E diel, 24 Shkurt 2019
12:56
“Udha e qumështit”; Monodrama nis sezonin artistik në teatrin “Skampa”

“Udha e qumështit” nisi sezonin artistik për vitin 2019 në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Monodrama e luajtur nga Egla Ceno mbajti të mbërthyer publikun për rreth 90 minuta në një shfaqje që i fali të gjitha emocionet.

12:42
Haradinaj: Nuk dorëhiqem; Presionet janë shtuar për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe.

12:18
Regjim i ri vizitash në spital; Urdhri i ri i Ministrisë, disiplinim i familjarëve të pacientëve

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar së fundmi vendosjen e disiplinës për aksesin e vizitorëve. Ajo kërkon hartimin e një rregulloreje të brendshme që duhet të ndiqet dhe të respektohet nga të gjithë familjarëve e pacientëve që marrin shërbim mjekësor, sidomos në shërbimet e urgjencës.

12:06
Çibani i fundit i sheshit; Do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve urbanë të Tiranës

Bashkia e Tiranes ka filluar punën për ndërtimin e stacionit të autobusëve Urbanë në Kryeqytet, qe do te jete pas pallatit te Kulturës.

11:55
100 vjet Vllaznia; Meta nderon klubin e sportistët

Kjo fundjavë ishte e gjitha e Vllaznisë. Klubi shkodran që i ka dhënë tonin sportit shqiptar festoi 100 vjetorin e themelimit të tij.

11:24
Avioni, tym në ajër. Bën ulje të detyruar në Rinas

Pasagjeret që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente paniku dhe tmerri.

11:09
Moti i keq shkakton vonesa në linjën Vlorë-Brindisi

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nga moti i keq, ka mbërritur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit ne Itali,kur duhet të mbërrinte në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

10:33
Serie A/ Juve për të harruar humbjen. Interi për garantuar Champions

Në stadiumin “Dall’Ara” të qytetit të Bolognës, do të zbresë Juventusi, që vjen pas asaj humbjeje të rëndë 2-0, në transfertën madrilene përballë Atleticos së Madridit, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

10:12
Trageti i linjës Bari-Durrës pëson defekt në det të hapur

Një nga tragetet e linjës Bari-Durrës ka pësuar defekt në det të hapur, ndërsa lundronte drejt Durrësit.

10:04
Messi vijon të shkruajë historinë: Shënon 3-golëshin e 50-të personal

Lionel Messi ka shënuar tre-golëshin e 50-të të karrierës së tij duke i dhënë fitoren Barcelonës me një përmbysje spektakolare.

09:44
Historia e futbollit anglez zbret në “Old Trafford”

Në Premier League gjithçka është gati për përballjen e 200 në histori ndërmjet dy klubeve më të lavdishme angleze, Manchester United dhe Liverpool.

09:38
Në Durrës luhet për mbijetesë dhe Europë

Një sfidë e rëndësishme e Superligës shqiptare do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Kastrioti do të përballet me Laçin, me synimin për t’i dhënë vijimësi rezultateve të mira. Krutanët e kanë nisur në mënyrë perfekte gjysmën e dytë të kampionatit dhe të besuarit e trajnerit Devolli, besojnë gjithnjë e më shumë te mbijetesa.

09:38
Kukësi kërkon kthesën ndaj Kamzës

Kategoria Superiore do të vijë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të. Kështu në orën 14:00 Kukësi do të përballet me Kamzën, në sfidën që është vendosur të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

09:31
Moti i keq, ARRSH: Ja cilat rrugë paraqesin vështirësi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar mëngjesin e së dielës rrugët në të cilat automjetet kanë vështirësi në qarkullim.

09:27
Aksident me 2 të plagosur në Fushë Krujë

Në fshatin Kameras, Fushë Krujë , mjeti me targë TR7651S, me drejtues shtetasin I.G., 33 vjeç, ka dalë nga rruga.

09:25
Durrës, vritet 45 vjeçari; Ngjarja pas një sherri, policia identifikon autorin

Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në orën e parë të ditës së sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

09:12
FA nisin orët e hapura në shkollat e mesme, Xhaçka: Mundësi e jashtëzakonshme për karrierë

Forcat e Armatosura dhe mundësitë për të bërë karrierë në to, do të jenë më në vëmendje të të rinjve shqiptarë. Ministria e Mbrojtjes nisi nga Fieri fushatën e orëve të hapura të mësimit në shkollat e mesme të vendit, me qëllim njohjen e të rinjve me mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për t’u punësuar, studiuar dhe shërbyer vendit.

