10:36
Negociatat/ Basha: Dështim personal i Ramës, na ka futur në marsh indietro
Në një bashkëbisedim me gazetarët në seli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu fillimisht mirënjohje për vendimin e marrë nga dy grupet kryesore të Bundestagut, CDU/CSU dhe SPD, të cilët miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me vënien e 9 kushteve, për të cilat Basha fajësoi Edi Ramën.