19:59
Tragjedia në Koçan/ Greqia i vjen në ndihmë Maqedonisë së Veriut, pret edhe 15 të plagosur të tjerë
Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe komunikimit telefonik mes ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis dhe homologut të tij të maqedonas mëngjesin e sotëm, me veprime të koordinuara të Ministrive të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Civile dhe Ekipeve të Urgjencës, Greqia ka marrë përsipër të gjitha rastet me djegie të rënda të kërkuara nga mekanizmi evropian i Mbrojtjes Civile.