Gazetarët në Hungari, dorëheqje masive kundër qeverisë

25/07/2020 17:19

Më shumë se 70 gazetarë dhe pjesëtarë të ekipit të portalit hungarez Index kanë dhënë dorëheqje, pasi akuzuan qeverinë se është duke bërë përpjekje për të dëmtuar portalin.

Shefi i Index-it, Szabolcs Dull ishte pushuar nga puna të martën. Gazetarët e kësaj medieje thonë se ky vendim është ndërhyrje e qartë në pavarësinë e mediumit dhe përpjekje për presion. Disa orë më vonë, protestuesit u mblodhën në Budapest duke kërkuar liri të medias.

Në dekadën e fundit, mbështetësit e kryeministrit nacionalist-konservativ, Viktor Orban, kanë marrë nën kontrollin e tyre mediat e pavarura. Hungaria radhitet e 89-ta në mesin e 189 shteteve në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave në botë. Muajin e kaluar, shefi i portalit Index, Szabolcks Dull, ka paralajmëruar se ky medium është në rrezik të lartë nga ndërhyrjet.

Shqetësimet për ndërhyrjen në pavarësinë e Index-it filluan disa muaj më parë, kur një biznesmen, përkrahës i kryeministrit, i quajtur Miklos Vasziky, bleu 50 për qind të aksioneve në një kompani që kontrollon marketingun dhe financat e kësaj medie.

Top Channel