E martë, 07 Shkurt 2023
21:24
FBI paralajmëron për rritje globale të shantazhit seksual ndaj të miturve

FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për rritjen dramatike në skemat e shantazhit seksual që vendosin në objektiv të miturit, nëpërmjet aplikacioneve të lojërave dhe platformave të tjera digjitale, situatë për të cilën thonë se është shndërruar në një krizë globale.

21:17
Balona spiune kineze/ Marina amerikane publikon foto të mbetjeve në oqean

Marina amerikane ka publikuar fotot e balonës së dyshuar kineze të vëzhgimit që u qëllua të shtunën.

21:10
Ambasadori i Estonisë largohet nga Rusia

Ambasadori i Estonisë, Margus Laidre, u largua nga Moska me kërkesë të ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

21:08
Revista franceze Charlie Hebdo kritikohet për ‘humor’ me mijëra viktimat e tërmetit Turqi-Siri (fotot)

Revista satirike franceze Charlie Hebdo ka ndjellë dënesë e zemërim sot për një karikaturë ku në mënyrë të habitshme bënte humor me mijëra viktimat e tërmetit shkatërrimtar në kufirin Turqi-Siri.

21:01
Të mirat që ka në shëndet ndarja e shtratit me qenin tuaj

Çështja mbetet shumë e diskutueshme, me rreth një të tretën e amerikanëve që kanë qen që lejojnë qenin e tyre të flejë në shtrat me ta gjatë natës.

21:00
Kupa e Botës/ Katër amerikano-latine shpallin kandidaturën e përbashkët për 2030-ën

Emocionet e Kupës së Botës janë ende të freskëta, me Argjentinën që u shpall kampione bote në Katar, duke triumfuar në finale përballë Francës.

20:50
Shtatë ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

Rafti i ngrirjes në frigoriferin tuaj mund të kthehet në vendin perfekt ku mund të ruani për një kohë të gjatë ushqimet më të shëndetshme.

20:40
Kërkoi paradhënie për shitjen e bebes së palindur, babai: Do bëjmë lindje të parakohshme

Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmijën e palindur  duke e shituar për 5000 euro, të tjera detaje u publikuan mbrëmjen e së martës.

20:30
Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiç, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

20:27
Pse kemi më shumë ftohtë me kalimin e moshës? Çfarë mund të bëjmë

Në moshë të re, një xhakete e lehtë në fund të dimrit, mjaftonte për të të mbajtur ngrohtë dhe komod.

20:20
​Osmani takohet me Abazoviç, diskutojnë për projekte që lidhin dy vendet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mal të Zi ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Dritan Abazoviç.

20:10
Berisha bëhet çështje te Torino, shkak sherri me trajnerin Juriç?

Merkatoja është mbyllur dhe Etrit Berisha është shndërruar në një çështje te Torino.

20:03
Vllaznia fiton dhe i afrohet kreut/ Shkodranët mposhtën Kukësin që mbetet në vend të parafundit

Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Loro Boriçi ndaj Kukësit.

19:51
Të përmbytur nën acar! Jeta e vështirë mes ujit në temperatura nën minus 3 gradë në Shkodër

Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, shtëpia e Bledar Lezhës, e përmbytur dy herë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, është po aq e ftohtë sa jashtë.

19:51
Këto janë bimët që duhet t’i vendosni menjëherë në vendet ku ka myk dhe lagështirë në shtëpinë tuaj!

Myku dhe kondensimi janë probleme të zakonshme në shtëpi për shumë nga ne, por çelësi për t’i mbajtur ato larg mund të jetë në kopshtin tuaj.

19:49
Adoleshentë të varur nga droga/ Mjekët tregojnë se janë shtuar rastet, “kokainë dhe alkool”

Drogë e alkool edhe në radhët e adoleshentëve. Ky është trendi më i fundit që po tërheq frikshëm edhe moshat 13-14 vjeç, të cilët e nisin si eksperiment apo për të qenë pjesë një grupi shoqëror duke i shndërruar më pas në varësi.

