City dhe United, gati të bëjnë çmenduri për rekordmenin francez

25/07/2020 18:18

Sulmuesi i krahut i Bayern-it, Kingsley Coman pëlqehet shumë, jo vetëm nga City, por edhe nga United.

Sipas The Athletic, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka vënë në shënjestër ish-yllin e Juventus-it për të përforcuar skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.Për Coman interesohet prej kohësh edhe Manchester City, që është në kërkim të një zëvendësuesi për Leroy Sane, i transferuar pikërisht te Bayern Munich.

24-vjeçari ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 35 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon me gjermanët.Pavarësisht probleme fizike, ai ka arritur të fitojë titullin e tetë radhazi. Bëhet fjalë për një rekord, duke parë se Coman ka fituar me tre skuadra të ndryshme në tre vende të ndryshme (në Francë me PSG, Itali me Juventus dhe Gjermani me Bayern).

Top Channel