Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino në fund të sezonit. Sipas mediave italiane, portugezi pritet të largohet nëse klubi dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ronaldo nuk është në formë të mirë te gjiganti italian dhe kjo ka bërë të ketë pakënaqësi.

“Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë në klub mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Për të blerë të dy francezët duhet të paguhet një vlerë me e madhe se 300 milionë euro. Dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të shitet.

Top Channel