E diel, 08 Dhjetor 2019
10:19
Video/ Zjarr i madh në një banesë në Fier, digjen 1000 dengje bari dhe furgoni

Në fshatin Suk 1 në banesën e Enver Hatija ka rënë zjarr.

10:12
Indi: Të paktën 43 të vdekur nga zjarri në një fabrikë

Të paktën 43 persona kanë vdekur, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

10:07
Kapen me armë dhe lëndë narkotike, tre të arrestuar në Shkodër

Tre shtetas që posedonin armët zjarri dhe lëndë narkotike janë arrestuar nga policia në Shkodër, ndërkohë që një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

09:56
Korçë/ 5 të arrestuar nga operacioni anti-kontrabandë, mes tyre 1 doganier dhe 3 punonjës të Policisë Kufitare

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

09:50
Fotot/ Brenda takimit Rama-Erdogan

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Stamboll.

09:40
Vazhdojnë shpërthimet me eksploziv, ndërtesa që pritet të shembet sot

Pas pasojave shkatërruese që la pas tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ka vijon puna për shembjen e ndërtesave të cilat janë cilësuar si të rrezikshme pas akt ekspertimeve.

09:31
Shkodër/ Ishte larguar ditë më parë nga shtëpia, 28-vjeçari gjendet i mbytur në ujë

Një 28 vjeçar nga fshati Kullaj i Shkodrës , i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës.

09:26
SPD-ja gjermane ende ne koalicion

58-vjeçarja Saskia Esken dhe 67-vjeçari, Norbert Walter-Borjans, u zgjodhën zyrtarisht edhe nga kongresi i partisë në krye të SPD-së.

09:10
Post tërmeti/ Ndihma e Turqisë, kryeministri Rama takon presidentin Erdogan

Në Stamboll kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

08:56
Zëdhënësi i Presidencës Turke kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e Sebrenicës dhe i cili mbron kriminelët serbë të luftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

08:48
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.

08:39
Ndihmat për tërmetin/ Meta: Me rastin e 8-Dhjetorit falënderoj çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar

“Sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit”, kështu shkruan presidenti Ilir Meta në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë situatës së tërmetit.

08:30
Rama e nis mëngjesin me fjalë të shenjta: Gjithçka doni që të tjerët të bëjnë për ju, bëjeni vetë për ta

Kryeministri Edi Rama përmes fjalëve të shenjta, mëngjesin e sotëm përcolli një mesazh solidariteti për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

08:24
SHBA: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka cilësuar si të papranueshme deklaratat nxitëse, lidhur me ngjarjet e ndodhura në vitin 1999.

08:15
​29 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

08:01
Studimi/ Adoleshentët kinezë janë nxënësit më të mirë në botë

Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë!

07:38
Vazhdojnë paslëkundjet/ Shënohet një tjetër tërmet pas mesante, ja epiqendra dhe magnituda

Pas një momenti qetësie 2 ditor një paslëkunjde tjetër është shënuar në Durrës.

07:07
Konferenca e Donatorëve/ Pas pak Rama takon Erdoganin dhe biznesmenë turq

Pas pak do të mbahet Konferenca e Donatorëve në Turqi.

06:53
Diell dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

06:31
I mbijetuari i holokaustit: Kjo histori e tmerrshme nuk duhet të humbasë

I mbijetuari i holokaustit, Josef Lewcowicz rrëfeu për The Sun sesi ishte vetëm 14 vjeç kur ju caktua puna e tij e parë, heqja me lopatë e skeleteve të njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Płaszów.

06:05
Durrësi ndez dritat e festës/ Gjallërohet atmosfera në qytet. Festë edhe në lagjet e shkatërruara

Durrësi po ndez dritat e festës ndërsa në lagjet e dëmtuara vijon verifikimi i dëmeve.

