Policia e Durrësit zhvilloi një kontrolli masiv i territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Lezhës ka njoftuar masat për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor.
Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend.
Ka nisur instalimi i rreth 120 mijë pajisje të reja “smart” në sistemin matës të energjisë elektrike.
Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama ka uruar 29- vjetorin e Partisë Socialiste me një video për historikun e saj.
Ministri i Jashtëm verikorean, Ro Son Gwon, ka thënë se politikat amerikane ndaj Phenjanit vërtetojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë kërcënim për Korenë Veriore, andaj do të zhvillojë më shumë armë ushtarake për të luftuar këtë rrezik.
Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicios së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A , i cili u ndalua nga Policia kufitare.
Një studim i bërë në Britaninë e Madhe tregoi se pandemia ka prishur gjumin e njerëzve. Sipas studimit njerëzit tani flinin shumë pak dhe shikonin ëndrar të çuditshme.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Në zonat malore nuk përjashtohen reshjet.
Në Riçmond, kryeqytet i shtetit Virxhinia, protestuesit rrëzuan të mërkurën vonë një statujë të presidentit të Konfederatës gjatë luftës civile, një tjetër monument që prishet në vazhdën e protestave mbarëkombëtare kundër padrejtësive racore. Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin statujën e Jefferson Davis, president i Konfederatës pro-skllavopronare gjatë Luftës Civile amerikane të viteve 1861-65, që tërhiqej nga një kamion ndërsa njerëzit e pranishëm brohorisnin.
Samuel Eto’o (Douala, Kameroon, 1981) vlerësohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë afrikan në histori. Ai u rrit në Madrid (1997), por triumfoi te Barça (kampion europe në vitin 2006 dhe 2009) dhe tek Interi (2010). Tani ai jeton i qetë me familjen e tij midis Katarit dhe Milanos, duke pritur të përcaktojë të ardhmen e tij.
Në zonën e Alpeve të Shqipërisë është trashëguar brez pas brezi kultura e kultivimit të një specie të veçantë të qepës. Ajo njihet si Allium Cepa, ose ndryshe qepa e Drishtit, pasi në këtë zonë është mbjellë për herë të parë. Kjo qepë e veçantë zë rreth 35% të sipërfaqeve të mbjella me këtë perime.
Mediat italiane janë të bindura që Diego Godin do të lërë Milanon në përfundim të këtij sezoni, duke qenë se nuk është përshtatur si duhet me skemat e trajnerit Antonio Conte, ndërsa Marotta e Ausilio vijojnë punën për të gjetur pasuesin e tij.
Celuliti është një problem që prek thuajse të gjithë njerëzit. Nuk ka më rëndësi gjinia apo mosha, celuliti ka filluar të shfaqet tek kushdo dhe puna për ta larguar është e madhe. Ekspertët thonë se 80-90% e grave vuajnë nga celuliti në një pjesë të trupit të tyre.
Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz. Nga ana tjetër, ato përmbajnë shumë yndyrna, kripë dhe sheqer.
Na ndodh të gjithëve që për shkak të angazhimeve të ndryshme të mos kemi kohë për të ngrënë një vakt apo të harrojmë për të ngrënë. Në këto raste mëngjesi dhe dreka apo dreka dhe darka mund të konsumohen në një vakt të vetëm duke shkaktuar një parehati të madhe në stomak.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv, me të cilin autorizoi sanksione ekonomike dhe kufizime në udhëtime kundër punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në hetimin e ushtarëve amerikanë për krime të mundshme lufte në Afganistan.
Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtorja rajonale për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij.
Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave. Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”
Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Turqisë që të ndalë shpimet në ujra të debatueshme të Detit Mesdhe, të shqetësuara se kjo lëvizje do të dëmtojë marrëdhëniet diplomatike me Greqinë. Tensionet mes fqinjëve të NATO-s po shtohen, dhe faktorë të tjerë në rajon po përpiqen të kontrollojnë zona të pasura me energji.
E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve. Tre treguesit kryesorë, patën rënien më të thellë në tre muajt e fundit.
Gjeneral Mark Milley, ushtaraku më i lartë i vendit, tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin Lafayette aty pranë, që u përmbyll me presidentin duke pozuar me biblën në dorë para një kishe. Gjenerali tha se prezenca e tij “krijoi përshtypjen se ushtria është e përfshirë në punët e brendshme të vendit”.
Koronavirusi mbetet një kërcënim serioz në Shtetet e Bashkuara thekson Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive. Në një intervistë me kolegen Lesia Bakalets të Shërbimit të Zërit të Amerikës në gjuhën ruse, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive paralajmëroi se tani që shtetet po heqin masat e distancimit fizik, individët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me masat mbrojtëse për të shmangur infektimin. Në përputhje me këshillat e Dr. Faucit, intervista u zhvillua përmes Skype-it për të respektuar distancimin social.
