Gjendja fizike e Kylian Mbappesë vazhdon të mbajë ankth ambientin e kampionëve të Francës, PSG. Sulmuesi me vlerën më të lartë të kartonit në qarkullim u dëmtua në finalen e Kupës së Francës kundër St. Etienne 1-0. Parizienët dolën me një njoftim zyrtar për situatën e Mbappesë, por pa dhënë një diagnozë përfundimtare.

“Mbappe ka një dëmtim në kaviljen e këmbës së djathtë. Duhet të presim 72 orë për vlerësuar gjendjen e tij pas analizave të detajuara.”

Frika është e madhe, pasi të gjithë në Paris shpresojnë që Mbappe të jetë gati për ndeshjen kundër Atalantës në fazën çerekfinale të kompeticionit, më 12 gusht. Deri atëherë, Mbappe ka më shumë se dy javë kohë për t’u riaftësuar.

Top Channel