19:38
Trazohen ujërat në Për’puthen/ Eda dhe Viktori flirtojnë në takim, ndërhyn Mateo: U bëre për ujë të ftohtë

Takimi i Edës dhe Viktorit në studion e Për’puthen u shoqërua me shumë flirtime nga të dyja palët.

19:38
Me ankthin e tërmetit! Rrëfimi i nënës për vajzën e saj studente mjekësie në Turqi

Për Gëzime Bashmilin, e hëna nga një ditë gëzimi për ditëlindjen e vajzës së vogël, iu kthye në shqetësim për gjendjen e vajzës së madhe që studion për mjekësi në Turqi.

19:36
Sa kushton Uzuni? Sulmuesi tregon shifrën

Myrto Uzuni është duke kaluar një super formë me Granadën në La Liga 2.

19:32
Ftesë në 5/ Babai i Dea Mishel për nominimin Kiara-Luiz-Efi: Bëri lojë të drejtë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar për herë të parë babai i Dea Mishel, i cili tregoi se komentet ofenduese në rrjet kanë lënduar më shumë bashkëshorten e tij.

19:25
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

19:22
Ish-polici londinez dënohet përjetë për dhjetra përdhunime gjatë 20 viteve në polici (fotot)

Përdhunuesi serial David Carrick, ish-oficer policie prej më shumë se 20 vitesh në Londër është burgosur sot me një minimum prej 30 vjetësh për dhjetra përdhunime e sulme seksuale ndaj viktimave që kërkonin mbrojtje te ai.

19:20
Ftesë në 5/ Zënka më e shpeshtë me Ledrin dhe këshilla para koncertit, Sara Hoxha i thotë të gjitha!

Sara Hoxha ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë për emocionet e fitores në DWtS, pushimet në Bali si dhe marrëdhënien me Ledrin jashtë kamerave.

19:16
Lindi nën rrënojat e tërmetit, shpëton mrekullisht foshnja në Siri/ Ndërrojnë jetë prindërit, motrat dhe vëllezërit (Video)

Një foshnje e sapolindur është shpëtuar mrekullisht nga rrënojat e tërmetit, por fatkeqësisht të njëjtin fat nuk kanë pasur nëna, babai dhe katër motrat e vëllezërit.

19:09
Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi/ Fanella me firmën e Ronaldos del në ankand

Një fanellë me firmën e Cristiano Ronaldos do të dalë në ankand dhe të ardhurat do të shkojnë për të prekur nga tërmeti tragjik në Turqi.

19:08
Turqi/ Një mrekulli u bë realitet, “Një engjëll që i mbijetoi rrënojave! Mirë se erdhe Zeynep”

Ndërsa dy tërmete 7.7 dhe 7.6 shkaktuan shkatërrime në 10 provinca të Turqisë, lotët rrodhën në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

18:51
Këshillat e përditshme që duhet të bëni për t’u kujdesur për sytë tuaj!

Përdorimi në rritje i pajisjeve elektronike, pluhuri dhe ndotja rreth nesh ka bërë që njerëzit të ndjejnë acarim dhe dhimbje të vazhdueshme në sytë e tyre.

18:48
Tërmeti në Turqi/ Flamujt e NATO-s ulen në gjysmështizë

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë duke treguar solidaritet për tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş të Turqisë.

18:45
Punëtorë e fermerë përleshen me policinë kundër reformës së pensioneve në Francë (fotot)

Protestues kundër reformës së kontestuar të rritjes së moshës së pensionit u përplasën sot me policinë në Nante, në perëndim të Francës, duke ruajtur nxitjen e lëvizjes grevave e protestave të dy javëve të fundit.

