E diel, 26 Korrik 2020
07:37
Keni bërë plane për fundjavën? Njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:07
Pandemia Covid-19, në Britaninë e Madhe rritet kostoja e shërbimeve funerale

Familjet britanike po përballen me një shtim të pagesës për funeralet, rritja e cmimit të të cilave ka krijuar një surplus prej 55 milionë paundë nga kremimi dhe ceremonitë e varrimit në mbarë vendin krahasuar me vitin 2019! Shkak i kësaj rritjeje domethënëse këtë vit është bërë bilanci i vdekjeve nga Covid 19.

06:48
E habitshme në Marok, 2 të rinj përfundojnë në burg se kopjuan në provimet shtetërore

Dënime të ashpra parashikohen në Marok për ata që kopjojnë në provimet shtetërore.

06:17
Sërish viza gjermane për ata me kontratë pune, por edhe pengesa

Shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?

05:50
Foto/ Mijëra hungarezë protestojnë për lirinë e shtypit

Mediumi më i madh i pavarur i Hungarisë, “Index” rrezikohet. Kritikët i tremben vënies së nën kontroll nga qeveria e Orbanit të portalit online. Mijëra vetë dolën në Budapest të protestojnë.

05:15
Zbuloni çfarë ndodh me trupin nëse përdorni njëkohësisht aspirinë dhe ibuprofen

Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe as nga ekspertët për shkak të efekteve anësore. I tillë është rasti i ilaçeve kundër dhimbjes siç janë aspirina dhe ibuprofeni. Sipas të gjitha të dhënave, këshilla më e përhapur e mjekëve është që këto dy ilaçe dhe të ngjashme me to të merren me alternime dhe jo në të njëjtën kohë.

04:42
Rekomandimi, një lugë uthull molle para gjumit për shëndet të mirë

Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje.

04:19
Zbuloni arsyet pse duhet të konsumoni rrush për shëndetin e zemrës

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë. Prodhimi shqiptar i këtij fruti madhështor gjendet në të gjitha tregjet e vendit. Për sa kohë është frut i sezonit, ju duhet medoemos ta përdorni çdo ditë. Pse? Sepse rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore. Në larminë e këtij fruti, ekspertët mjekësorë janë të bindur që duhet të konsumoni çdo ditë një bistak rrush.

03:51
Lëngu i qepës së kuqe/ Kura natyrale për stomakun dhe alergjitë

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë plot vlera dhe përfitime shëndetësore. Por kur mendon për lëngun e perimeve, qepa e kuqe është e fundit që na vjen ndërmend, sepse supozohet që lëngu i saj të ketë një aromë të fortë. Megjithatë, ky lëng është shumë i pasur në vlera ushqimore.

03:30
Studimi: Atmosfera e Tokës, më e ndjeshme ndaj CO2 nga sa mendohej

Shkencëtarët paralajmërojnë së një dyfishim i nivelit të emetimit të gazit karbonik në atmosferë mund të kishte pasajoa shkatërrimtare për planetin. Një studim i ri mbi klimën tregon se ndryshe nga sa mendohej, atmosfera është shumë më e ndjeshme ndaj dioksidit të karbonit. Studimi konfirmon gjithashtu se bota është drejt rrugës së rritjes së ekstreme të nivelit të detit dhe të tjera ndikime të forta klimatike, në rast se nuk merren masat e duhura.

03:13
SHBA-Kinë, tensione në rritje

Së fundmi tensionet diplomatike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën një rritje të vazhdueshme. Para pak ditëve Kina urdhëroi SHBA-në të mbyllte konsullatën e tyre në Chengdu. Ekspertët e konsideruan këtë veprim si një hakmarrje nga ana e Kinës.

02:42
SHBA/ Agjentët federalë përdorin gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën në Portland

Mijëra protestues u mblodhën para gjykatës federale në Portland të Oregonit në orët e para të së shtunës duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të ndërtesës ndërsa agjentët federalë po hidhnin gaz lotsjellës në përpjekjet për të shpërndarë protestuesit.

02:20
Trump ndryshon strategjinë e fushatës ndërsa rastet e koronavirusit rriten

Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdon të venitet ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Shtetet e Bashkuara. SHBA regjistruan të enjten më shumë se 1100 vdekje nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi dhe kaluan shifrën prej më shumë se 4 milionë infeksionesh që kur rasti i parë u dokumentua në SHBA në janar. Numri mesatar i infeksioneve të reja tani po rritet me më shumë se 2.600 në orë në të gjithë vendin, shkalla më e lartë në botë.

