E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
14:14
Sulm me armë në një dyqan hebraik, 6 të vdekur në New Jersy

6 të vdekur është bilanci i shkëmbimit të zjarrit të ndodhur pasditen e së martës pranë një dyqani hebraik në Nju Xhersi, në anën tjetër të lumit Hudson nga Manhatani.

14:11
Thaçi, homazhe ne Recak: Historia nuk mund të mohohet. Serbia ka kryer gjenocid

Nuk kanë të ndalur reagimet nga Kosova,por edhe prania ndërkombëtare rreth deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi fabrikim të shqiptarëve masakrën e Reҁakut të vitit 1999.

14:11
Tërmeti/ Ministri Çuçi bën bilancin: Deri më tani janë 20 miliardë lekë për rindërtimin

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruraj, Drejtues Qendror i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Bledi Çuçi ka dalë sot para mediave për të bërë bilancin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

14:07
Patatja pa shitur në Divjakë, fermerët ankohen për çmimin e shitjes

Dhjetëra hektarë tokë e mbjellë me patate ka mbetur pa vjelur në Divjakë.

13:49
Boshatiset kampi i Prizrenit, të strehuarit kthehen në Shqipëri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njoftoi se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në parkun inovativ të Prizrenit dhe ata që ishin në shkollën “Gjon Buzuku” në këtë komunë.

13:46
Laptopët LG 2020 Gram bëhen me procesorë të gjeneratës së 10-të Ice Lake

LG ka zbuluar versionet e laptopëve Gram për 2020 dhe formacioni i ri përfshin modele 17, 15 dhe 14 inç, si dhe një konvertibël 2-në-1.

13:45
Procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë mund ta kthejë besimin e qytetarëve te ky institucion

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, organizatat GLPS dhe ÇOHU kanë organizuar tryezën me temën “Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funksional të drejtësisë”, në të cilën u tha se qytetarët e Kosovës ballafaqohen me një sistem të drejtësisë jo efikas.

13:43
Cavani largohet nga PSG, Atletico Madrid pritet të jetë destinacioni i ardhshëm

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm.

13:42
Chelsea vëzhgon nga afër yjet e Lyonit dhe Leipzigit

Skuadrës nga Londra i është hequr dënimi nga gjykata e arbitrazhit sportiv, për transferime gjatë muajit janar.

13:40
Largoni stresin dhe depresionin me ndihmën e kësaj teknike të fuqishme

A jeni vazhdimisht i stresuar? Nuk e di se si të pushoni pa pirë ilaçe? Mos u shqetëso, ekziston edhe një zgjidhje për ju, e cila është meditimi. Nëse vendosni ta praktikoni, qëndroni të përqendruar në ato që kanë më shumë rëndësi – largohuni nga mendimi i tepërt dhe shikimi i vetes.

13:39
Bankat evropiane largojnë nga puna 20 për qind të stafit që nga viti 2008

Pas një viti tjetër të trazuar, shefat e bankave evropiane kanë njoftuar për shuarjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në përpjekje për t’u përballur me fitimin e dobët kronik.

13:37
Mbështetësi i kriminelit Millosheviq, Peter Handke shpallet person non-grata në Sarajevë

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, është shpallur sot person non-grata në Kantonin e Sarajevës.

13:35
Vuçiq flet për njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve

Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi, por nëse dikush mendon të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën – kjo nuk do të ndodhë.

13:35
A do ketë kallëzim për Metën? Ja ç’thotë Dvorani

A do bëjë kreu i KED, Ardian Dvorani një kallëzim për presidentin Meta pas gjithë kësaj situatë ku ky i fundit i ngri padi për shpërdorim detyre.

13:33
Travolta gjen gabime në filmin e fundit të Tarantino

Aktori i Hollywoodit, John Travolta, i cili u rikthye në ekranin e kinemasë në vitet 1990 nga regjisori Quentin Tarantino, ka vërejtur një gabim në punën e tij të fundit “Once Upon a Time në Hollywood”.

13:32
Aston Villa ofron 33 milionë euro për Milot Rashicën

Ofertat për yllin kosovar nuk kanë të ndalur.

13:27
3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma

Pasi ka shkuar në Prokurori që prej orës 10 të mëngjesit kreu i KED, Ardian Dvorani foli për mediat pas padisë që presidenti Meta bëri për të dje.

13:10
Tërmeti/ Soreca me Di Maion në Vorë: Italia që nga dita e parë pranë Shqipërisë

Ashtu siç u lajmërua edhe dje ministri i jashtëm italian Luigi di Maio ka mbërritur në Shqipëri ku ka vizituar edhe Vorën.