18:33
Tërmeti tragjik në Turqi e Siri/ Kosova shpall të mërkurën Ditë Zie

E mërkura e 8 shkurtit është shpallur Ditë Zie në Kosovë, në nder të mijëra viktimave që shkaktoi tërmeti i një dite më parë në Turqi dhe Siri.

18:30
Mbi 7 mijë viktima në Turqi e Siri nga tërmeti tragjik/ Tre muaj gjendje e jashtëzakonshme, ekipet e shpëtimit në garë me kohën

Reshjet e dendura të shiut e borës po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit, të vëna në garë me kohë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrimtar që goditi orët e para të së hënës Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinje.

18:25
Vajza e Eminem fejohet, Hailie Jade i thotë po propozimit (foto)

Vajza e Eminemit po merr një mbiemër të ri.

18:22
“Adele mendoi se do të fitonte disa çmime…”/ Ekspertja britanike e gjuhës së trupit lexon gjestikulacionet e këngëtares gjatë Grammy-t

Nuk është aspak e habitshme që ikona e pop-it u largua për një moment nga Crypto Arena në LA pasi humbi nga Harry Styles duke pasur parasysh gjestet e saj dhe zgjedhjen e veshjes.

18:07
“McGonigal”/ Karamuço zbulon takimet me agjentët e FBI: Ja për çfarë më pyetën

Bota e agjentëve të kundërzbullimit të FBI-së u trondit muajin e kaluar kur një prej tyre, Charles McGonigal u padit për mundësinë e zbulimit të aksesit për zyrtarët rusë dhe shqiptarë në këmbim të qindra mijëra dollarëve cash.

18:03
“Po na lënë të vdesim”/ Banorët e Turqisë të dëshpëruar dhe zhgënjyer, gërmojnë rrënojat me duar

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi tronditi banorët të cilët janë të zemëruar për mënyrën se si po menaxhohet situata.

17:56
Kandidati i vrarë një ditë para votës zgjidhet kryebashkiak në Ekuador (fotot)

Një kandidat për kryebashkiak në Ekuador, i ekzekutuar disa orë para hapjes së votimit, ka fituar zgjedhjet në qytetin Puerto López.

17:53
Përveç çmimeve, Harry Styles mori edhe vëmendjen e publikut për veshjet e tij në Grammy (foto)

Harry Styles kishte një natë për të kujtuar.

17:52
Aksidenti i rëndë në Tiranë, ndërron jetë gruaja që u përplas nga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një grua, ende të paidentifikuar, në bulevardin Zhan D’Ark të Tiranës.

17:47
Ekskluzive/ Rrjeti “kryqëzon” Dea Mishel, reagon për herë të parë babai i saj në Ftesë në 5

Babai i banores së Big Brother VIP, Dea Mishel, Bujar Hoxha në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5” reagoi për herë të parë, pas reagimeve të rrjetit kundër saj.

17:39
Modelja 19 vjeçare braziliane pret dënimin me vdekje për trafikim kokaine në Tailandë (fotot)

Një vajzë 19-vjeçare është dënuar me vdekje me anë të skuadrës së pushkatimit pasi u kap duke trafikuar droga drejt Tailandës.

17:35
Bottas i rikthehet eksperiencës me Mercedes: Kam vuajtur me Hamilton!

Valtteri Bottas nuk është shpallur asnjëherë Kampion i Botës në Formula 1 dhe shanset për t’ia dalë, tashmë që bën pjesë në radhët e skuderisë Alfa Romeo janë minimale.

17:26
Tërmeti në Turqi/ Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya (Fotot)

Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit ndodhet në rrënojat e tragjedisë në Malatya, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

17:19
“Bërtisja por nuk më dëgjonte njeri”, të shpëtuarit tregojnë tmerrin nën rrënoja

“Mendova se nuk do t’ia dilja të qëndroja gjallë”, kujton Mehmet Çiçek.

