Partizani përgatitet për ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik dhe të fundit për fazën e dytë të kampionatit, që do të luaj në Gjirokastër përball Luftëtarit ditën e diel.
Në tenderin për dhënien me koncesion të aeroportit në kukës është paraqitur vetëm një ofertë. Ministria e infrastrukturës njoftoi se dy shoqëri shqiptare, Bami shpk dhe Global Tehcnical Mechanics kanë ofruar të investojnë rreth 8 milionë euro për vënien në funksionim të aeroportit.
Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit ka hyre në fazën e fundit të zbatimit, sidomos në Maqedoni.
Historia e Lahutës, të vërtetat e saj.., Si u la te flinte për vite Eposi i Kreshnikëve?
Qeveria amerikane u mbyll pjesërisht pas mesnatës pasi ligjvenësit nuk ia dhanë dritën jeshile projektligjit të shpenzimeve, i cili do t’i jepte Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej 5 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.
Një shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 17 dhjetor dhe që prej asaj kohë nuk ka asnjë informacion rreth saj.
Rrëshqitja e tokës në Bulqizë, ka sjellë dëmtime serioze në aksin rrugor Qafë e Buallit-Vajkal.
Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale.
Sot, në disa gjykata të vendit, trupa gjyqësore e tyre, ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në Gjykata. Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësore Pukë, Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.
Pas dy humbjeve radhazi, Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën New Orleans Pelicans me rezultatin 112-104, në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”.
Të drejtat e njeriut në Shqipëri, jo gjithmonë janë njohur. Komunizmi për 50 vite i shkeli ato brutalisht.
Nëse do të flasim për një numër pacientësh me probleme në organet e shikimit, do të ishte e pamundur. Në Shqipëri por kudo edhe në Europë e më gjerë çdo person ka shanse reale të preket nga sëmundjet e shikimit.
Ndërkohë që në këto ditë të fundit të vitit të gjithë përgatiten të festojnë, fermerët e Dumresë edhe këtë vit nuk do të festojnë. E vetmja mënyrë e tyre jetesë që gjeneron të ardhura, duhani, edhe këtë vit ka mbetur i pashitur.
Tashmë që po mbushet një vit nga hapja e seancave publike të vettingut çfarë mendojnë institucionet që po vëzhgojnë këtë proces? Avokatja e Popullit Erida Ballanca shikon me shqetësim funksionimin e KED që do të mbushë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa drejtuesja e Komitetit shqiptar të Helsinkit thotë se KLGJ dhe KLP nuk mund të emërojnë gjyqtarë dhe prokurorë madje as për SPAK sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dispozita.
Luka Modriç është padyshim lojtari i momentit, e më i vlerësuari nga kolegët e trajnerët, e jo më kot u shpall fituesi i Top-it të Artë 2018.
Prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre kikirikë që nga mosha 4 muajshe, sipas një rekomandimi të ri. Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja të mbushë 1 vjeç për të përdorur ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.
U raportua se dy grupe rivale në Lazarat janë përplasur me armë zjarri, Policia e Gjirokastrës zbarkoi në Lazarat. Mbrëmjen e djeshme në sallën operative të policisë, ka mbërritur një telefonatë anonme, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Familja Kanani nga Fushë Peshtani në Poliçan jeton në skamje të plotë. 9 anëtarë të kësaj familjeje jetojnë në një dhome dhe ushqehen me vetëm një pension prej 55 mije lekesh të nënë Vaidesë.
Kampionati italian do të vijë sot me të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 17 të tij, teksa gjithçka do të startojë me Lazio-Cagliari në orën 12:30, për t’u mbyllur në mbrëmje me kryesfidën Juventus-Roma.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon deklaratë mbi telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një vizitë të tij në Beograd ka deklaruar në prani të presidentit Aleksandar Vuçiç se për Athinën zyrtare zhvillimet e fundit në Kosovë janë të papranueshme dhe të pakëndshme.
Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, e ka kaluar në parim projektligjin për buxhetin e e vitit 2019 i cili është paraparë të jetë 2.3 miliardë euro.
Dhoma e Përfaqësuesve nën drejtimin e republikanëve, miratoi mbrëmë një projektligj të përkohshëm shpenzimesh, i cili do t’i jepte Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën. Presidenti Trump thotë se muri është i nevojshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.
Një grup prej 27 studentësh arkitekture nga Tirana dhe Firence prej një jave gjenden në Gjirokastër dhe rrethinat e saj për një analizë shkencore që do të bëjë dokumentimin e matjeve të disa prej shtëpive karakteristike gjirokastrite.