01:56
Strategji të reja për kujdesin mendor, ndihmojnë personelin mjekësor dhe publikun

Pandemia e koronavirusit vazhdon të paraqesë sfida për shëndetin mendor të të sëmurëve, personelit mjekësor dhe publikut. Shumë spitale, po zhvillojnë programe për kujdesin mendor. Një prej tyre është Qendra Mjekësore Universitare në Nju Orleans, ku një mjeke që trajton pacientët me koronavirus thotë se po zbatohen praktika të reja për për të ndihmuar punonjësit e vijës së parë të frontit. Specialistët e shëndetit mendor thonë se kujdesi për gjendjen emocionale veten në kushtet kur pandemia nuk pritet të zhduket shpejt, është i domosdoshëm.

01:37
Pas Covid-19, 3 stuhi kërcënojnë SHBA-në

Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në Oqeanin Paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.

01:13
Meteorologët: Gusht i përvëluar, po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po vjen. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme dhe na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius. Sipas meteorologëve, trazirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj; po vjen vapa e madhe.

00:49
SHBA/ Trump firmos uljen e çmimit të ilaçeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend. “Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.

00:28
Dëmtimi i Mbappe, PSG frikë për sulmuesin francez

Gjendja fizike e Kylian Mbappesë vazhdon të mbajë ankth ambientin e kampionëve të Francës, PSG. Sulmuesi me vlerën më të lartë të kartonit në qarkullim u dëmtua në finalen e Kupës së Francës kundër St. Etienne 1-0. Parizienët dolën me një njoftim zyrtar për situatën e Mbappesë, por pa dhënë një diagnozë përfundimtare.

E shtunë, 25 Korrik 2020
23:55
Video/ Hysaj prish mallkimin, shënon golin e parë me fanellën e Napolit

Elseid Hysaj gjen golin e tij të parë me Napolin në Serinë A. Në ndeshjet e 152-të me napolitanët në elitën e futbollit italian, përballë Sassuolos (2-0), 26-vjeçari shkodran tundi rrjetën në minutën e 8-të me një goditje nga jashtë zonës, që gjeti të papërgatitur portierin Consigli. Ky ishte finalizimi i parë i shkodranit në elitën e futbollit italian (një sezon në Serinë e ka zhvilluar me Empolin).

23:41
Salah “tremb” Liverpoolin: Nuk e di ç’do të ndodhë, po shijoj momentin

Mohamed Salah tremb tifozët e Liverpoolit. “Ylli” egjiptian i “The Reds”, i cili luajti një ndër rolet kryesore në suksesin historik të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp këtë sezon (fitoi titullin e Premier League-s), deklaroi se mund të largohet nga “Anfield”. 28-vjeçari, në një prononcim për “LA FM Columbia” u shpreh:

22:57
“Hajde të pasme”, Trejsi Sejdini “dogji” rrjetin me pozat e nxehta me bikini (FOTO)

Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, ka disa ditë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bën pushime në Shqipëri.

22:53
Bundesliga cakton datën e sezonit të ri

Pas Premier League edhe Bundesliga gjermane ka një datë për fillimin e sezonit të ri 2020-2021.

22:45
Tiranë/ Konflikt në familje, burri godet me mjet të fortë në shpatull bashkëshorten

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme policia ka shoqëruar në Komisariat një 56-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me një mjet të fortë bashkëshorten e tij.

22:40
​Hoti akuzon inspektoratin dhe policinë për moszbatim ta masave antiCovid

Shefi i ekzekutivit po akuzon policinë dhe inspektoratin se nuk po zbatojnë vendimet e qeverisë për masat antiCovid.

22:24
Inter fiton ndaj Genoa, por titulli në duart e Juventus

Inter u kap pas shpresave të fundit matematikore për titullin kampion në futbollin italian por nuk e ka më fatin në dorë për shkak të diferencës 4 pikë me Juventusin kryesues.

22:18
Video/ Me shpejtësi skëterrë në kulmin e trafikut, hiqen 11 leje drejtimi e vendosen 35 gjoba gjatë 12 orëve

Policia njofton se gjatë 12 orëve kontroll në autostradën Fier-Vlorë-Fier janë konstatuar automjet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 145 km/h deri në 201 km/h.