08:50
Brexit, frikë për trazira në Britani

Ka shenja në rritje se pasiguria lidhur me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian po fillon të ndjehet tek investimet. Një sinjal i tillë ishte njoftimi i prodhuesit japonez të makinave, Nissan për largimin nga Britania.

00:13
Sa kushton tapeti i kuq i mbrëmjes gala të Çmimeve Oscars?

Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvillon edicionin e 91-të të tij dhe për të tretin vit radhazi, vjen në Shqipëri nëpërmjet ekranit të Top Channel.

E shtunë, 23 Shkurt 2019
23:09
E rriti si djalin e saj, tezja falënderon nipin që i qëndroi gjithmonë pranë

Dashuria dhe mirënjohja e një tezeje për nipin e saj mbyllën puntatën e sotme të programit ”Dua të të bëj të lumtur”. Protagonistë të kësaj mbrëmjeje ishin Prenda dhe Gjovalini të cilët ndanë me ne historinë e jetës së tyre.

22:23
E fejuara zbulon që e tradhtonte prej 6 muajsh, djali i bën surprizën më të bukur të jetës së saj…

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishim dëshmitarë të një propozimi për martesë midis dy të rinjve, Blerianit dhe Juelës.

21:50
E pabesueshme! Djali takon nënën e tij biologjike, për herë të parë pas 41 vitesh

Emocione të forta përjetuam edhe këtë mbrëmje në puntatën e tetë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.

21:49
Viktima e dëme nga stuhitë. Humbin jetën barinjtë në Pukë, zjarre në Lezhë e Fier

Për shkak të motit të keq, dy barinj kanë rënë në greminë në Buzhalë të Pukës. Dy të rinjtë, Pjetri e Maka, 20 dhe 24 vjeç, ishin në mal me bagëtitë kur nisi stuhia me erëra të forta.

21:47
Shpëtohet anija me vela në Korfuz, me flamur amerikan e ekuipazh izraelit

Një anije me vela, me flamur amerikan është shpëtuar nga Roja Bregdetare shqiptare në hyrje të kanalit të Korfuzit, pasi kishte raportuar një defekt në motorë.

20:53
“Gjurmë shqiptare”, qyteza e humbur!

Sot është një fushë e zbrazët, por dikur ka qenë një qytezë…

20:18
Analisti nga Kosova: Lajmi i sotëm, i rremë. Shkëmbimi i territoreve, i mundshëm

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ në Top Channel, analisti Fisnik Halimi komentoi lidhur me ngjarjen e shumëdiskutueshme të të ashtuquajturës “draftmarrëveshje” mes Kosovës dhe Serbisë, të publikuar nga një medie e Preshevës e të pasuar edhe nga shumë të tjera, duke nxitur debate.

19:50
Qytetarja denoncon ish-zyrtarët e LSI: Kërkuan parà për licencën e autobusëve

Një qytetare e Përmetit, që u prezantua si Marie Naqellari, denoncoi para kryeministrit Rama disa ish-zyrtarë të lartë të LSI-së, deri në nivel ministri, të cilët sipas saj i kanë kërkuar parà në këmbim të licencës për një linjë autobusësh.

19:41
A ka pakt me Serbinë? Mediet publikojnë draftin: E gjetëm në Facebook

Një portal nga Presheva publikoi, pa cituar burime, 22 pika, për të cilat thotë se janë pikat kyçe të draftmarrëveshjes së propozuar të “Traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, Rusisë dhe Francës.

19:33
Gjen nënën pas 41 vitesh, emocione të forta në “Dua të të bëj të lumtur”

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” sjell sot në mbrëmje një takim prindëror të pashikuar më parë. Historia prekëse e djalit të braktisur në jetimore, kur ishte vetëm 5-ditësh, e që merr tjetër kthesë falë programit “Dua të të bëj të lumtur”.

19:19
Pukë, humbin jetën dy të rinj në stane. Dyshohet nga erërat e forta

Dy të rinj janë gjetur të pajetë në fshatin Buzhalë të Pukës. Ata gjendeshin prej dy ditësh në stane, me bagëti, e për fat të keq nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.