12:57
“Kam lënë punën në Zvicër, as ndihma, as çadra”/ Rama-banores: Nuk e pranoj…

Pas Mamurrasit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kurbin ku ka takuar të tjerë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët u janë dëmtuar edhe banesat.

12:48
Ministrat e A-5: Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit

Sot ministrat e Kartës së Adriatikut A-5 kanë nënshkruarnjë deklaratë zyrtare në përfundim të ministerialit të mbrojtjes duke ndërmarrë një sërë angazhimesh të përbashkëta.

12:46
Koncert për tërmetin/ Motrat amerikane këndojnë në Korçë

“The Hall Sisters”, 4 motra nga ShBA erdhën në Korçë në Teatrin “Andon Zako Çajupi” me një koncert bamirësie në shenjë solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti.

12:45
Rreziku nga kullat/ Rrezikojnë të shemben në Fier. U spostuan nga tërmeti

Dy kullat e ish repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben. Pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nentorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme.

12:33
“Nuk jam oligark, jam shqiptar”/ Qytetari “përplaset” me Ramën (video)

Pas Mamurrasit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kurbin ku ka takuar të tjerë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët u janë dëmtuar edhe banesat.

12:23
Haxhiu: Nëse LDK insiston në presidentin vendi do të shkojë në zgjedhje

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

12:17
Anulohen festimet në Irak, duke u solidarizuar me protestuesit

Pema e Krishtëlindjes në mes të një plazhi qendror në Bagdad të pushtuar nga protestuesit antiqeveritar është e zhveshur, përveç për portretet e të vrarëve nën zjarr nga forcat e sigurisë.

12:13
Nëntë vende të BE për “integrimin e përshpejtuar” të Ballkanit Perëndimor

Austria, Italia, Sllovenia, vendet e Grupit të Vishegradit dorëzuan në Bruksel propozimin e tyre “për të përmirësuar procesin dhe integrimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor”.

12:12
Në shtëpinë e Xhesikës/ Pallati, ku humbi jetën nga tërmeti 20 vjeçarja, do të shembet

Lëkundjet e errëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi. Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun.

12:11
Studim: Burrat “piqen” vetëm kur mbushin 54 vjeç!

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç.

12:04
Dhjetëra qytetarë presin kthimin e Veselit nga Haga

Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së nga Haga.

12:02
Kosova me tre xhudistë në “World Judo Masters: në Kinë

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.

11:59
Derbi historik Tirana-Partizani, policia nuk merr përsipër ndarjen e tifozerisë

Ndërkohë që më datë 13 pritet të luhet derbi i solidaritetit Partizani-Tirana; policia nuk e merr përsipër derbin për ndarjen e tifozerisë.

11:51
Sulmohet fizikisht kryetari i Gjykatës

Policia në Vushtrri raporton se dje rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.

11:50
The Sun: Detajet, pse gjyshja angleze u rekrutua nga trafikantët shqiptarë

Gazeta The Sun shkruan se një gjysheje angleze do t’i duhet të festojë Krishtlindjet në burg pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë.

11:46
Jep dorëheqjen gjyqtarja e apelit të Shkodrës, pritej t’i nënshtrohej vetting-ut

Gjyqtarja e apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

11:38
I merr nuses fëmijën me dhunë, arrestohet vjehrra

Policia në Lipjan ka arrestuar një grua të përkatësisë rome pasi që dyshohet se ia ka marr me dhunë fëmijën gruas së djalit.

11:36
“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana

Ditën e premte, më datë 13 dhjetor ora 19:00, “Air Albania Stadium”, do të mirëpresë në derbin e solidaritetit dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet: Partizani-Tirana; përballje e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, edicioni 2019/2020.

11:28
Përballje Kosovë – Serbi në boks

Përballje Kosovë – Serbi, pritet të zhvillohet sot në kampionatin ballkanik të boksit, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

11:27
Disa arsye pse rutina 8-orëshe e punës nuk po funksionon

Dita prej tetë orësh e punës u krijua gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punëtorët ishin të detyruar të duronin në fabrika. Kjo ishte një qasje më njerëzore ndaj punës në 200 vitet më parë kësaj, por megjithatë ka pak rëndësi për ne sot.

11:17
Luftë mes dy klubeve evropiane për sulmuesin e Chelsea-s

Interi dhe Atletico Madrid janë dy klubet që kanë shënjestruar sulmuesin francez Olivier Giroud.