22:08
Itali, gjoba prej 1.000 euro për mos mbajtjen e maskës

Tri gjobat e para prej 1 000 euro u vunë sot për mospërdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, në dyqanet dhe lokale, në zbatim të urdhrit të nënshkruar dje në mbrëmje nga guvernatori i Salernos, Vincenzo De Luca.

21:58
Pamela Anderson provokon sërish me pozat e fundit, por harron të mbulojë pjesët intime …

Modelja Pamela Anderson, 52-vjeç ka pozuar së fundmi tejet sensuale.

21:47
Ish-deputeti me Covid, Fatmir Toçi mesazh nga spitali: Gjendja e stabilizuar, por lufta vijon!

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi vijon të jetë i shtruar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi” në luftë me koronavirusin.

21:47
Arkeologët rusë zbulojnë skeletin e paprekur të mamuthit, me muskuj të ruajtur nga akujt

Një skelet i ruajtur më së miri një mamuthi legjendar leshtor, me elemente të muskujve të tij, është zbuluar së fundmi nga çobanët e drerëve në Siberi. Me ngrohjen e temperaturave në rajon skelete të reja po shfaqen vazhdimisht nga akullnajat siberiane.

21:41
Blair paralajmëron: Mësoni të jetoni me koronavirusin, nuk do zhduket

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair tha se koronavirusi nuk do të zhduket përgjithmonë dhe se qytetarët britanikë duhet të mësohen të jetojnë me të.

21:30
Turqia nis tërheqjen e anijeve luftarake nga Egjeu

Duket se Turqia ka vendosur të ndryshojë pozicionin e saj në Egje , përkundër retorikës së Rexhep Tajip Erdogan.

21:23
Anija ‘e mallkuar’ zbulohet krejt e paprekur 90 vjet pas mbytjes

Arkeologët u emocionuan kur zbuluan rrënojën e një anijeje 90-vjeçare të njohur si “e mallkuar”, thujase në gjendje të paprekur në ujërat e Kanadasë.

21:17
Johnson pranon keqmenaxhimin e pandemisë nga qeveria e tij

Kryeministri britanik Boris Johnson pranoi gabimet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria e tij, në një intervistë për median, një vit pasi mori detyrën.

21:09
Ngjarje horror/ I riu vret me sëpatë të fejuarën disa ditë para dasmës

Një ngjarje horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Moskë ku një nuse në pritje është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.

21:01
Testet për vaksinat kundër COVID-19 japin shpresë

Rezultatet e fazës së dytë të vaksinave kundër COVID-19 të publikuara në fillim të kësaj jave janë shumë inkurajuese dhe premtuese, sipas një eksperti mjekësor turk.

20:53
Presidenti i Brazilit fiton betejën me Covid-19

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se ka fituar betejën e tij me COVID-19, duke dalë negativ në testin e tij të katërt.

20:45
Gjurmë Shqiptare/ Zbulimet e mëdha që ndryshojnë historinë e shqiptarëve 3

Mure të vjetra, shpella të pikturuara, eshtra të lashta, një qytet misterioz…

20:40
Iran, shkon në 15.484 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Iran, 195 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit.

20:32
Vdes 5 vjeçari, gjyshja në gjendje të rëndë pas sulmit horror nga grerëza

Një djalë 5-vjeçar ka vdekur ndërsa gjyshja e tij po lufton për jetën në spital pasi u sulmuan nga grerëzat në Kamboxhia.

20:25
Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbahet të mërkurën

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 Korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare.

20:17
Meta: Listat e hapura, 100% e vetmja rrugë për vendosjen e parlamentarizmit!

Presidenti Ilir Meta, përmes një shënimi në facebook, shkruan se hapja e listave 100%, propozim ky i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.

20:09
Tirana e artit të 3 karantinave/ Ekspozohen veprat e 100 artistëve, nga brezi i profesorëve deri te të rinjtë

Tirana e artit të tre karantinave » është një ekspozitë kushtuar tërësisht dhe vetëm Tiranës.

20:04
“Arena Egnatia”/ Projekti për stadiumin modern në qytetin e Rrogozhinës

Përmirësimi infrastrukturës dhe investimi n[ futboll gjithmonë e më shumë po shkon drejt stadiumeve të rinj dhe modern të cilët krijojnë kushte e lehtësira për tifozët e si rrjedhojë më shumë të ardhura për klubet.