19:09
Partizani shkon në +10, por tifozët shëmtuan sfidën me Flamurtarin

Partizani-Flamurtari ishte një sfidë e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore.

19:02
Erërat e forta, përmbysen 4 kamionë në Lezhë. Rrugorja pezullon lëvizjen e tyre

Katër kamionë janë përmbysur në aksin rrugor Lezhë-Mabe gjatë kësaj të shtune, fatmirësisht pa të lënduar, për shkak të motit të keq dhe me erë të fuqishme.

18:49
Mposht Hertha Berlin, Bayern “kap” përkohësisht Dortmundin

Bayern Munchen mundi Herthën e Berlinit dhe barazoi për momentin Borussian e Dortmundit në krye të klasifikimit në Bundesligën gjermane, me 51 pikë.

18:47
Barça bie e ringrihet, gjithçka falë Messit

Barcelona duhet t’i falet edhe njëherë Lionel Messit, që e nxori nga telashet në sfidën e radhës në La Liga, me Sevillan.

18:19
Zjarr pranë aeroportit të Rinasit, zjarrfikësit arrijnë ta shuajnë

Një zjarr i madh ra pasditen e kësaj të shtune në një zonë shumë pranë Aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

18:13
Lezhë, dy të moshuar shpëtohen nga flakët e zjarrit

Një pjesë e mirë e Qarkut të Lezhës ka qenë pa energji, për shkak të dëmeve të mëdha që shkaktoi stuhia me erën e fortë.

18:02
Basha mbledh krerët lokalë: Opozita, protestë çdo të enjte

“Largimi i Edi Ramës është misioni më i madh kombëtar i çdo shqiptari”. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të takimit me krerët e degëve të partisë në rrethe.

17:46
Rama: Qeveria, deri në fund të mandatit. Vendi kërcënohet nga fantazmat e ’97-s

Përpara përmetarëve, Edi Rama tregoi 3 arsyet, për të cilat – sipas tij, – opozita po përpiqet të rikthejë një skenar të ngjashëm me atë të vitit 1997.

16:33
Një pretendente për “Oscar” fiton “Razzies”

Ndërkohë që çmimet “Oscar” të këtij viti do të ndahen të dielën, “Hollywood”-i është mbërthyer edhe më herët nga ethet e çmimeve. Por, ka disa çmime të cilat asnjë prej yjeve nuk do t’i dëshironte.

16:23
SHBA, arrestohet për “abuzim seksual” me minorene këngëtari i njohur

Mbi yllin e muzikës “R&B”, R. Kelly rëndojnë 10 akuza për abuzim seksual, e në të paktën 9 prej tyre bëhet fjalë për minorene.

16:18
Venezuelë, tensione në kufi me Kolumbinë për ndihmat

Ushtarët e Rojes Kombëtare të Venezuelës kanë braktisur postet e tyre, në vazhdën e një përpjekjeje të udhëhequr nga opozita për të lejuar hyrjen e ndihmave në vend. Lajmi konfirmohet nga agjencia kolumbiane e emigracionit.

16:14
S’kanë fund gafat e Sekretarit të Jashtëm britanik: Sllovenia, vasale e Bashkimit Sovjetik

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, në mënyrë jokorrekte është shprehur se Sllovenia ka qenë një shtet vasal i Bashkimit Sovjetik gjatë vizitës së tij në Lubjanë, për të diskutuar mbi negociatat e “Brexit”-it me homologun e tij Miro Cerar.

16:10
Tottenham ndalet nga Burnley, prag lamtumire titullit

Tottenhami rrezikon t’i thotë përfundimisht “lamtumirë”, shpresave për titullin në Premier League.

15:24
“Qyteza e humbur”. Sonte në “Gjurmë Shqiptare”, në Top Channel

Sot, kjo fushë duket si shumë të tjera, por në fakt nuk është e tillë…

15:20
Jeta mbi një karrocë. Shqipëria nuk ofron lehtësi për personat e pamundur të lëvizin

Jeta mbi një karrocë me rrota nuk është aspak e lehtë për Adivijen. Ajo është një vajzë e re tepër kurajoze dhe nuk dorëzohet lehtë, po barrierat e shumta që has, e bëjnë atë dhe personat e tjerë me aftësi të kufizuara të jenë plotësisht të varur nga të tjerët, veçanërisht nga familja.

