Zantac e Ranidil janë midis ilaçeve të përfshirë në listën e medikamenteve që janë zbuluar me përmbajtje kancerogjene në Itali.

Agjencia Italiane e Ilaçeve, AIFA, njoftoi ndalimin e disa ilaçeve me bazë ranitidinën, e cila është një molekulë me veprimtari që ulin aciditetin e prodhuar nga stomaku.

Këto ilaçe përdoren për të trajtuar ulçerën, refleksin, djegien e stomakut e probleme të tjera.

AIFA tani ka ndaluar Buscopan, Almus, Zantac, anidil, Zenitva, Hexal, Ulcez, Raniben, Hex, RatioPharm, Mylan, Ranidil shurup dhe produkte të tjera. Lista e plotë është publikuar.

Ilaçet ishin prodhuar nga SARACA LABORATORIES LTD – Indi.

Top Channel