20:02
Prevalla, mes maleve të Sharrit/ Një nga vendet më të vizituara në Kosovë, por pandemia ka ulur numrin e turistëve

Në lëndinat e Prevallës vend kanë filluar të zënë fëmijët me fluturake në duar.

20:00
Kam kaluar sfida mbijetese në emigrim dhe tani që kam mundësi dua të ndihmoj njerëz në nevojë

Julian Skënderaj u largua në moshën 18 vjeçare nga Shqipëria drejt Greqisë.

19:59
Fruti i pasionit/ Nuk importohet nga Amerika Latine, por prodhohet për herë të parë në Shqipëri

Deri më tani konsumatori shqiptarë është mësuar që të konsumojë frutin e pasionit të importuar.

19:55
Vendi ku vijon tradita e rrëmbimit të grave për t’i bërë nuse

Zyrtarët në ishullin Sumba në Indonezi po përpiqen të sensibilizojnë për ndalimin e praktikës së kontestuar të rrëmbimit të vajzave për t’u martuar me to, pas publikimit të një videoje që ka ndezur debatin kombëtar mbi fenomenin.

19:55
Pedonalja që humbi identitet/ Shkodër, puna e Kolë Idromenos u hodh poshtë nga Bashkia dhe Ministria

Ne fillim të viteve 1900, pas studimeve në Itali, artisti shumëplanesh dhe arkitekti Kolë Idromeno vendosi ti dhurojë Shkodrës, qytetit të tij të lindjes një shëtitore të veçantë, model tërësisht europian.

19:51
Flenë ditën, rrinë zgjuar natën/ Problemet e gjumit te adoleshentët. Psikologët: Është kalimtare

Shumë prindër adoleshentësh ankohen këtë periudhë, se fëmijëve të tyre, ju është prishur totalisht regjimi. Flenë gjithë ditën dhe rrinë zgjuar gjithë natën.

19:45
Orë mësimore për abuzimin/ Manual për mësuesit dhe adoleshentët për të parandaluar çdo situatë

Me nisjen e vitit të ri shkollor më 14 shtator, ku do të ketë një kombinim të mësimdhënies, mësim në klasë por dhe vijim të mësimit online, gjithashtu vjen me një risi pasi do të përfshihen aktivitete në lidhje me parandalimin e abuzimeve seksuale.

19:39
“Nuk ia mban të përballet me opozitën në zgjedhje!”/ Ervin Salianji: Rama do të prishë koalicionet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një postim në facebook shkruan se Rama ka për qëllim të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje me opozitën.

19:32
Meta ‘godet’ me mesazhe, nga Haxhi Qamili te Skënderbeu!

Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka zgjedhur që të flasë me mesazhe indirekte duke përdorur rrjetet sociale.

19:29
Covid-19/ 6 humbje jete dhe 67 raste te reja, 29 të shëruar

Kjo e shtunë ka regjistruar shifra rekord viktimash si pasojë e Covid 19, pasi kanë humbur jetën 6 qytetarë në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv, ndërsa janë shënuar 67 raste të reja të infektuarish.

19:25
“Rruga e Kavajës” me sinjalistikë të re

Bashkia e Tiranës vijon punën me intensitet të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto nga puna e ekipit të bashkisë, të cilët gjatë mesnatës u angazhuan në mirëmbajtjen dhe sinjalistikën e re rrugore te Rruga e Kavajës.

19:15
Bilanci i pandemisë në botë, mbi 16 milionë raste me COVID-19

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 644,995 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

19:09
Legjenda e Barcelonës rezulton pozitiv me Coronavirus

Ish-mesfushori dhe legjenda e Barcelonës, ashtu si dhe e kombëtares spanjolle, Xavi Hernandez ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

19:06
Divjakë/ Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen tre të mitur

Policia e Divjakës ka shpëtuar jetën e tre të miturve nga mbytja në plazhin e Divjakës.

19:00
Turistët shtangen kur manonvrat e marinës ruse u prishin ditën e plazhit

Familjet dhe turistët që po shijonin ditën e tyre në plazh u shtangën dje teksa blindat amfibe të ushtrisë nisën të hynin në det nga rëra, teksa ata bënin banjo dielli në breg të Kaspikut.

18:55
Policia e Velipojës i shpëton jetën 16-vjeçarit

Një shtetas ka rrezikuar jetën në ujërat e Velipojës, në plazhin e Rrjollit.