15:17
4 vite pa ujë të pijshëm, banorët e Bulqizës bllokojnë rrugën

Katër fshatra të njësisë administrative Gjoricë kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shupenzë-Bulqizë, pasi prej 4 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

15:12
Hetim për diplomën “false”. Letër në Britani për anglishten e komisionerit të Vetting-ut

E ka marrë apo jo provimin e anglishtes komisioneri i Vetting-ut, Lulzim Hamitaj? Prokurorët kanë vendosur t’i japin përgjigjje kësaj dileme hetimore, duke pyetur britanikët, njëjtë siç akuza ka vepruar më herët për raste të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë për vendin.

15:08
“Krizën e zgjidh Krokodili”. Analistët: Të nisin bisedimet kokë më kokë edhe me ndërkombëtarët

Analistët Roland Lami dhe Aleksandër Çipa e shikojnë zgjidhjen e ngërçit politik ku ka hyrë Shqipëria përmes një ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët.

15:06
Hetimi për koncesionin e parkimeve në Vlorë, Shpëtim Gjika i pandehur

Jo shumë larg zgjedhjeve lokale në vend, ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i hapen sërish probleme me drejtësinë.

15:01
Komuniteti Mysliman, në zgjedhje. Myftiu i Tiranës dhe një imam sfidojnë kreun aktual

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), më 2 mars do të zgjedhë kryetarin e ri. Kreu aktual Skënder Brucaj do të kandidojë për një mandat të dytë.

14:35
Rikthehet i ftohti dhe bora në Evropën Lindore

Në lindjen e kontinentit evropian është rikthyer i ftohti dhe reshjet e borës.

14:32
Fshati “zbarkon” në Paris

Jeta rurale franceze ka zbarkuar në kryeqytetin Paris, pasi lopë, dele dhe bagëti të tjera kanë parakaluar përmes një lagjeje të qytetit për të shënuar fillimin e një panairi të përvitshëm bujqësor.

14:31
Indi, 99 viktima dhe 200 të shtruar në spital nga alkooli toksik

Të paktën 99 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë po trajtohen në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike, në Indinë verilindore.

14:24
Përkujtohet në Gjirokastër lëvizja studentore

Ish-studentët e fillimeve të ndryshimeve politike në Shqipëri 28 vite më parë kanë kujtuar në një forum me studentë, studiues, ekspertë të komunikimit, ngjarjet që ndryshuan realitetin shqiptar duke shembur diktaturën.

14:24
Karnavalet e Rios, shkollat e sambës “në ethe”

Shkollat e sambës po punojnë natë e ditë për të qenë gati për karnavalet e famshme në të gjithë botën të Rio de Zhaneiros.

14:21
Britani, 3 ministra të May-t kërkojnë shtyrjen e Brexit-it

Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.

14:18
Venezuelë, dy viktima në kufi me Brazilin

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit, raportuan mediat lokale.

14:15
SHBA: 400 trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë planin për tërheqjen e trupave amerikane në Siri, duke theksuar se 400 ushtarë do të qëndrojnë ende në shtetin e shkatërruar nga luftërat e mëdha.

13:58
Xhenierët e Forcave të Armatosura zbulojnë arsenal municionesh në Pukë

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur në Pukë, aty ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm, 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

13:55
Kelmendi nuk ndalet së fituari medalje të arta

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë.

13:49
Bashkia Tiranë hap kënd lodrash në Vaqarr. Veliaj: Shqipëria ndryshon nga ata që e çojnë detyrën deri në fund

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një kënd lodrash për fëmijët e Vaqarrit.

13:44
Dyshohet se pagoi agjentin e një 14-vjeçari, Manchester City “nën lupë”

Ndizen sërish sirenat e alarmit mbi futbollin anglez.

13:18
Kardhiq-Delvinë, në gjysmë të rrugës. Rama inspekton punimet: Po ecën me shpejtësi

Në lotin e katërt të aksit Kardhiq-Delvinë punimet kanë kaluar 50% të volumit.

13:13
Lamtumirë “Fly Emirates”, PSG me sponsor të ri. Ja sa do të fitojë klubi francez në vit

Paris Saint Germain do të ketë një sponsor të ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

12:52
Piatek, idhulli i ri në Serinë A

Kristof Piatek po rezulton blerja më e mirë e Milanit në merkaton e transferimeve.

