1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ju nënshtruar para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.

Efektivja e repartit shqiponja, Ina Nuka, e plagosur para parlamentit gjatë protestës së banorëve të Astirit është rikthyer në Shqipëri në gjendje të mirë shëndetësore pas kurimit në Turqi.

Përlotja ishte e pashmangshme për 24 vjeçaren teksa takonte kolegët dhe të afërmit. Top Channel ekskluzivisht sjell emocionet e para të takimit.

“Gjatë periudhës 3 mujore që isha në Turqi kam bërë tre ndërhyrje, dhe nga ato jam shumë e kënaqur e shumë falenderuese e mirënjohëse. Normalisht nuk ka qenë e lehtë, se ishte dëmtim I madh dhe dhimbjet ishin të pallogaritshme, por ja dola…”, u shpreh Nuka.

Megjithatë dhimbjet nuk e kanë mbushur me mëri, gjykimin për 18 vjecarin i cili e lëndoi me kapsoll, efektivja e policisë ja lë ligjit.

“Nuk kam mëri, janë instancat përkatëse të cilat janë për gjykimin. Unë aty isha thjesht duke bërë detyrën time. Dhuna sjell vetëm dhunë, dhe do doja të jepja një mesazh në lidhje me këtë që të respektonim jetën tonë por edhe të tjetrit, pasi jeta është e shtrenjtë”, tha ajo.

Ngjarja e 22 nëntorit ka ndikuar që sot, Ina Nuka të vlerësojë çdo sekondë të jetës së saj dhe jo të mendojë largimin nga profesioni i saj.

“Është e pamundur, sepse unë jam privuar nga shumë gjëra për të qenë në radhët e policisë.Edhe kjo smë pengon aspak, madje më jep më tepër forcë”, tha Nuka.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel