Nëse do të flasim për një numër pacientësh me probleme në organet e shikimit, do të ishte e pamundur. Në Shqipëri por kudo edhe në Europë e më gjerë çdo person ka shanse reale të preket nga sëmundjet e shikimit.

Dobësimi i fushëpamjes nuk ka vetëm një faktor të vetëm por me sytë lidhen edhe një sërë sëmundjesh të tjera. Diabeti është armiku më i madh i syrit tek njeriu. Disa shkaktar mund të jenë që në lindshmëri si dhe nuk mungojë rastet nga faktorë e fituar. Ndër ta, qëndrimi me orë të zgjatura përpara ekraneve kompjuterike.

Megjithëse risqet e rrezikut shfaqen pas moshës 40-vjeçare, nuk mungojnë rastet e dëmtimit të kornesë së syrit që prek kryesisht moshën e re. Sa i përket fëmijëve, një kujdes shumë të madh duhet të tregojnë prindërit pasi përdorimi i telefonave celular dëmton rënd shikimin e tyre.

Por cilat janë sëmundjet më të shpeshta që prekin shikimin tek njeriu? Si kryhen ekzaminimet dhe si mund të parandalojmë? Ndërhyrjet kirurgjikale në sy cilat janë? Po fëmijët sa duhet të qëndrojnë përpara aparateve kompjuterik?

Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera do të keni mundësi t’i ndiqni sonte në orën 18:20 në Top Channel.

Top Channel