11:53
Pronari i New England arrestohet për favorizim prostitucioni

Pronari i kampionëve të NFL, New England Patriots, Robert Kraft është në telashe.

11:35
Kanabis në bagazhin e makinës, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me 3 kilogramë kanabis.

11:14
Tërbimi i Torresit në Japoni, edhe arbitri trembet (Video)

Fernando Torres po vazhdon karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosun.

10:52
Era e fortë shënon “viktimën” e radhës, përmbys një tjetër kamion (Foto)

Pasi përmbysi një kamion në afërsi të urës së Matit, era e fortë ka shënuar “viktimën” e radhës.

10:52
Macja Choupette shfaqet e hidhëruar në Instagram për vdekjen e Karl Lagerfeld

Një kapelë e zezë me një perde tantelle që shërben për për të mbuluar dy sy të trishtuar të rrethuar nga leshi i bardhë dhe i dendur i saj.

10:35
Krijesë e çuditshme në Kinë: trup peshku dhe gojë krokodili (Foto)

Një krijesë misterioze është parë në Kinë.

10:00
Dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve, arrestohet inspektori i Zjarrfikëses

Është arrestuar inspektori i Zjarrfikëses Tiranë, shtetasi me inicialet L.H., pasi akuzohet për dhunë në familje.

09:53
Vizatimet që tregojnë realitetin e lidhjeve të gjata (Foto)

Një artiste amerikane ka vendosur që të tregojë nëpërmjet vizatimeve se si është jeta reale e një çifti që ka shumë vite lidhur.

09:47
Probleme nga reshjet e dëborës. Ja rrugët ku nuk lëvizet dot pa zinxhirë

Reshjet e dëborës kanë filluar gjatë natës në disa qarqe të vendit dhe sipas ARRSH-së, në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të përdorin zinxhirë.

09:46
Bashkia lançon projektin për nxitjen e punësimit. Ja kriteret dhe afati për aplikim

Bashkia e Tiranës ka lançuar programin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor, ndërsa ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve për grante biznesi. Përmes këtij projekti, Bashkia synon të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë e kryeqytetit.

09:40
Ndryshojnë oraret e vizitave në spitale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit.

09:31
Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 32-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike në shkolla.

09:17
Era e fortë, probleme me energjinë në Fushë-Krujë

Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike.

08:33
Barcelona, 110 milionë euro për yllin e Atletico Madrid

Barcelona kërkon që të përforcohet me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

08:22
Era e fortë përmbys… kamionin! (Foto)

Një kamion është përmbysur në afërsi të urës së Matit.

08:16
Bora mbulon disa qarqe, nis edhe në Tiranë

Sinoptikanët e kishin paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Dita e shtunë ka nisur me dëborë në shumë qarqe të vendit.

07:35
Borë në Tiranë dhe Durrës

Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, Tirana dhe Durrësi u përfshinë nga reshjet e dëborës.

05:41
Franca dhe Gjermania propozojnë një buxhet për Eurozonën

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për një propozim të detajuar për një buxhet të eurozonës për të nxitur rritjen, për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për të ulur hendekun e zhvillimit midis shteteve anëtare.

04:56
Dyshoheshin për lidhje me Gylenin, Turqia arreston 295 ushtarakë

Turqia urdhëroi arrestimin e 295 personave, staf ushtarak në shërbim, tha prokuroria e Stambollit, pasi ndaj tyre rëndojnë akuza për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman të SHBA-ve, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ka orkestruar një grusht shteti të vitit 2016.

04:14
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare largohet nga klubi rus

Enis Gavazaj ka mbyllur aventurën disa mujore të tij në Rusi, ku ishte pjesë e skuadrës së Yenisey, ekip që gjysmën e parë të kampionatit e mbylli në vendin e fundit dhe lufton për mbijetesë.

03:23
Trump i hapur për shtyrjen e negociatave tregtare me Kinën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se nëse ai sheh përparim në bisedimet tregtare me Kinën, ai mund të jetë i prirur të vazhdojë negociatat përtej afatit të 1 marsit dhe u shpreh se ka shpresa që dy ekonomitë më të mëdha të globit, do të jenë në gjendje të bëjnë një marrëveshje .

