata e Tiranës për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e Pëllumb Becajt, ngjarje e ndodhur në Elbasan.

Fatmir Allaraj: Unë quhem Fatmir Allaraj. Jam nga Kukësi, jetoj në Tiranë.

Anila Hoxha: Fatmir, ti je dënuar nga gjykata ?

Fatmir Allaraj: Po , me vendim gjykate.

Anila Hoxha: Për çfarë vepre ?

Fatmir Allaraj: Aksident. Isha duke shkuar në Greqi. Në 31 dhjetor. Duke u futur në Elbasan, ndodhi një aksident. Sinjalistika dhe këto ishin të njëjta dhe kjo ishte një fatkeqësi e padëshërueshme. Zbrita të jap ndihmën e parë. Mora ambulancën dhe policinë në telefon vetë. Erdhi ambulanca e mori dhe kaq pastaj. Nuk mbaj mend.

Anila Hoxha: U arrestove?

Fatmir Allaraj : Po.

Anila Hoxha: Ishte këmbësor. Me automjet?

Fatmir Allaraj: Me biçikletë. Më prenë rrugën befasisht. Nuk pata asnjë lloj mundësi tjetër.

Anila Hoxha: Sa u dënove?

Fatmir Allaraj : 4 vjet detyrim paraqitje dhe 1 muaj burg.

Fatmir Allaraj: Po ka ndryshuar shumë gjëra. Jam shumë i stresuar dhe shumë i mërzitur se përse të më ndodhi kjo.

Anila Hoxha : A i ke takuar ndonjëherë familjarët e viktimës?

Fatmir Allaraj: Jo.

Anila Hoxha: Erdhën në gjyq?

Fatmir Allaraj: Po, ishte avokati.

Anila Hoxha: Çfarë tha? U përballe me të ? U kërkove falje ?

Fatmir Allaraj: Po, falje u kam kërkuar. Po nuk respektohet sinjalistika edhe nga ne, por nuk respektohet edhe nga organet shtetërore. Ta kisha ditur që ndodhte aksident nuk do kisha dalë nga shtëpia.

Top Channel