Komiteti i OKB-së për eliminimin e diskriminimit racial është marrë në muajin dhjetor me Shqipërinë. Ai ka vlerësuar adaptimin vitin e kaluar të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve si dhe njohjen me ligj të nëntë grupeve minoritare, greke, maqedonase, aromune, roma, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka firmosur ligjin për amnistinë të miratuar para tre ditësh nga parlamenti. Ligji do të amnistojë një numër të madh të të akuzuarve lidhur me ngjarjet e dhunshme të prillit të vitit të kaluar në Parlament.
Gjatë dy viteve të fundit, sekretari i mbrojtjes i SHBA Jim Mattis u ka bërë thirrje homologëve të tij të shqetësuar në NATO që ta gjykojnë administratën Trump nga veprimet e saj dhe jo nga ato që shkruan Presidenti në Tweeter, apo nga komentet e tij të befta.
Protestuesit e quajtur “jelekët e verdhë”, të cilët kanë bllokuar rrugët në të gjithë Francën dhe janë përleshur me policinë që nga mesi i nëntorit, do të marshojnë në ish qytetin mbretëror të Versajës, të shtunën, në luftën e tyre kundër reformave të qeverisë.
Seriali Beverly Hills po rikthehet dhe praktikisht do t’i ketë të mbledhur të gjithë personazhet e dikurshëm: Kelly-n, Donna-n, Brandon-in, Steve-in, David dhe Andrea.
Boeing duket gati të mposhtë rivalin european Airbus, për porositë e avionëve në vitin 2018, me një diferencë shumë të madhe, pasi përfundoi dy marrëveshje miliarda-dollarëshe Nigeria’s Green Africa Airways dhe Saudi Arabia.
Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.
Shtetet e Bashkuara i kanë garantuar Irakut edhe një lehtësim 90-ditor, duke i lejuar kështu të importojë energji elektrike nga Teherani, transmeton AP. Sektori i energjisë në Irak është duke u përballur me probleme të shumta dhe nuk i përmbush kërkesat e brendshme.
Papa Françesku i cilësoi të premten si “grabitqarë”, priftërinjtë që kanë abuzuar seksualisht me të miturit, duke bërë një nga komentet e tij më të forta ndonjëherë, gjatë krizës që ka kapur Kishën Katolike Romake.
Plot 13 të vdekur kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, të ndodhur në një minierë në Republikën Çeke gjatë ditës së premte.
Borusia e Dortmundit forcoi pozitat në krye të renditjes së Bundesligës pasi mundi rivalin direkt Gladbahun në “Siglan Iduna Park”. Një fitore 2-1 për verdhezinjtë, që krijojnë më tepër shkëputje nga ndjekësit më të afërt në përfundim të një 90-minutëshi që dhuroi 3 gola, por dhe shumë raste të tjera për shënim.
Shërbimi Sekret Izraelit vazhdon ta mbajë Saulin të burgosur dhe negocion me CIA-n për lirimin. Keri i kërkon ndihmë Alisonës, ndërkohë që Sauli arrin të arratiset. Një rrjedhë e papritur e ngjarjeve bën që Keri të kuptojë se kush i nxjerr dokumentet sekrete.
Liverpooli do të festojë Krishtlindjen si kryesues i kampionatit anglez, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e mbrëmjes së sotme ndaj Wolverhemptonit.
Për 10 javë Limone ka dhënë një kontribut në “Hell’s Kitchen”, por mbrëmjen e sotme ajo gaboi më shumë nga konkurrentët e tjerë.
Nën qeshjet me shaka të Sileones pas diskutimeve të shefit me Ervinit, gjeneron një debat të ashpër dhe ofensiv gjatë shërbimit të darkës mes shefit dhe Sileones.
Artistët në kohën e regjimeve diktatoriale urdhëroheshin të bënin karikatura e ta paraqitnin Amerikën si vendi i shëmtuar kapitalist ku çdo gjë shkonte ters.
1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ju nënshtruar para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
Shefi i ka kërkuar Brunildës sikundër edhe konkurrentëve të tjerë se si do të sillej ajo nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!
Shefi i ka kërkuar Elvanës se si do të sillej ai nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në twitter ka bërë me dije se ai ka pasur një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Shefi i ka kërkuar Sileones se si do të sillej ai nëse për një çast do të vendosej në rolin e tij!
Pasi shef Renato ka shpallur pjatën e Brunildës si me të mirën e sfidës, dhe e njofton atë, që do të jetë imune gjatë darkës, duke kaluar kështu direkt në gjysmë finale!