02:37
Negociatat tregtare BE-SHBA, Franca vijon të ngurrojë

Franca shprehu rezerva të premten rreth negociatave të propozuara tregtare me Shtetet e Bashkuara, thanë diplomatët, ndërsa vendet e tjera të BE mbështetën bisedimet me Uashingtonin që mund të shmangin tarifat ndëshkuese të SHBA-ve, për makinat evropiane.

01:55
Protestat e të premtes në Gaza, vritet një palestinez 15-vjeçar

Trupat izraelite vranë një të ri palestinez dhe plagosën rreth 40 të tjerë në protestën e kësaj të premteje në Bregun Perëndimor, raportuan zyrtarët shëndetësorë të Gazës.

01:13
Ushtria venezueliane hap zjarr në kufi me Brazilin, synon ndaljen e ndihmave humanitare

Ushtarët venezuelanë hapën zjarr ndaj anëtarëve të një bashkësie vendase pranë kufirit me Brazilin të premten, duke vrarë të paktën një dhe duke plagosur disa të tjerë, pasi presidenti Nikolas Maduro sfidoi përpjekjet e mbështetura nga SHBA për të sjellë ndihma në kombin e tij të shkatërruar ekonomikisht.

00:29
Egjipti pret takimin mes vendeve arabe dhe BE-së, nivel i ulët pritshmërish

Egjipti do të presë samitin e parë të përbashkët të liderëve të Ligës Arabe dhe liderëve të Bashkimit Europian, duke filluar nga e diela, një mbledhje e lënë në hije nga ndarjet e brendshme në të dyja aleancat dhe bisedimet e minutave të fundit për Brexit.

E premte, 22 Shkurt 2019
23:48
Trump ndryshon mendje, shmang tërheqjen e plotë nga Siria

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha gazetarëve se ka vendosur të lërë një sasi trupash amerikanë në Siri, ndonëse në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte urdhëruar që të tërhiqeshin të gjithë.

23:30
Modelja kubane zbulon shkaqet e ndarjes me Acerbin (Foto)

Qendërmbrojtësi italian i Lazios, Francesco Acerbi ka pasur një romancë me modelen Ariadna Romero, që ka zgjatur për disa muaj.

23:06
The Voice Kids/ Butoni i kuq shtypet për herë të fundit, Earta plotëson skuadrën Arilena

Arilena Ara është trajnerja e fundit e cila plotësoi skuadrën e saj. Karrigia e saj u kthye për konkurrenten e fundit qe performoi në skenën e Audicioneve tëFshehura për këtë sezon, Eartën nga Gjilani.

22:54
The Voice Kids/ Lolita, e 18 e skuadrës Gjoka

Dyshja Aleksandër dhe Renis Gjoka plotësuan skuadrën e tyre në mbrëmjen finale të Audicioneve të Fshehura me një multi-talent.

22:28
Piatek nuk resht së “qëlluari”, Milan ruan vendin e katërt

Milani vazhdon serinë pozitive duke fituar 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e parë të javës së 25 të Serisë A.

22:18
The Voice Kids/ Margeni plotëson skuadrën e Miriam Canit

E para e cila plotëson skuadrën e saj është Miriam Cani. Trajnerja tashmë ka 18 konkurrentë në skuadrën e saj dhe i fundit i cili sapo i’u bashkua është Margeni.

21:38
Mbrojtësi francez rinovon për 6 sezone kontratën me Manchester City

Pas 13 muajsh me fanellën e Manchester City, mbrojtësi francez Aymeric Laporte ka bindur të gjithë me performancën e tij.

20:53
Çmimi i ujit mund të rritet. Enti i Ujit: Ka hapësirë, familjet e përballojnë

“25, 19, 30, 27…”. Këto janë disa nga shumat që qytetarët paguajnë çdo muaj për konsumin e ujit.

20:47
Fiks Fare/ Pensionistëve u digjet shtëpia dhe mbetën në qiell të hapur

Një çifti pensionistësh, të cilët banojnë në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, në vitin 2013 u është djegur banesa dy katërshe, si pasojë e zjarrit të rënë tek komshiu i tyre.

20:32
Ndërtimi i TEC-it në Korçë. Bashkia: Nëse ndot, nuk e lejojmë. Të sigurojë ngrohje

Bashkia e Korçës nuk do të lejojë ndërtimin e një termocentrali nëse projekti, siç thonë ambientalistët, do të shkaktojë ndotje.