11:06
Rama në Mamurras: Brenda mesit të vitit të ardhshëm, shumica do jetë në shtëpitë e reja

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.

11:04
Grabiti 375 euro nën kërcënimin e armës, arrestohet 40 vjeçari

Policia në Pejë njofton se ka arrestuar V.B i lindur më 1979 si i dyshuar për një grabitje me armë në një lokal në Pejë.

11:01
Çfarë nuk duhet të bëni në një intervistë pune?

Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune.

10:58
Edhe klubi tjetër anglez hynë në garë për Ibrahimovicin

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mbetet ende e paqartë.

10:57
Foto/ Liderët botërorë siç nuk i keni parë kurrë!

Këto foto të figurave politike, janë bërë nga DesignCrowd.

10:52
Përse në të ardhmen do të punojmë të gjithë part-time

Rritet pak kudo dëshira për të punuar më pak… Dhe brenda një kohe të shkurtër mund të mos kemi më asnjë zgjedhje.

10:48
Ndihma pas tërmetit, Rama takim me përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Europës

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim sot edhe me përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Europës.

10:38
Erdogan: Turp ndarja e Nobelit për Handke

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke, ka deklaruar se ky vendim është “një turp”.

10:35
Trump dhe Putin, liderët që admiron Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka renditur presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë rus, Vladimir Putin në mesin e liderëve që admiron më së shumti, teksa ka thënë se Evropës i mungon një lider frymëzues.

10:32
Lezhë/ Prefekti rikthen për rishqyrtim bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti

Prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku ka rikthyer për rishqyrtim bonusin e qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

10:30
Kush bën më shumë thashetheme në zyrë?

Në një studim të ri nga Office Pulse, thuajse tre të katërtat e punonjësve pranuan se bëjnë thashetheme rreth problemeve në vendin e punës apo për kolegët ndërkohë që ishin në zyrë.

10:26
Borë në Korçë/ Në Dardhë trashësia shkon deri në 20 cm

Në Dardhë të Korçës reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës duke bërë që trashësia të arrijë deri në 20 cm në lartësinë mbi 1200 m mbi nivelin e detit.

10:16
Këto janë skuadrat që kanë kaluar në Ligën e Kampionëve

Tanimë janë 14 skuadra që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

10:15
Ishte-është/ Shihni transformimin në 74 sekonda të shtëpisë Toshi në Arbanë

Familja Toshi erdhi nga Kukësi për tu vendosur në Arbanë të Tiranë në kërkim të një jete të mirë.

10:14
Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shprehin solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

10:07
Dvorani mbërrin në Prokurori, pas dëshmisë së Presidentit Meta

Dje Presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

09:58
Tërmeti/ Rama me përfaqësuesit e unioneve shqiptare të besimit mysliman: Bashkë në këtë fatkeqësi

Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë për të ndihmuar në rindërtimin e banesave për familjet dhe qytetarët e prekur nga tërmeti.

09:42
Elbasan/ Arrestohen dy vëllezër, shpërndanin drogë

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi shpërndanin në doza të vogla droga të forta.

09:39
Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Durrës

Policia në Durrës ka bërë kontrolle të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore.

09:37
Aeroporti i Tiranës, fluksi i pasagjerëve gjatë tetorit rritje vjetore prej 20%

Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se 271 589 pasagjerë fluturuan për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndër këto, 6 724 janë pasagjerë të fluturimeve charter.

09:35
Chelsea nuk do ta ketë fare lehtë, këta janë kundërshtarët e mundshëm të 1/16 të Ligës së Kampionëve

Chelsea dje ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.

09:32
Napoli nuk fal! Pavarësisht kualifikimit në Champions League, shkarkohet Ancelotti

Ekipi i Napolit ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti, pavarësisht kualifikimit në Champions League.

09:28
“Karta e Adriatikut”/ Xhaçka: Të forcojmë punën dhe angazhimin tonë në kuadër të NATO

Në kryeqytet po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2019 ka kryesimin e nismës.

09:19
Dita Ndërkombëtare e Maleve

Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.

09:15
Pas Shqipërisë, tërmetet shkundin tokën në Greqi e Turqi

Toka vazhdon të lëkundet, por tani më “pika e nxehtë” është Greqia dhe Turqia. Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

09:04
Përfitime nga veprimtaria kriminale/ Sekuestrohen mbi 500 mijë euro pasuri në Vlorë

Gjykata në Vlorë ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave, vlera e tyre arrin deri në 543 452 euro.