Nëse e gjeni veten që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm. Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht “lodhje nga kujdesi i madh” dhe fajin për këtë e ka truri.
Dalja nga muajt e mundimshëm të izolimit, u shoqërua me një ndjesi të fortë lehtësimi dhe shprese për rikthim sa më të shpejtë në normalitet. Por frika e një vale të dytë të sëmundjes vazhdon të mbetet e pranishme, e përforëcuar edhe nga paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore nëpër botë, që e presin mbërritjen e saj në vjeshtë.
Vetëvendosja e ka refuzuar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për të marrë pjesë në diskutimet e thirrura nga qeveria e tij. Sipas zëdhënësit Arlind Manxhuka, Hoti i ka dërguar një letër Albin Kurtit për të diskutuar për dialogun me Serbinë, por ai nuk ka pranuar.
Kupa e Shqipërisë bëri një tjetër hap drejt kompletimit të tablosë finale për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Ndeshjet e para të çerekfinaleve mes 8 skuadrave të mbijetuara në këtë turne, nuk sollën gjithsesi surpriza.
Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare këtu në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Ekzekutimi i Billës, ndodhi rreth orës 10 mbrëmjen e së enjtes teksa ai po përgatitej të lëvizte automjetin e tij.
Pas Bundesligës, mbrëmjen e sotme ishte radha që të rikthehej edhe futbolli spanjoll, pasi u zhvillua derbi andaluzian Sevilla-Real Betis, takim i vlefshëm për javën e 28 të La Liga-s.
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Motra e këngëtarit të famshëm, Zayn Malik, ka zbuluar së fundmi se po e kërcënojnë me vdekjen e vajzë me vdekjen e vajzës së saj të vogël.
Një person është vrarë pak më parë në Tiranë tek Komuna e Parisit. Sipas burimeve bëhet me dije se viktima është Hekuran Billa 40 vjeç.
Las Vegas është vendosur të zgjerojë rrjetin e tij të transportit, por kësaj radhe, nëntokësor.
Të shtëna me armë janë dëgjuar në zonën e Komunës së Parisit pak më parë.
Kritiku italian Vittori Sgarbi është përballur sot me arkeologun Neritan Ceka. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Sgarbi dhe Ceka kanë debatuar rreth deklaratës së kritikut italian se Bylisi është qytet grek.
Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka folur mbrëmjen e sotme për incidentin e krijuar pak ditë më parë nga vetë ai, kur deklaroi se qyteti antik i Bylisit është grek.
Në Open në Top Channel po diskutohet për deklaratën e Vittorio Sgarbi i cili thoshte se Bylis ika qenë një qytet grek dhe jo ilir.
Një grua në SHBA ka vrarë nënën e saj, në mënyrë që kjo e fundit të mos merrte kujdestarinë e fëmijës që ajo priste të sillte në jetë.
Supozohej të ishte një dalje festive në det, e pesë sërfistëve të sprovuar që stërviteshin para hapjes së sezonit veror. Por një muaj më parë në Hagë të rinjtë atletikë e me eksperiencë, humbën jetën në kushte të tmerrshme deti, në kthimin e tyre të parë në ujë që prej bllokadës së koronavirusit.
Një nënë e dy fëmijëve në SHBA ka pësuar një ndryshim drastik të trupit, pasi i ka mbijetuar një sulmi me armë. Takieyah Reaves, nga New Jersey, i ka mbijetuar dy plumbave që ka marrë në mënyrë aksidentale, teksa ishte duke u argëtuar në një lokal nate me miqtë. Për të qëndruar ende gjallë, mjekët ishin të detyruar që t’ja linin disa nga organet e brendshme paksa të nxjerra.
Një grua “tullace” e lumtur në një poster, një gjirafë pa qafë dhe një falkon duke marrë një selfie – këto po që janë iluzione optike të cilat mund të luajnë me mendjen tonë!
Të paktën 5 persona, mes të cilëve një grua dhe një adoleshent, kanë mbetur të vrarë me thikë në kampin Moria, në ishullin Lesbos, në Greqi, që prej fillimit të këtij viti.
Falë një eksperimenti të kryer në stacionin hapësinor ndërkombëtar, është siguruar gjendja e pestë e materies.
Prokurorët në L’Aquila, në rajonin e Abruzzo-s në Itali, kanë mbajtur një konferencë për shtyp pasi një vepër e artistit të famshëm të rrugës, Banksy, në nder të viktimave të sulmeve terroriste të nëntorit 2015 në Paris, në sallën e koncerteve Bataclan, u gjet nga policia.
