Kosova ka përfunduar me humbje ciklin e eliminatorëve për kampionatin evropianin “Euro 2020”.

“Dardanët” pësuan humbje nga “Tre Luanët”, në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 0:4, raporton KosovaPress.

Disa ditë pas kësaj ndeshje ka reaguar edhe lojtari Florent Hadërgjonaj.

Ai në rrjetin social “Facebook”, ka falënderuar popullin për mbështetjen e jashtëzakonshme. Ndër tjerash ai ka shkruar se do të vazhdojnë si të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet.

“Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë. Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Top Channel