08:54
“Kur Hitleri vodhi lepurin ngjyrë trëndafili” vjen në kinema

Pas gati 50 vjetësh libri për të rinj i Judith Kerr mbi dëbimin e një familjeje nga Gjermania e Hitlerit mbërrin në kinema me regji nga Caroline Link.

08:35
Tërmeti/ Ja lista e banorëve që do përfitojnë qira në Durrës

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

08:20
Pesë persona plagosen pas sulmit afër bazës ushtarake të SHBA-së në Afganistan

Një sulm vetëvrasës me makinë bombë afër bazës më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan, ka plagosur të paktën pesë persona dhe ka dëmtuar një spital që ka qenë duke u ndërtuar afër bazës ajrore, Bagram, kanë thënë zyrtarët afganë.

08:14
Vdes në moshën 55 vjeçare aktori i njohur

Aktori i njohur për fëmijë Philip McKeon ndërroi jetë të martën në moshën 55 vjeçare.

07:56
Vazhdojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

07:43
Çfarë duhet të hani në dhjetor, njihuni me ushqimet më të shëndetshme të stinës

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos mendosh për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare. Tani është fundi i sezonit të kungujve dhe gështenjave, ndaj shfrytëzojini mirë nëse ju zë syri ndonjë kungull nga zona e Peshkopisë apo ndonjë gështenjë të Tropojës.

07:28
Përmbytje masive në Afrikën e Jugut, mbyllen minierat e arit dhe diamantit

Shira të dendur kanë goditur një pjesë të Afrikës së Jugut, duke zhytur nën ujë lagje të tëra dhe përmbytur minierat e qymyrit dhe stacionet e energjisë.

07:02
Luftë në New Jersey/ Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur

Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë kanë vdekur në një betejë me armë që ndodhi Jersey City, të New Jersey-t.

06:37
Sherebela, bekimi i malësive shqiptare, ja si ta përdorni për mëlçinë

Sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.

05:31
Presidenti Trump do të takohet me kryediplomatin rus

Kontrolli i armëve, Ukraina dhe Siria kryesojnë sot axhendën e takimeve të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili po bën vizitën e tij të parë në Uashington që nga maji 2017.

04:33
Përdorim imazhi ilegal, Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Diego Armando Maradona ishte mësuar në karrierën e tij të shënonte gola spektakolarë që çonin peshë stadiume të tëra, por tani ka arritur të shënojë edhe në gjykatë.

03:34
Demokratët prezantojnë akuzat kundër Trumpit

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi të martën akuzat formale kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

02:18
SHBA do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtrake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër.

01:35
Kostot e fiskalizimit/ Kompanitë: Softi 1265 euro, financat e përgënjeshtrojnë shifrën

Nga një janari bizneset do të jenë të detyruara të fillojnë instalimin e softit të ri kopmjuterik, i cili do të regjistrojë dhe dërgojë transaksionet e tyre ditore në kohë reale në serverin e tatimeve. Një pjesë e kompanive që do të prodhojnë këtë soft kanë deklaruar në komisionin e ekonomisë kostot që duhet të paguajë biznesi.

01:07
Thaçi, homazhe në Reçak: Historia nuk mund të mohohet. Serbia ka kryer gjenocid

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”.

00:33
Veseli pyetet në Hagë: Lufta e UCK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.

E martë, 10 Dhjetor 2019
23:59
Champions League/ Turpërohen në shtëpi Inter dhe Ajax

Inter është turpëruar në shtëpi pasi u mund nga Barcelona me rezultatin 1-2 edhe pse katalanasit luajtën me një formacion miks mes shumë mungesave si Messi, Ter Stegen, Pique dhe Sergio Roberto.

22:58
Barcelona nuk i fal Interit, zikaltërit e Contes jashtë “Champions League”

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja në “San Siro”, midis Interit dhe Barcelonës, me zikaltërit që e shohin veten jashtë Champions League.

22:54
Zyrtare, ish-ndihmësi i De Biasit, trajner i Livornos

Tashmë është zyrtare, Paolo Tramezzani merr drejtimin e Livornos në Serinë B.

22:51
Whatsapp nuk do të ofrohet më për telefonat e vjetër

Duke nisur që nga 1 shkurti, telefonat iPhone me versionin e iOS më të vjetër se 8 nuk do të suportojnë më Whatsapp, bashkë me telefonat Android me versionin 2.3.7 ose më poshtë.

22:51
Shpërthen Milik, Napoli në 1/8, Liverpooli i pari

Shmangen surprizat në raundit e fundit të ndeshjeve në ‘Grupin E’ të Champions League. Liverpooli dhe Napoli, dy skuadrat pretendente, vijojnë në fazën tjetër, pasi i fituan ndeshjet respektive.