18:50
41 vjeçe por në super formë, ish-e dashura e George Clooney “çmendi” pushuesit në plazh (FOTO)

Ajo ka qenë e lidhur me aktorin e famshëm të “Hollywood-“it, George Clooney, për dy vite. Është fjala për Elisabetta Canalis, e cila së fundmi dukej në super formë me një palë bikini, në plazhet e Italisë.

18:38
Itali, regjistrohen 5 viktima dhe 274 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.102 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

18:37
Nusja në pritje vritet me sëpatë nga i fejuari, disa ditë para dasmës

Një nuse në pritje është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.

18:35
Plas bombola e gazit në shtëpi, plagoset 80-vjeçari

Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi i ka plasur bombola e gazit në shtëpi.

18:31
​Hoti tregon se kur do të kalojë buxheti në lexim të dytë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shpreson se gjatë javës së ardhshme, do të kalojë buxheti në lexim të dytë.

18:23
Shën Sofia shton tensionet/ Grekët djegin flamurin turk në Selanik, reagon ashpër Turqia: Djemtë e pistë…

Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami.

18:18
City dhe United, gati të bëjnë çmenduri për rekordmenin francez

Sulmuesi i krahut i Bayern-it, Kingsley Coman pëlqehet shumë, jo vetëm nga City, por edhe nga United.

18:08
Modelja e Playboy arrrestohet si ‘koka’ e bandës së drogave e prostitutave

Një ish-modele e Playboy është arrestuar për drejtimin e një rrjeti femrash që furnizonte me drogë dhe prostituta një klientelë të rangut të lartë.

18:04
Gusht i përvëluar! Po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po vjen. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme dhe na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.

17:55
Befason Japonia, nxjerr maskën inteligjente anti-COVID në 8 gjuhë (FOTO)

Një maskë e sigurt kundër koronavirusit, e pajisur me një pajisje start-up, e specializuar në robotikë, e cila dialogun me smartphone dhe lejon përkthimin në tetë gjuhë të fjalëve që shqiptohen.

17:46
E rëndë në Kosovë! 42-vjeçari mbyt me shufër metalike gruan e tij

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

17:40
PSG me reagim zyrtar, tregon gjendjen e Kylian Mbappes

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, u dëmtua në finalen e e Kupës së Francës kundër St. Etienne.

17:32
“Ndryshon Covid-i”/ Preken të rinjtë, por nuk …

Identikiti i pandemisë duket se ka ndryshuar. Tani mosha mesatare e rasteve të diagnostikuar është rreth 40 vjetëve ndërkohë që në mars dhe prill, mosha mesatare e rasteve ishte mbi 60.

17:31
“Zhgënjejnë” Capital T dhe Adrola Dushi, bashkë, por profesionalisht!

Pak ditë më parë, u përfol se Capital T dhe Adrola Dushi mund të ishin çifti më i ri në showbizin shqiptar.

17:22
Turma e tërbuar kërkon vrasjen e pedofilit 62 vjeçar që përdhunoi 5-vjeçaren

Turma të agërsuara qytetarësh dogjën dje makina të policisë në qytetin Satpayev në Kazakistan duke kërkuar linçimin e një të akuzuari si pedofil dhe përdhunues i një vajze 5-vjeçare.

17:19
Gazetarët në Hungari, dorëheqje masive kundër qeverisë

Më shumë se 70 gazetarë dhe pjesëtarë të ekipit të portalit hungarez Index kanë dhënë dorëheqje, pasi akuzuan qeverinë se është duke bërë përpjekje për të dëmtuar portalin.

17:14
​Hoti: Vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19

Shteti ka dispozicion rreth 700 shtretër, ndërkohë që aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale të tjera regjionale, janë të shtrirë 570 shtretër.

17:12
Marrin fund shqetësimet, del bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra.

17:05
100-vjetori i Tiranës, rruga në zemër të kryeqytetit merr emrin e Gani Luzit

Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive që sollën muajt e fundit, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe nderimit të personaliteteve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin.

16:59
Makina merr flakë në ecje dhe digjet plotësisht, detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.

16:48
Mbesa e ish-presidentit shqiptar “tërbon” ndjekësit me poza seksi (FOTO)

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pozat e saj seksi.

16:37
Belgjikë, hyn në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskave

Masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit hynë sot në fuqi, veçanërisht rregulli që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në tregje, rrugë kryesore dhe në ambjentet publike.

