Policia dhe FNSH në varrezat e qytetit, pritet të mbërrijë Fredi Beleri

31/12/2023 15:29

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, pritet të mbërrijë nga në varrezat e Himarës ku do të zhvillohet ceremonia mortore e gjyshes së tij.

I gjithë qyteti është blinduar nga forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Dhjetëra efektivë do të jenë të pranishëm në ceremoninë mortore, për të garantuar sigurisë.

Beleri kërkoi sot leje për të lënë qelinë për disa orë dhe për të përcjellë në banesën e fundit gjyshen e ndjerë.

Top Channel