14:29
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: Tirana model, kryeqyteti më i sigurt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, morën pjesë në ceremoninë për firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me qëllim ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e sigurisë publike, si dhe disiplinimin, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.