17:14
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Pas 33 orësh nën rrënojat e ndërtesës, shpëton mrekullisht 4-vjeçari (Video)

Një djalë 4-vjeçar u gjet 33 orë pas tërmetit tragjik në Turqi, nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Hatay.

17:10
“Turqia lëngon”/ Babai mban dorën e vajzës së vdekur në rrënoja, ndodhet ende në krevatin e saj

Një baba i dëshpëruar që mban dorën e vajzës së tij të vdekur nga tërmeti në Turqi ka thyer zemrat e të gjithëve.

17:09
Gruaja më e gjatë në botë duhet të shtrihet në gjashtë sedilje avioni pasi nuk qëndron dot ulur (fotot)

Ajo që njihet në media si gruaja më e gjatë në botë me mbi 2.15 m gjatësi, shpjegon së fundmi se kur udhëton me avion duhet të shtrihet duke zënë gjashtë sedilje të tij pasi ndryshe nuk mund të fluturojë.

16:52
Rënia e ashensorit në Tiranë, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut: Është i paregjistruar

Ashensori që pësoi defekt një ditë më parë në Astir rezulton i paregjistruar, sipas Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

16:46
32 orë pritje, vëllezërit ia dalin të shpëtojnë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Një djalë 8-vjeçar doli nga rrënojat e një pallati në provincën Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.7 që mori mijëra jetë në Turqi që nga e hëna, vetëm dy orë pasi shpëtimtarët shpëtuan vëllain e tij të vogël nga e njëjta grumbull mbeturinash.

16:39
Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me premtimin për të hetuar administratën e Presidentit Joe Biden.

16:35
Lufta në Ukrainë/ Odesa përballet me probleme të energjisë elektrike, pritet të zgjasin deri në fundjavë

Qyteti port i Odesës po përballet me energjinë elektrike, të cilat pritet të zgjasin deri në fundjavë.

16:32
Rama në lagjen që do të rindërtohet në Durrës: Synon uljen e faturës energjitike dhe një park të ri

Një lagje e Durrësit do të rindërtohet sipas një projekti që përfshin një mijë familje.

16:25
Policia heton ‘vrasje-vetëvrasjen e mundshme’ të drejtoreshës së kolegjit elitar dhe familjes në Britani (fotot)

Detektivët në Britani po hetojnë atë që duket si një “vrasje-vetëvrasje” e drejtoreshës së një kolegji privat ku kushtonte më shumë se 40 000 paundë viti në Britani, pasi drejtoresha e parë femër e Epsom College u gjet e vdekur bashkë me bashkëshortin dhe bijën e tyre të vogël.

16:15
Emiratet e Bashkuara Arabe, 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve për të mbështetur dy shtetet e prekura nga tërmetet, Turqinë dhe Sirinë, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

16:15
Më në fund Ibra, suedezi rikthehet si një “ilaç” për Milanin e “sëmurë”

Milan është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh me kuqezinjtë që nuk e kanë gjetur rrugën e fitores në shtatë ndeshjet e fundit.

16:01
Konferencë në Manastir! Arkivistika mblidhet në qytetin e alfabetit këtë vit

Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

15:56
SHBA, ndihmë Shqipërisë, 50 milionë dollarë për pasojat e sulmit kibernetik nga Irani

Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtësisht me Shqipërinë dhe kanë ofruar ndihmë prej 50 milionë dollarë për sulmin kibernetik të Iranit.

15:53
Pranimi i planit franko-gjerman, reagimet në Kosovë për vendimin e Kurtit

Kryeministri i Kosovës pas takimeve të së hënës ka pranuar siç thotë ai në parim, propozimin e BE-së si bazë e mirë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

15:43
Protestë për urën e Zogut, monumenti i kulturës po shembet

Në mars të vitit 2022 organizata Europa Nostra e renditi Urën e Zogut ndër 7 monumentet më të rrezikuara, e ndërsa sot inxhinieri dhe arkitekti nga kjo organizatë inspektuan nga afër këtë urë.