05:34
SHBA dhe Irani shkëmbejnë dy të burgosur

Irani dhe Shtetet e Bashkuara bën një shkëmbim të burgosurish sot. Irani liroi një student amerikan të diplomuar në Universitetin Princon në shkëmbim të një shkencëtari iranian, duke shënuar kështu një përparim të mundshëm mes Teheranit dhe Uashingtonit pas muajt të tërë tensionesh.

04:37
Minsk/ Protestë para takimit Putin-Lukashenka

Qindra persona kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit bjellorus, për të kundërshtuar planet për integrimin e mëtejmë të këtyre dy shteteve.

03:25
Francë/ Greva mbarëkombëtare paralizon vendin

Greva më serioze në disa dekada që ka përfshirë mbarë Francën i ka zemëruar udhëtarët gjatë fundjavës, ndërsa shoferët e kamionëve bllokuan rrugët kryesore. Shërbimet kryesore të transportit po ashtu vazhduan të funksionojnë nën kapacitetin normal.

02:03
Foto/ Festat e fundvitit transformojnë Korçën

Korça është bërë gati për festat e fundvitit. Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo në profilin e tij në facebook tregon disa pamje se si është transformuar qyteti në prga të festave.

01:18
Shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidate për kryeministre në Liban

Libani para disa muajsh u përfshi nga protesta masive popullore ku detyruan kryeministrin Saad Hariri të japë dorëheqjen.

00:31
Foto/ Eneda Tarifa fiton Këngën Magjike

Eneda Tarifa është fituesja e Këngës Magjike edicioni 21. Eneda Tarifa zuri vendin e parë me këngën “Më zgjat dorën”.

00:05
Mbante në shtëpi flamurin e ISIS, 22 vite burg për emigrantin shqiptar në New York

Një emigrant nga Shqipëria që kishte marrë nënshtetësinë amerikane dhe jetonte në Bronx është dënuar dje me 22 vjet burg, pasi pranoi akuzat për terrorizëm, në New York.

E shtunë, 07 Dhjetor 2019
23:46
Luana Vjollca surprizon fëmijët në mënyrën më të bukur

Puntata e sotme ishte më e veçanta që skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe autorja e programit Luana Vjollca kanë realizuar deri më tani. Fokusi kryesor ishin fëmijët që fatkeqsisht po kalojnë momente të vështira në këto ditë të ftohta dhjetori.

23:00
Rama i kthehet Vuçiçit: Si mundet dikush të mohojë një krim lufte të mirëdokumentuar?

Përmes rrjetit social Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak më parë sa i takon deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se Masakra e Reçakut është e fabrikuar.

22:47
Ndahet nga jeta babai i Unikkatil- it

Reperi Viktor Paloka, i njohur në skenë si Unikkatil-i ka humbur të atin.

22:31
Kërkoi azil politik, largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës.

22:03
Shkencëtarët kinezë përziejnë derrin me majmunin

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të sjellin në jetë një përzierje të majmunit me derrin.

21:43
U tha se Edi Rama i kërkoi Veliajt të lyente shkallën, kryebashkiaku sqaron një herë e mirë situatën

Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush Luan” është një nga më të veçantat që është transmetuar më parë.

21:29
Një banane e ngjitur në mur del në shitje për 120.000 dollarë

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në shitje në Art Basel Miami Beach për 120.000 dollarë.

20:50
Gjurmë Shqiptare/ Historia e panjohur e Ismail Qemalit. Rrëfimi i jashtëzakonshëm

Cilat janë të fshehtat e fundit të jetës së Ismail Qemalit ?

20:45
Tërmeti i 26 nëntorit/ Familja Hashani në banesën e re me bonus qiraje

Si të mos mjaftonin hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashani bashkë me bashkëshorten, djalin, vajzën dhe nipin e tij do të mbeteshin prej tërmetit të 26 nëntorit edhe pa shtëpi.

20:42
Manchesteri bëhet i kuq! United mund Citizens në Etihad

Manchesteri bëhet i kuq!