Shkencëtarët thonë se projekti më i fundit eksperimental, ai i krijimit të një kulle që pastron ajrin, duket se ka nisur të funksionojë në Kinë.
leje ndërtimi vetes së saj. Në njoftimin e dhënë nga Bashkia, thuhej, se jo vetëm Lulzim Basha i ka dhënë vetes me firmën e tij një leje për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon, duke shtuar 4 dhoma e madje pa paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë, por edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.
Pasi shefi ka derdhur salcën e Elvanës, ajo ka nisur ta përgatisë prej fillimit.
Agjencia Hapsinore Europiane, ESA, ka shpërndarë fotot e një krateri në Mars që është i mbushur me akull gjatë gjithë vitit.
Salca e portokallit, që ka përgatitur Elvana nuk është në cilësinë që kërkon Shefi!
Brunilda pas eliminimit të Erionit, që ndodhi javën e shkuar nuk i përmbajti lotët!
Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me katin shtesë që thuhet se ka ndërtuar Lulzim Basha.
Arben Myzeqari iu drejtua redaksisë së Fiksit me shqetësimin se nuk po gjente zgjidhje në asnjë institucion shtetëror. Madje shteti i kishte marrë 113 milionë lekë për t’i legalizuar një ndërtesë në tokë shtet, por që bashkia ja prish gjatë procesit të legalizimit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Eduard Kapri, përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe qytetarë të shumtë pogradecarë.
Tirana miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Këshilltarët e PD dhe LSI nuk morrin pjesë, ndërsa votoi pro PDIU.
1104 familje dhe çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.
“E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë. E dyta, protesta i dha një grusht opozitës dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon dialog”, do të shprehej Rama më 13 dhjetor.
Një fitore shumë të rëndësishme arriti Tirana këtë të premte, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1-0 dhe duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve.
Demonstruesit janë përleshur me policinë në Barcelonë, gjatë protestës së organizuar kundër vendimit të qeverisë spanjolle për të mbajtur një mbledhje kabineti në kryeqytetin katalanas, në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u zhvilluan pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Ligjvënës republikanë e demokratë në Shtetet e Bashkuara janë shqetësuar nga lajmi i papritur i largimit të Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, i parë gjerësisht si një prej anëtarëve më të respektuar të kabinetit të Donald Trumpit.
Donald Trump ka kërcënuar me një pezullim të gjatë të punës së qeverisë, nëse demokratët nuk pranojnë financimin e zotimit të tij për ngritjen e murit në kufi me Meksikën.
Në administratën e kaluar të Bashkisë së Tiranës duket se ka qenë praktikë e të gjithë drejtuesve të saj që t’i jepnin vetes leje ndërtimi.
Përgjatë gjithë këtyre javëve, të ftuarit në “Shiko kush Luan” në Top Channel kanë sjellë pozitivitet dhe energji të mirë për publikun ndaj edhe këtë herë s’mund të ndodhë ndryshe.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kur ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm që i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati të 13-të në pallatin ku banon aktualisht, por nuk ka paguar as taksën e ndërtimit në infrastrukturë.
Kreu i PD, Lulzlim Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij, e cila quhet Viktoria dhe se pronari i projektit të Unazës është kumbari i familjes së Bashës. Basha tha se duhet t’i fusë një grusht.
Skënderbeu zhytet edhe më thellë në krizën e tij. Skuadra e Orges Shehit pësoi një tjetër humbje, këtë radhë 1-0 përballë Kamzës, duke regjistruar disfatën e katërt radhazi, për ta mbyllur vitin 2018 dhe fazën e dytë të kampionatit në mënyrën më të keqe të mundshme.
U zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit Workshop-i me përfaqësuesit e klubeve kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2019-2020.
Berberi i talentuar Azem Sheshi ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të na njohur me disa nga teknikat e tij të veçanta të qethjes.
Rrezohet nga mazhoranca drafti për Vettingun në politikë, i propozuar nga opozita. Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate.
Trimi, reperi nga Prishtina, është i vendosur të ketë një rol të rëndësishëm në muzikën shqiptare dhe këtë e tregojnë projektet e njëpasnjëshme që ai publikon. Vetëm pak ditë më parë, ai ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “La La”.
Reforma në Drejtësi ka zënë vendin kyç të diskutimeve në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja për këtë të premte. Më konkretisht është folur për një zhvillim shumë të rëndësishëm, që lidhet me një prej hallkave më kyçe të Reformës në Drejtësi, sikurse është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo strukturë sapo është krijuar dhe ka zgjedhur si kryetar të saj zotin Gent Ibrahimi, i ftuari i radhës në emisionin e Top Channel.
