Prej dy muajsh, Zyber Shyli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, në fshatin Balëz të Elbasanit, jetojnë në qiell të hapur. Çatia e improvizuar me teneqe u shkatërrua nga një rrebesh i shoqëruar me erë të fortë në fillim të shtatorit. Prej atëherë banesa dhe 4 familjarët, jetojnë mes shiut.

Familja Shuli jeton me kempin e dy fëmijëve, të dy të sëmurë dhe e ka të pamundur të investojë për riparimin e objektit. Ndërsa dëmi u vlerësua vetëm 40 mijë lekë, para të pamjaftueshme për të riparuar çatinë.

Emergjencat civile e vlerësuan dëmin 80 mijë lekë dhe siç parashikon ligji, dëmshpërblimi vlen sa 50% e dëmit. Por 40 mijë lekë për duket janë të pamjaftueshme për familjen Shuli e cila jeton në qiell të hapur duke apeluar për ndihmë.

Bruna Kërçyku

Top Channel