22:44
Pompeo paralajmëron Lavrovin kundër ndërhyrjes në zgjedhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për masa ndëshkimore, nëse Rusia ndërhyn në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020.

22:27
Nipi së bashku me gjyshen e tij 93 vjeçare bëjnë gjëra jashtë çdo imagjinate

Është e vërtetë që nipërit shkojnë shumë mirë me gjyshet e tyre, por marrëdhënia e 27 vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93 vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate.

22:23
SHBA-të do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtrake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër.

22:10
“Do iu ndihmoj me lodra, rroba e ushqime”/ Letra e 8-vjeçares për të prekurit nga tërmeti

Luida është një 8 vjeçare e cila i ka prekur të gjithë me letrën e saj.

22:00
Top Story/ Historia e gruas që shpëtoi në Thumanë, u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shtatorit

Kjo grua e moshuar, banore e Thumanës, është e vetmja që u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shatorit. Ajo braktisi apartamentin dhe bleu shtëpi private.

21:54
Top Story/ Pallati tek zona “Dy Gjelat”, tragjedia u shkaktua pas ndërhyrjeve në kollonat nga dyqanet

Në Durrës, në zonën e njohur si “Dy Gjelat”, një pallat 6-katësh i ndërtuar në periudhën e diktaturës, u zhyt dy kate duke i marrë jetën dy grave të moshuara. Banorët ishin ankuar në instancat ligjzbatuese për ndërhyrjet në kullonat e pallatit që kishte bërë pronari i lokalit “Barons” në katin përdhe. Askush nuk reagoi. Sot, Prokuroria po heton për ndërhyrjet në pallat që më tepër se tërmeti, përbën shkakun kryesor të shembjes së godinës.

21:53
Dhunoi të birin deri në vdekje, pasi theu një televizor

Një djalë i vogël një vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga nëna e tij me anë të një shapke.

21:49
Top Story/ Pallatet e ish-deputetit socialist, Hazir Gashi, lum akuzash ndaj tij për cilësinë e punimeve

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

21:46
“Bukuria e vajzave të thjeshta nga shtete të ndryshme”, projekti i fotografes

Në vitin 2013, fotografja Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.

21:46
Top Story/ Muret e pallatit JEDA janë rrënuar tërësisht, firma nuk ka respektuar distancën mes kollonave

Disa ditë pas tërmetit kryeministri Rama postoi një video në facebook ku tregonte një pallat me mure të shkatërruara në Durrës. Ai shkruante se nga këto gërmadha ishte tromaksur edhe vetë ai. Por ja që grupi i vlerësimit më ekspertë Francezë e kishte nxjerrë këtë pallat të pa cënuar në strukturë. Muret do të riparohen dhe njerëzit do kthehen në shtëpitë e veta.

21:45
E keni menduar ndonjëherë si ta parandaloni astmën, kjo është rruga e duhur

Shkaktarët e astmës, janë alergjitë që përftohen nga ambienti përreth por edhe nga disa lloje të ushqimeve. Pluhuri që gjendet në çdo shtëpi është një nga shkaktarët kryesorë të saj.

21:41
Top Story/ Kompania e Sokol Seitajt: Nga 10 kate, e ktheu pallatin në 13 kate

Ky pallat është i firmes “EA-INVESTITOR” me pronar zotin Sokol Seitaj. Ai ndodhet në lagjen 17 në qytetin e Durrësit. Në lejen e ndërtimit ky pallat duhej të kishte 10 kate dhe një papafingo. Por në fakt ai është bërë 13 kate. Nga pamja e hekurave që dalin mbi katin e 3-të, duket se ndërtuesi ka ndërmend të ngrejë akoma më lart.

21:38
Top Story/ Ndërtuesi Pilo Keri, si abuzoi me cilësinë e ndërtimeve në Durrës

Pallati i ndërtuar në qytetin e Durrësit, i cili ka përfunduar në vitin 2010, muret e tij u shembën si brenda apartamenteve ashtu edhe në pjesën e jashtme të godinës.

21:38
Top Story/ Behar Toska, një tjetër ndërtues që shtoi dy kate mbi lejen e dhënë nga bashkia Durrës

Në pamje të parë ky pallat në Durrës nuk duket se ka ndonjë dëm të madh në fasadë ne tij. Por ai është ndoshta rasti më i frikshëm i të gjitha dëmeve që ka bërë tërmeti. Nëse e shikon nga afër pallati qëndron i anuar. Ai ka një spostim nga pallati tjetër.