Luiza Dule humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.
Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”. Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku temperatura më e ulët do të shënohet në ekstremin verior.
Pas videos së shfaqur në emisionin “Fiks Fare”, prindërit e nxënësve të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë denoncuan rastin kur të mitur 13 dhe 14 vjeç konsumonin alkool në prani të mësueses së tyre, gjatë një ekskursioni në të cilin fëmijët kishin ikur pa lejen e prindërve.
Një ditë pasi Parlamenti miratoi 5 nga 6 kandidaturat për Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, opozita kërkoi që të kishte edhe ajo një përfaqësues, duke theksuar se këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta dhe ligji.
Aaron Ramsey vihet në shënjestrën e Interit dhe ai që e bën këtë është pikërisht Beppe Marotta.
Diskutimi parlamentar për vettingun e politikës nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet e palëve. Juristët e mazhorancës dhe të opozitës vijuan të lexojnë në mënyra të ndryshme opinionin e Komisionit të Venecias.
Telekom Albania është në mbyllje të negociatave për shitjen e kompanisë tek aksioneri kryesor i shoqërisë bullgare të telekomunikacioneve Vivacom, Spas Roussev.
Serbia i kërkon Shqipërisë të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës. Vet kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra homologut shqiptar, Edi Rama, ku i kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, ndër të cilat të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.
Qeveria ka përgatitur një projektvendim që ndryshon buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm duke dyfishuar fondet për arsimin universitar dhe kërkimin shkencor.
21 dhjetori, dita e fundit e mësimit në universitete para festave të fundvitit, shënoi njëkohësisht ditën e fundit të protestës për studentët.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Byrosë së Kuvendit përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pas thirrjeve të ish-kryeministrit për të marrë armët.
Më 21 janar të vitit 2019 di të zhvillohet në Gjykatën e Madridit, seanca dëgjimore për Cristiano Ronaldon e akuzuar për evazion fiskal, të kryer gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e Realit të Madridit.
Të paktën dy persona janë plagosur gjatë të shtënave në një restorant tejet popullor për turistët në qendrën historike të kryeqytetit austriak, Vjenë.
Edicioni i Turit të Spanjës për vitin 2019 do të jetë shumë sfidues për çiklistët që do të marrin pjesë në të, e kjo për faktin se do të ketë një sërë etapash malore gjatë tij.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, i cili bëri thirrje për rrëmbim armësh.
Shkarkimi i Jose Mourinhos nga Manchester United vazhdon të jetë lajmi i ditës në medien britanike. Së fundi, tabloidët e vendit ishullor zbuluan prapaskenat e këtij shkarkimi, duke theksuar se ishin futbollistët ata që ndikuan në vendimin e drejtuesve të “djajve të kuq” për trajnerin portugez.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një mbledhje me Prefektët, Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
Euronews Gjermani ka pasqyruar seancën e djeshme parlamentare në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama u godit me vezë nga deputeti i PD-së, Endri Hasa.
Alvaro Morata dhe Gonzalo Higuain po bëhen protagonistë të merkatos ditët e fundit.
Në një fjalim me tone shumë të ashpra, Sali Berisha i bëri apel mazhorancës që të miratojë amendamentet për vetting-un në politikë, ndryshe, u shpreh ai, në rrugët e qytetit do të ushtojë thirrja: O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur sesionin parlamentar të këtij viti me akuza dhe replika, ku erdhën para së gjithash pas fjalës së deputetit socialist Ulsi Manja, teksa ishte duke u diskutuar Vetting-u në politikë.
Në vitin 2000 Grupi Revolt Klan ka nisur hapat e tij me shumë anëtarë dhe më pas u shpërbë si grup, duke mbetur vetëm dy prej tyre, Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se “përfaqësuesit e krimit janë zhdukur si minjtë”, duke iu referuar mazhorancës dhe shtoi se “po kërkojnë të mbrohen me thinjat e Majkos”.
Ai vrapon gjatë gjithë vitit, në të 365 ditët e tij. Dhe nuk vrapon kot , pa asnjë qëllim.
Këtë të shtunë, në ambientet e “Feti Borovës”, në Parkun Olimpik të Tiranës, do të zhvillohet dueli i “kickbox”-it për titullin botëror për peshën deri në 75 kg, mes sportistit shqiptar Adriatik Cami dhe marokenit Ayoub Zerouali.