Mbretëresha Elisabetë e II është përpjekur të ecë në një hap me teknologjinë gjatë mbretërimit të saj dhe të enjten, ajo bëri edhe debutimin në një platformë digjitale që është bërë e shumë përdorur gjatë pandemisë së koronavirusit, një video-konferencë.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur të enjten se është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se nuk ka teste të mjaftueshme për konfirmimin e rasteve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
IKMT-ja ka nisur aksionin për të prishur ndërtimet pa leje në Velipojë dhe pasditen e sotme ka pasur edhe përplasje midis banorëve dhe policisë.
Një nga ekspertët kryesorë për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se është optimist se vaksina kundër COVID-19 mund të gjendet në kohë rekorde.
Rezervuari i fshatit Posnovishtë të Gramshit furnizon me ujë vaditës 3 fshatra. Por edhe pse ky rezervuar është pronë shtetërore e ndërtuar në vitin 1975 që prej 10 vitesh menaxhohet nga një shoqatë fantazmë e cila edhe pse ka shpallur falimentin, vazhdon dhe mbledh të ardhura nga fshatarët.
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja.
Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, kompania amerikane Lockheed krijoi modelin SR-71 Blackbird i cili mund të fluturonte më shpejt se çdo mjet tjetër, dhe sot pas 55 vjetësh ai vazhdon të mbajë rekordin.
British Airways ka nxjerrë në shitje disa prej veprave të koleksionit të saj të artit me vlerë shumë miliona dollarësh, për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Koleksioni përfshin vepra arti nga Damien Hirst, Bridget Riley dhe Peter Doig, me një nga veprat që besohet se është vlerësuar në më shumë se 1 milionë stërlina.
Falë gjendjes së mirë epidemiologjike, Sllovenia do të hapë trafikun ndërkombëtar për autobus nga data 15 qershor dhe do të lejojë grumbullimet deri në 500 personave në vende publike, konfirmoi sot zëdhënësi i qeverisë Jelko Kacin.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump miratoi sot sanksione ndaj individëve të përfshirë në hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për akuzat e krimeve të luftës nga forcat e SHBA në Afganistan.
Silvio Berlusconi, 83 vjeç, Monza e të cilit hyri në Ligën e Dytë italiane, tha se e do klubin e tij të ri po aq sa AC Milan, pronari i të cilit ai ishte për 31 vjet.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi sot me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria ka marrë ‘dritën jeshile’ për implementimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike.
Midis vendeve anëtare të BE-së, Luksemburgu regjistroi “shkallën e motorizimit” më të lartë në vitin 2018, me 676 makina pasagjerësh për 1.000 banorë.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 28 raste.
Rezultate negative ne kampionat, pozicion aspak komod ne klasifikim dhe ndër te tjera e gjejnë veten mes një lumi thashethemesh se kapiteni i tyre Alban Hoxha mund te jetë pjesë e Tiranes, ky është Partizani sot.
Kyeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh se nëse trendi do të vazhdojë kështu do të detyrohemi të rikthehemi në karantinë.
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë jashtë procesit të dialogut me Serbinë për arritjen e marrëveshjes finale.
Kjo është një pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvine. Ajo nisi të ndërtohej në qershor të vitit 2008 në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe në 34 kilometrat e saj duhet të mbaronte për dy vite.
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar 23-vjeçari Ndoi Rripa. I riu ka jetuar prej vitesh në “Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër”, e cila ditët e fundit është vendosur në qendër të kritikave, pasi janë denoncuar një sërë rastesh të abuzimeve seksuale, nga punonjësit e këtij institucioni, ndaj fëmijëve që qëndrojnë në të.
Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar 23-vjeçari Ndoi Rripa.
Opozitaret e rinj, te cilët kanë dalë nga listat e PD – LSI janë te gatshëm te takohen me ish-krerët e partive për reformën zgjedhore.
Mesfushori i Tottenham Dele Alli është pezulluar për një ndeshje nga federata angleze e futbollit prej një postimi në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin.
Një grua është grabitur në periferi të Buenos Aires në Argjentinë, por gjatë këtij momenti flokët i kanë ngecur në rrotën e pasme të motorit që përdorte agresori dhe është tërhequr zvarrë për disa metra.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një komunikim live ka folur rreth situatës së krijuar nga karonavirus dhe ju bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tre oficerë policie në Kenia janë arrestuar pasi një prej tyre ishte filmuar duke tërhequr me litar prapa motoçikletës së policisë, një vajzë 21 vjeçare të prangosur.
IKMT ka nisur një aksion frontal në shumë zona të bregdetit për të shkatërruar ndërtimet pa leje në zonat turistike.