20:40
Napoli, kriza vazhdon… Ndaj Udineses vjen barazimi i radhës

Vazhdon kriza në rezultat për skuadrën e Napolit.

20:26
Hiqte skelete njerëzore me lopatë! I mbijetuari i holokaustit shokon me rrëfimin tronditës

I mbijetuari i holokaustit, Josef Lewcowicz rrëfeu për “The Sun” se si ishte vetëm 14 vjeç kur iu caktua puna e tij e parë, heqja me lopatë e skeleteve të njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Płaszów.

20:13
Çfarë po ndodh? Oksigjeni po largohet nga oqeanet tona

Ndryshimi i klimës dhe ndotja po “largojnë” oksigjenin nga oqeanet tona dhe kërcënojnë shumë lloje peshqish.

20:11
Katër të vdekur në sulmin me armë në bazën ushtarake në Florida

Zyrtarët amerikanë deklaruan se i dyshuari për sulmin e së premtes në stacionin ajror të marinës në Pensakola të Floridas, është një student aviacioni nga Arabia Saudite. Autoritetet thonë se katër persona duke përfshirë edhe vet sulmuesin u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë incidentit. Motivi i sulmit ende nuk dihet. Ky është sulmi i dytë me armë në një bazë ushtarake amerikane gjatë kësaj jave.

20:06
Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.

20:02
Sulmuan me thika ish-trajnerin e Vllaznisë, dënohen me 2.6 vite burg

Janë dënuar me 2.6 vite burg Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje, pasi sulmuan ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

20:01
Kafshë të egra në aksion, nga National Geographic

Një çast aksioni që zgjat vetëm pak sekonda, i përjetësuar në foto nga fotografët e National Geographic.

20:00
Shqipëria do të bëhet kur të gjithë shqiptarët të bashkohen pa interes

I ftuar në emisionin Diaspora Bora Zukali, kryetar I shoqates “Vatra e Shqiptareve Stamboll”, një organizate e rendësishme për kulturën dhe identitetin kombit shqiptar.

19:55
Sherebela, bekimi i malësive shqiptare – Si ta përdorni për mëlçinë

Sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.

19:54
Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, do të shkojmë në zgjedhje

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

19:53
Shkupi i shtati në botë për nga ndotja e ajrit

Shkupi bashkërisht me Sarajevën, Sofjen dhe Beogradin gjenden në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

19:41
Moldavia nuk fton Kosovën në mbledhjen e komunitetit energjetik, Bekteshi anulon pjesëmarrjen

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka njoftuar se e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në forumin e komunitetit energjetik në Moldavi, shkaku që nuk është ftuar Republika e Kosovës,

19:41
Durrësi ndez dritat e festës! Gjallërohet atmosfera në qytet, festë edhe në lagjet e shkatërruara

12 ditë pas tërmetit, qyteti i Durrësit po kërkon t’i kthehet normalitetit, të paktën në pjesët e padëmtuara të tij.

19:39
Mbi 40 mijë ton naftë e kuqe keqpërdoret çdo vit

Naftën e kuqe, e blejnë më lirë në treg të zi për ta shfrytëzuar në veturat e vjetra dhe makineritë e bujqësisë, pa u shqetësuar se ndotin ajrin. Mbi 40 mijë tonelatë naftë e kuqe keqpërdoret çdo vit, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

19:37
Publikohet audio incizim i ri për rastin “Reket”

Shtatë audio regjistrime të reja, ku dëgjohet zëri që i ngjan biznesmenit Orce Kamçev, janë shfaqur në një kanal anonim në YouTube. Regjistrimet tregojnë sesi Kamçev thotë se ai mund të lëshojë “bomba” si Kim Jong dhe ta sjellë Mickoskin në pushtet, dhe se më të mençur në 30 vitet e fundit kanë qenë Ljupço Georgievski dhe Branko Cërvenkovski, të cilët janë ulur dhe janë dakorduar.

