Video/ Me shpejtësi skëterrë në kulmin e trafikut, hiqen 11 leje drejtimi e vendosen 35 gjoba gjatë 12 orëve

25/07/2020 22:18

Policia njofton se gjatë 12 orëve kontroll në autostradën Fier-Vlorë-Fier janë konstatuar automjet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 145 km/h deri në 201 km/h.

Prej mëngjesit të sotëm janë hequr 11 leje drejtimi në këtë aks rrugor, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, si dhe janë vendosur 35 masa administrative dhe 4 masa maksimale në vlerë për shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

“Në autostradën Fier – Vlorë – Fier ???✍

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me ? në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon te polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju. ?

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë”.

Top Channel