Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij zviceran Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ai me këtë rast është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve, duke thënë se Zvicra vazhdon të mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.

“Komuniteti kosovar-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, presidenti Maurer tha se vendi i tij vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Top Channel