Fruti i pasionit/ Nuk importohet nga Amerika Latine, por prodhohet për herë të parë në Shqipëri

25/07/2020 19:59

Deri më tani konsumatori shqiptarë është mësuar që të konsumojë frutin e pasionit të importuar.

Ata janë të vetëdijshëm që janë shijuar një frut që është mbajtur në kushte frigoriferike, pasi ai kultivohet në vende të largëta të Amerikës Latine. Por që nga ky vit fruti i pasionit për herë të parë po kultivohet në Shqipëri. Ish-agronomi Irakli Shkoza ka vendosur që frutin e pasionit ta kultivojë më tokën e bekuar të Divjakës.

Përse vendose për frutin e pasionit?

“Unë do vazhdoja të merresha me lakra dhe domate, të gjithë mbjellin prodhime dhe ankohen për treg. Ne blemë produktin në market hoqëm farën dhe prodhuam fidanin vetë. Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Nuk është problemi që në të zëvendësojmë bujqësore tradicionale, por një farë iniciative duhet të ketë. Pra ndër to të kemi dhe fruta të tilla”.

Edhe pse është viti i parë i prodhimit fruti i pasionit, i Divjakës konkurron frutin e pasionit e Amerikës Latine në çmim dhe cilësi.

“Ideja është që të mos qëndrojmë në një dynym sipërfaqe këtu. Idea është që të mos jetë vetëm një fermer që të prodhojë këto. Ideja është që të ketë shumë sipërfaqe dhe fermerë, pasi tregu është i garantuar është Europa.”

Top Channel