Humbja e madhe e Messit, zbardhen detajet e betejës së babait të “Pleshtit” me sëmundjen e rëndë: Leo mendoi të largohej nga Botërori për të shkuar pranë të atit 08/08 20:51
Ilirian Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi lexoi raportin vjetor për punën e KQZ në mbledhjen e përbashkët mes Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, u përball me akuzuat e opozitës.
Përmes Oerd Bylykbashit, opozita ngriti shqetësimin për një dështim me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.
“Me votën e Diasporës shënuat një dështim katastrofik”, tha Bylykbashi.
Ndërsa socialisti Damian Gjiknuri u angazhua për ndërhyrje ligjore në financimin e partive politike.
“Partitë para zgjedhjeve mbërrijnë si kërpudhat. Do të ndërhymë në kodin e ri zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.
Top Channel