19:35
Maqedoni, aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ me lojë shpërblyese, tre milionë denarë janë dhuratat kryesore

Shkup/Me aplikacionin e ri të ‘TVSH-ja ime, dhurata ime’ e që fillon më 15 dhjetor, qyteatrët përveç realizimit të kthimit 15% të TVSH-së do të mund të fitojnë edhe dhurata.

19:32
Përmbyset autobusi, plagosen 26 udhëtarë

Shkup-Të gjithë udhëtarët e aksidentit të trafikut që ndodhi të shtunën në mëngjes në rrugën Bllacë- Bellolin në Serbi, ku një autobus me targa të Maqedonisë së veriut është përmbysur, ndërsa kanë qenë nën kujdes në Prokuple janë në gjendje të mirë shëndetësore.

19:30
Tërmeti/ Basha, takim me banorët e Shkozetit: Nuk mundet që 150 milionë dollarë të shkojnë për 10 oligarkë

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpërndau disa fotografi nga takimi me familjet e prekura nga tërmeti në Shkozet.

19:23
Situata pas tërmetit, Lezhë/ Sa pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë

Në një deklaratë për shtyp, qendra operacionale e emergjencave në Lezhë kreu një pasqyrim të situatës në ditën e 10-të pas fatkeqësisë natyrore që preku qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

19:16
Objekte të viteve ’90 që sot shiten shumë shtrenjtë

Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët.

19:09
Ushqimet e duhura që luftojnë gripin gjatë dimrit

Jemi në mes të dimrit dhe përtej entuziasmit të ardhjes së festave, dëborës së parë apo gjetheve që bien, dimri ka një anë tjetër më pak të këndshme.

19:05
Qytetarët kërkojnë formimin e institucioneve të reja

Qytetarët e Kosovës kërkojnë formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të shtetit, meqë sipas tyre, mungesa e institucioneve shënohet me pengesa në zhvillimin e vendit.

19:03
“Dhuro për Shqipërinë”/ Rikthehet kampionati pas tërmetit

pas dhimbjes nga tragjedia e ndodhur për shkak të tërmetit të fortë të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, të gjithë pak nga pak po i kthehen jetës normale.

18:37
Grupi i dytë i “Inxhinierëve Vullnetarë të Kosovës”, kontribut në konstatimin e dëmeve të tërmetit

Prej 2 ditësh, një tjetër grup prej 30 inxhinierësh vullnetarë nga Kosova ka qenë në terren për të inspektuar nga afër qëndrueshmërinë e godinave pas tërmetit të universiteteve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve (publike dhe jo-publike), si dhe banesave në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

18:36
Vllaznia arrin sukses në Gjirokastër, Bylis mund Partizanin

Futbolli shqiptar i rikthehet aktiviteteve pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që goditi vendin.

18:34
Bayern/ Vjen humbja e parë me Flick, mundet 2-1 nga Monchengladbach

Bayerni bie në Monchengladbah duke pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Hansi Flick në Bundesligën gjermane.

18:21
U godit nga bomba e gazit e policisë, fotoreporteri rrezikon të humbasë syrin

Fotoreporteri Mustafa Yalgin i agjencisë turke “Anadolu” u godit nga një bombë gazi, e hedhur nga ana e policisë gjatë protestave të dhunshme në Francë.

18:12
Motrat siameze tregojnë për djemtë, si ngasin makinën, biçikletën

Ebi dhe Britani Hensel janë dy motra siameze të cilat morën famë pasi u shfaqën në një episod të emisionit të Opra Uinfrejt në vititn 1996.

18:08
Tiranë/ 922 familje përfitojnë bonuesin e qerasë nga Bashkia. U dëmtuan nga tërmeti. Ja emrat

Në dy mbledhje të këshillit bashkiak të Tiranës ka miratuar listat e përfituesve të bonusit të qerasë

18:04
Vdes aktori Ron Leibman, i njohur nga seriali “Friends”

Aktori amerikan, Ron Leibman, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga inflamacioni i mushkërive.

