Tirana e artit të 3 karantinave/ Ekspozohen veprat e 100 artistëve, nga brezi i profesorëve deri te të rinjtë

25/07/2020 20:09

Tirana e artit të tre karantinave » është një ekspozitë kushtuar tërësisht dhe vetëm Tiranës.

Në një kohë pandemie, në oborrin e shtëpisë së kompozitorit te mirënjohur Selim Ishmaku dhe bashkësbortes së tij Marina Grabovari, kuratori Shpend Bengu ka mbledhje punët e 100 artistëve për t’i servirur publikut këtë ekspozitë të vecanë, që fillon që nga brezi i profesorëve të pikturës si Abdurrahim Buza e Sadik Kaceli, e deri tek artistët e rinj, që krijojnë në arte të tjera në multimedia apo grafikë.

“E kemi filluar me profesor Buzën, Kacelin, Zajmin, kemi Ibrahim Kodrën, Fadil Pëllumbin, Hysen Devollin, Ksënofon Dilon, Kujtim Buza, Namik Prizreni”.

Kemi gjeneratën e dytë. Profesor Naxhi Bakallin, Clir Fekën, kemk Ibrahim Shehun, Maks Velon, Bujar Ferrën, Buron Kacelin.

“Vetë ekspozita është quajtur «Tirana e artit të tre karantinave ». Artistëve që i përkasin kësaj gjenerate, të cilët u karantinuan gjatë karantinës së parë të izolimit. Brenda kësaj karantine u karantinuan edhe bijtë e atyre qytetarëve që atëhere quheshin « me njolla në biografi”.

Si i ke përzgjedhur?

“Në bazë të konceptit që kisha për të paraqitur Tiranën. Larg klisheve”.

Ju mungon Tirana e vjetër?

“Sigurisht që më mungon. Pasi pamë disa ambiente, ky oborr ishte më i përshtatshmi, sepse ishte në qendër, në një shtëpi dhe familje tiranase”.

Si do ta përcaktonin Tiranën, edhe nëpërmjet artit që keni servirur këtu?

“Qyteti ku linda dhe u rrita dje ndoshta ku mund të vdes. Qyteti im i dashur”. /Jetona Kocibelli/

Top Channel