Ardian Dvorani ka folur për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e mandatit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Një kriminel i dënuar si pjesëmarrës në vrasjen e një 16 vjeçareje në vitin 2002, ka përdhunuar një minorene disa muaj pas lirimit para kohe nga burgu, thanë dje prokurorët në SHBA.
Policia e Vlorës ka bërë me dije se është goditur një rast kontrabande me mallra të licensuara.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet momentalisht në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim në selinë blu, raporton Elda Menga.
Probleme në horizont për Nikoloz Basilashvili, tenistin gjeorgjian që mban numrin 27 në botë.
Policia ka bërë me dije se një bandë italo-shqiptare është shkatërruar. Ndër vite janë sekuestruar 4 ton marijuanë, armë zjarri, kokainë, gomone si dhe para.
Ish-polici i Minneapolis, Thomas Lane është liruar sot nga burgu i Hennepin Country pas lënies së garancisë $750,000 për akuzat e ndihmës dhe mbështetjes në vrasjen e gradës së dytë dhe të vrasjes nga pakujdesia të George Floyd.
Jadon Sancho vlen 130 milionë euro. Është ky çmimi i kripur që i ka vendosur Borussia e Dortmundit, talentit anglez për të cilën interesohen dy prej klubeve më të mëdhaja në botë Manchester United dhe Reali i Madridit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës kritikoi sot raportin e Bashkimit Evropian, në të cilin Pekini akuzohet për përhapjen e dezinformatave në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Ardian Dvorani nuk do të jetë më anëtar i GJykatës së Lartë e për rrjedhojë pritet të mos drejtojë më as KED. KLGJ vendosi me gjashtë vota pro që atij t’i mbaronte mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Zelanda e Re shënoi sot ditën e 20-të pa asnjë rast me koronavirus të ri, edhe pasi vendi hoqi të gjitha masat shtrënguese.
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti. Gjatë fjalës së tij epidemiologu tha se plazhet janë ambiente të sigurta, pasi dhe në kushte normale në to është ruajtur distancimi mes njerëzve, për vetë faktin se hapësirat janë të bollshme. Ndërsa shtoi se njerëzit nuk duhet të humbasin vigjilencën dhe të respektojnë masat e thëna për parandalimin e kësaj pandemie.
Linja gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus.
Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ajo është mjaft krenare me format e saj trupore dhe e ka pranuar se është e vetëdijshme “kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen me veshjet e saj të guximshme”.
Ky është momenti thuajse i vdekjes, kur një oficer policie në Dubai bie së prapthi në helikat e një motoçiklete fluturuese që po testonte si mjet ajror i shpejtë emergjence.
Në jetën e tyre të përditshme, personazhet e famshëm të ekranit duket se zgjedhin gjërat më të mira, si rrobat, makinat, shtëpitë apo gjitha gjërat e tjera që dëshirojnë.
Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në vendin tonë ditët e fundit janë raportuar një shtim i numrit të rasteve me COVID-19, për këtë arsye paniku tek qytetarët duket se është rikthyer sërish. Epidemiologu Alimehmeti sqaroi gjatë fjalës së tij se përse po ndodh kjo gjë.
Pamje tronditëse janë publikuar në rrjetet sociale. Në video shihen dy persona duke notuar, por papritur një krokodil sulmon njërin prej tyre, ndërsa tjetri arrin ta shpëtojë atë, duke goditur krokodilin me shkop selfie.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa konsensus rreth shqyrtimit dhe miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat përfitonte Kosova.
Disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të Etem Arifit, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, për shkak të pandemisë Covid-19.
Një protestues është plagosur rëndë në kokë pas rrëzimit të statujës së një lideri skllavopronar në Virginia të SHBA.
Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, di gjithmonë se si të tërheqë gjithë vëmendjen nga vetja. Mjafton një postim në rrjetet sociale dhe gjithë sytë janë nga ajo.
Një oficere policie në Idaho, SHBA, është arrestuar pasi kryente marrëdhënie seksuale me një të burgosur të sigurisë maksimale.
Një rrebesh shiu i cili zgjati më shumë së një orë, pasditen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në shumë rrugë e lagje të qytetit të Librazhdit.
Nga puna e saj si filantrope e deri tek stili i saj i veshjes, Princeshë Diana ka frymëzuar modën edhe në ditët e sotme. Por, para ditëve të saj mbretërore, ajo ishte thjesht Diana Spencer, një vajzë e re që adhuronte motrën e saj më të madhe.
Një mësues u qëllua për vdekje dhe dy fëmijë u plagosën në një sulm të rëndë me thikë në një shkollë në Sllovaki.