16:30
Dy të vdekur dhe piloti i humbur pas përplasjes së avionit në ndërtesën rezidenciale në Gjermani

Dy njerëz kanë vdekur dhe politi është i humbur teksa një avion është përplasur sot pasdite në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, duke shkaktuar një zjarr të madh.

16:26
Moti i keq përmbyt Kroacinë

Stuhitë e mëdha që goditën pjesën më të madhe të Kroacisë dje në mbrëmje bëri që zjarrfikësit t’u përgjigjen në thirrje të shumta, ndërkohë që u shënua edhe një viktimë.

16:16
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Rekord viktimash, 6 humbje jete dhe 67 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

16:10
Edhe Bundesliga e ka një datë për startin e sezonit të ri!

Pas Premier League edhe Bundesliga gjermane ka një datë për fillimin e sezonit të ri 2020-2021.

16:01
Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Në 24, 9 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19

Këtë të shtunë, Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc të rënduar si pasojë e Covid-19, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona.

15:54
Pesë viktima dhe 237 të raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.

15:51
“Bixhozi nuk rezultoi me fat”, indoneziani mbetet me kurrizin plagë nga kamxhiku pas vënies së basteve

Një i burgosur në Indonezi pësoi plagë të frikshme pas dënimit me rrahje kamxhiku, për shkelje të ligjit Sharia, në rajonin konservator musliman Lhokseumawe në Indonezi.

15:51
Cakaj telefonatë me Adel Al-Jubeir: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

15:48
Festa e Teto Ollgës/ Por këtë vit ka pak vizitorë për shkak të koronavirusit

Tushemishti fshati që ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e njohur të Teto Ollgës edhe këtë vit ka pritur festën që mban këtë emër dhe që promovon prodhimet artizanale dhe gatimet tradicionale të rajonit juglindor dhe më gjerë.

15:40
Zëvendësohet Luan Daci/ Shorti në KPA për gjyqtarin e pezulluar të shkallës së dytë të vettingut

Pas pezullimit nga detyra të Luan Dacit, kolegji i posaçëm i apelimit vendosi zëvendësimin e gjyqtaritë të vettingut në çështjet ku ai është anëtar i trupave të rivlerësimit për shkallën e dytë .

15:35
Kanuni në fuqi: Besa përfundoi/ Nikolin Zefit i ka mbërritur mesazhi, një vëlla e ka në burg dhe tjetrin ia vranë

Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit.

15:28
Testi satelitor/ Rusia: Nuk ishte një armë

Akuzat nga SHBA dhe Britania e Madhe se Rusia ka testuar së fundmi një armë kundër satelitëve në hapësirë, janë të shtrembëruara, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

14:30
Vazhdojnë tensionet/ SHBA, kundërshtohen trupat federale

Tensionet vijojnë në Portland të Oregonit, ku prania dhe veprimet e oficerëve federalë po ngrenë shqetësime për një krizë të mundshme kushtetuese, me argumentin se agjentët janë dislokuar pa miratimin e organeve lokale.

14:15
Konsullata në Hjuston/ Largohen diplomatët kinezë

Konsullata e Kinës në Hjuston të Teksasit të Shteteve të Bashkuara është mbyllur pas një urdhri të SHBA-së në kohën kur tensionet me Kinën janë në rritje.

14:07
Pas koronavirusit, tre stuhi kërcënojnë SHBA-në

Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në oqeanin paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.

14:01
Evropa pret valën e dytë/ Mbyllen baret e natës në Katalonjë

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi mund të ketë hyrë tashmë në valën e dytë të koronavirusit ndërsa Franca, Gjermania dhe Belgjika, të gjitha, kanë raportuar rritje të ndjeshme të rasteve.

13:57
“Koalicioni opozitar është fitues de fakto”/ Listat e hapura, Vasili: Rama njeriu i pazareve dhe jo i parimeve

Gjatë konferencës së përbashkët mes tre përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili, ky i fundit u shpreh se koalicioni opozitar është fitues de fakto i zgjedhjeve të ardhshme ndaj dhe kryeministri Edi Rama kërkon të mashtrojë qytetarët me listat e hapura.

13:47
“Asgjë s’e ndal rotacionin”/ Koalicionet parazgjedhore, Bardhi: Edi Rama po sillet si humbës

Në një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me gazetarët, në konferencën e përbashkët me përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik (Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin), sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se rregullat s’mund të ndryshojnë 8 muaj para zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme dhe se asgjë s’e ndal rotacionin.