SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare Palestinezët kanë dënuar një vendim të Shteteve të Bashkuara për të braktisur pozicionin katër dekadësh që kampet hebreje në bregun e pushtuar perëndimor janë të jashtëligjshme.
Kryenegociatori Saeb Erekat tha se kjo kërcënonte të zëvendësonte ligjin ndërkombëtar me ligjin e xhunglës. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu lëvdoi lëvizjen e shteteve të bashkuara duke thënë se kjo korrigjon një gabim historik.
Kombet e Bashkuara i konsiderojnë kolonitë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Kolonitë janë komunitete të ndërtuara nga Izraeli në tokat e pushtuara në luftën e vitit 1967. Ato prej kohësh kanë qenë burim mosmarrëveshjesh mes Izraelit, komunitetit ndërkombëtar dhe palestinezëve. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha të hënën se ngritja e kolonive civile izraelite, nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Statusi i bregut perëndimor, shtoi ai, i takon izraelitëve dhe palestinezëve të negociojnë. Lëvizja është parë si një fitore tjetër për Natanjahun që ka premtuar se do të aplikojë sovranitetin e izraelit në të gjitha kolonitë, përfshirë edhe luginën e Jordanit dhe detin e vdekur në veri. Më herët, në 2017, presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi atje ambasadën amerikane. Ndërsa këtë vit ai njohu sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan që iu morën Sirisë në luftën e 1967.
Top Channel