15:40
Të bllokuarit nën rrënoja vijojnë të vdesin nga i ftohti në katastrofën e tërmetit në Turqi, Siri (fotot)

Një baba i shtangur nga dhimbja shihej sot që mbante dorën e bijës së tij të vdekur të zënë nënë rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi, vendi që bashkë me Sirinë u shokuan nga tërmeti katastrofik me mijëra të vdekur i te henes.

15:35
Bie ashensori në Tiranë, plagosen dy bashkëshortët pasi kabina ra 5 kate

Një çift bashkëshortësh 56 dhe 55 vjeç mbetën të lënduar në zonën e Astirit pasi ashensori me të cilin po ngjiteshin për në katin e 5 pësoi defekt dhe në mënyrë graduale zbriti duke u rrëzuar në katin 0.

15:27
Shqiptarët në zonën e tërmetit, Konsullja e Shqipërisë: Janë  gra të martuara me shtetas turq

Blerta Kadzadej konsulle e përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, në një prononcim në edicionin e mesditës në Top Channel dha  këtë përditësim për nëse ka patur shqiptarë të lënduar nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

15:15
“Ku është zoti Ahmetaj?” Balla: Ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat u pyet se ku ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend.

15:10
Burg për Alda Klosin/ Ish- bashkëpunëtores së Ahmetajt i caktohet masa në QSUT

Alda Klosi, ish drejtoreshë  e koncensioneve, ish këshilltare e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në vitin 2020 si dhe ish drejtoreshë e kabinetit të ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj u la nga gjykata në arrest me burg.

15:00
Kërkesat e opozitës për çështjen McGonigal, Balla: Mocioni me debat u pranua

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballan ë një komunikim për mediat u shpreh se kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen McGonigal është pranuar.

14:45
“Gjeometria hënore mund të shkaktojë…”,  studiuesi që parashikoi tërmetin e fuqishëm në Turqi bën një tjetër postim

Studiuesi sizmik, Frank Hoogerbeets, personi i cili arriti të parashikonte tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë ka bërë një tjetër parashikim.

14:37
Presidenti i Bayernit “i vërsulet” Neuerit: Zhgënjyese ajo që bëri

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, u është bashkuar kritikave ndaj Manuel Neuerit pas intervistës kontroverse në të cilën portieri dhe kapiteni i bavarezëve sulmoi klubin për shkarkimin e trajnerit të portierëve, Toni Tapalovic.

14:28
Vau i Dejës/ Kërcënuan me armë zjarri një person, vihen në pranga tre autorët

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kërcënuan me armë një qytetar.

14:20
UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

14:17
Greqia, jo më “toka e premtuar”: Bie numri i shqiptarëve, ikin drejt Europës!

Publikimi i të dhënave të lëshimit të lejeve të qëndrimit nga ministria greke e Emigracionit dhe Azilit për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët, tregoi se në vendin fqinj rezultojnë aktualisht 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi.

14:14
SHBA përgëzon Kosovën: Përfitime të mëdha për Prishtinën dhe Beogradin

 Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier kërkoi t`i siguronte të dy vendet se “marrëveshja e përkohshme” do të sjellë përfitime të mëdha, si për për Prishtinën, ashtu dhe Beogradin.

14:12
Temperaturat e ulëta/ Veliaj viziton të pastrehët e sistemuar në qendrën “Strehëza”: Në këto net të vështira, solidaritet që askush të mos ndihet vetëm

Teksa vendi po përballet me temperatura të ulëta, strukturat e Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për t’u siguruar një ambient të ngrohtë dhe ushqim për të gjithë personat e pastrehë në qendrën sociale “Strehëza”.

14:04
Turqia, tre muaj gjendje e jashtëzakonshme! Gërmohet me duar për të mbijetuar

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 zonat e vendit të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i së hënës.