17:58
Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor

Hedh nga tarraca e katit të dhjetë të ndërtesës Tate Gallery në Londër, një fëmijë 6 vjeç, por arsyeja që jep lë pa fjalë.

17:55
Tërmeti/ Cilat janë 39 objektet që prishi IKMT në Durrës

Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë ndërtime në Tiranë, Durrës dhe qarkun e Lezhës u dëmtuan shumë rëndë dhe për këtë ishte e nevojshme që të shembeshin.

17:54
Sulm me armë ndaj autobusit, humbin jetën 10 persona

Dhjetë persona, përfshirë disa policë u vranë ditën e sotme gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi në Kenia. Autoritetet dyshojnë se ky sulm u krye nga grupi militant “Al Shabaab”.

17:49
Valltarja qëllohet në fytyrë gjatë dasmës, vetëm se ndaloi dhe pushoi pak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasmë në Indi. Të pushuarit për pak sekonda gjatë performancës së saj, i ka kushtuar valltares një plagosje të rëndë në fytyrë.

17:36
Macroni sfidon presionin e BE-së për negociatat

Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE. Ai sfidon strategjinë e presionit publik evropian ndaj tij, shkruan Auron Dodi.

17:31
SHBA rifillon negociatat e paqes me talebanët

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me talebanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

17:31
​Merkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të veprojnë së bashku kundër ndryshimit të klimës, nëse dëshirojnë të luajnë një rol kryesor në këtë çështje, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

17:29
Pse duhet të flini me çorape çdo natë?!

Çorapet ju ndihmojnë që të flini sa më mirë. Ato ngrohin këmbët dhe enët e gjakut në shputa do të zgjerohen dhe kështu truri do marri sinjalin që është koha e gjumit.

17:28
Si u rindërtua në pak kohë, banesa e familjes Lami e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit

Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek ishte një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

17:23
Aksidenti në Korçë/ Shoferi humbi jetën, po punohet për nxjerrjen e trupit

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Rembec solli humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, Mikel Bode.

17:16
Foto/ Shuma marramendëse që ia ofruan sheikët nga Dubai modeles së njohur vetëm për një natë

Modelja e famshme Natalia Graibotto më në fund ka folur hapur. Ajo është tepër aktive në rrjetin social Instagram dhe sigurisht që fiton shumë të ardhura.

17:14
Deklarata e Vuçiç për krimet në Kosovë, reagon Ambasada e SHBA

Mbi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi një ditë më parë masakrën e Reçakut duke e cilësuar “trillim” ka reaguar ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

16:57
Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Rembec në Korçë.

16:51
“Lutu për Shqipërinë”/ Solidaritet në kampionatin rumun për tërmetin e 26 nëntorit

“Lutu për Shqipërinë” (Pray For Albania) – kjo është banderola e cila po shoqëron ndeshjet e fundit të kampionatit rumun.

16:44
Fundjava evropiane/ Sot derbi i Manchester dhe Lazio-Juve

Fundjava e futbollit evropian nisi me një superndeshje siç ishte ajo mes Interit e Romës në Serinë A e mbyllur 0-0.

16:41
Gola nga shqiptarët! Sadiku dhe Muriqi shënojnë në kampionatet turke dhe spanjolle

Futbollistët shqiptarë që luajnë në liga të ndryshme evropiane vazhdojnë të shfaqen në një formë të shkëlqyer.

16:37
Tri klube angleze janë vënë pas mbrojtësit të Juventusit

Shumë skuadra të mëdha evropianë dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit Meri Demiral.

16:37
Tërmeti/ Dëmtimi i bizneseve në Durrës, Basha propozon paketën me 5 pika

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri me dijeni se sot inspektoi disa prej sipërmarrjeve në Durrës, nga ku konstatoi se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

16:35
Wahl: Të rinjtë duhet të fuqizohen, janë zgjidhja kundër dhunës në baza gjinore

Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Killian Ëahl, ka deklaruar se ndikimi i të rinjve në botë është duke u rritur, derisa ka bërë ftesë që të gjithë të punojnë për fuqizimin e të rinjve.

16:31
Jetimorja e Durrësit, gati për festa/ Fëmijët bëjnë pemën e Vitit të Ri dhe përpiqen të harrojnë tërmetin

Në jetimoren e Durrësit, ashtu siç e do tradita, java e parë e dhjetorit ka shënuar vendosjen e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimin e saj.

16:25
Rinis Superliga, futbollistët me moton “Dhuro për Shqipërinë”

Kanë nisur këtë të shtunë ndeshjet e Superligës me ndeshjen mes Bylisit dhe Partizanit si dhe Laçit me Flamurtarin.

16:25
Kripërat minerale në ujin e pijshëm lehtësojnë proceset e tretjes dhe funksionin e të gjithave organeve. Si t’i dallojmë ujërat që konsumojmë?

Nutricionistja Albana Daka, në një intervistë dhënë për Top Channel shpjegon dallimin midis llojeve të ujërave, vlerave që ata kanë dhe çfarë ndikimi kanë në organizimin e njeriut si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme

16:23
Zjarrfikësit që nuk kanë moshë! Ekipi i Vlorës që nxori nga rrënojat njerëzit në Durrës

Vlora është qyteti i parë që u gjend më gati se kurrë duke i dhënë ndihmën e parë qytetit të Durrësit në situatën kaotike që u gjend pas tërmetit të 26 nëntorit.

16:20
Manchester United e ka seriozisht, kërkon talentin suedez

Bisedimet mes drejtuesve të Manchesterit dhe agjentit të lojtarit kanë nisur.

16:17
Edhe Napoli interesohet për Milot Rashicën

Napoli nuk është duke kaluar fare në një formë të mirë.

15:46
Surpriza djallëzore e shef Renatos/ Si turbulloi portalet lajmi se Renato s’do ishte në program

Shefi i Hell’s Kitchen u tregua vërtetë i djallëzuar kur tha se mund të largohej nga programi dhe tregoi foton e shefit të ri të kuzhinës me të famshme ne Shqipëri. Ky është lajmi që qarkulloi në të gjithë median në lidhje me situatën e shefit të kuzhinës, protagonist i këtij formati që transmetohet në Top Channel që do të zëvendësohej nga Alsi Sinanaj.

15:42
U vra apo vdiq Ismail Qemali? Sonte në “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel

Në 24 janar 1919 Ismail Qemali vendosi të mbante një konferencë për shtyp për gazetarët italianë, në Hotel “Brufani” në Perugia.

15:36
“Njeriu me k’mishë”/ Historia e drejtuesit të xhandarmerisë së zogut

Një histori mes të vërtetës e ndërthurur me legjendën, për një personazh që veshur me mistikë e quanin “Njeriu me k’mishë”. Kjo është historia e Muharrem Bajraktarajt, komandant i përgjithshëm i xhandarmërsië shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së Mbretit Zog, dhe udhëheqës i rezistencës antifashiste të popullit shqiptar.

15:31
Taksa e ulur për banesat/ Nga një janari, rihapet procesi i rivlerësimit

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një tatim të zbutur.

15:26
Tërmeti rriti qiratë/ Në Tiranë kërkohen më shumë katet e ulëta

Qira është një nga fjalët që po përdoret më shumë këto ditë, pas fjalës tërmet. Katastrofa natyrore ka tronditur edhe çmimet e qirave të banesave. Ka një rritje të madhe të kërkesave për shtëpi me qira, dhe në këto kushte çmimet kanë bërë të vetën.

15:24
Çiftet më të pazakonta në botë (Foto)

Shpeshherë çiftet paragjykohen nga shoqëria, e sidomos kur paraqitjet e tyre fizike janë shumë të ndryshme.

15:21
Basha në Durrës/ Bizneset e prekura nga tërmeti, dëmi në një biznes fason me qindra mijëra euro

Në Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për porositë e marra.