14:02
FOTOLAJM/ Shkatërrim dhe shpresë! Kontrasti në Turqi pas tërmetit, fëmija i ulur në karrocë buzëqesh para kamerës

Grimca të vogla pozitiviteti tregohen përmes një fotoje nga Hatay në Turqi, ndërsa vendi po përballet me një prej katastrofave më të mëdha.

13:51
Alda Klosi në burg, flet avokati mbrojtës: Deklaratat e pastrueses janë gënjeshtra, paratë ishin të xhaxhait

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren.

13:32
“Në rrezik i gjithë Stambolli”! Përse Turqia është kaq e prirur ndaj tërmeteve

Tetorin e 2020-tës, një tërmet i fuqishëm goditi Egjeun, dhe epiqendra e tij ishte pranë Izmirit, shumë afër sipërfaqes së detit. Mbi 100 ishin asokohe viktimat, e më shumë se 1.000 të plagosurit.

13:22
Ana de Armas, Brian Tyree Henry dhe Michelle Yeoh ndër të nominuarit për herë të parë për Oscar që sundojnë garat e aktrimit

Fytyrat mund të duken të njohura, por nominimet janë krejt të reja.

13:13
Dhunoi nënën e tij, në pranga 41-vjeçari në Elbasan

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

13:06
Spanja do të krijojë një spital fushor në zonën e tërmetit

Qeveria spanjolle njoftoi se do të krijojë një spital fushor në rajon për të ndihmuar viktimat e tërmeteve në Kahramanmaraş dhe një ekip profesional prej 70 personash.

12:51
Partizani në krizë rezultatesh, pesë ndeshje pa fitore dhe -6 nga kreu

Partizani po kalon një moment të vështirë, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull.

12:47
OBSH: Deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën, i cili ka lënë mbi 5000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

12:46
Vakti i mëngjesit, 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës.

12:38
BE-ja do të dislokojë mbi 1.000 shpëtimtarë në Turqi

Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar për të mbijetuar në Turqi, tha komisionari evropian për Kriza, Janez Lenarçiç.

12:33
Tragjedi e re detare! Greqi, humbin jetën disa emigrantë në brigjet e Leros

Një tragjedi e re detare me emigrantë është regjistruar përsëri në Greqi, kësaj here pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor.

12:32
Priten me duartrokitje trupat e Kosovës në Turqi: Mbërritja në zonat e tërmetit!

Kosova nisi një kontigjent të FSK-së drejt Turqisë, duke ofruar kështu ndihmën e saj për vendin e goditur nga tërmetet vdekjeprurëse.

12:26
Takimi me Lajçak, flet Vuçiç: Çfarë paralajmëron presidenti serb

Një bisedë e hapur dhe miqësore, kështu e cilësoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

12:21
Ngrica në Shqipëri! Edhe Durrësi ‘mbulohet’ nga akulli, ndërsa në Vlorë lahen edhe sot

E marta e kësaj javë në Shkodër shënon ditën më të ftohtë të vitit ku temperaturat në Qafë Thore arrijnë deri në -21 gradë, ndërsa në Vermosh temperaturat kanë arritur në -18 gradë, kurse në Fierzë situata meterologjike paraqitet pak më ndryshe nëse e krahasojmë me temperaturat e më sipërme,  ku termometri shënon -9 gradë.

12:15
Ndodh mrekullia! Foshnja 15 muajshe nxirret nga rrënojat 31 orë pas tërmetit, ekipi dëgjoi të qarat

Një foshnjë 15 muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në lagjen Menderes, e cila u shkatërrua pas tërmeteve në Kahramanmaraş.

11:59
E konfirmon vetë legjenda braziliane, djali i tij te Barcelona

Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), djali i legjendarit Ronaldinho Gaúcho, ka qenë në një periudhë prove te Barcelona që nga fillimi i janarit.

11:54
Sot dita më e ftohtë në qarkun e Shkodrës, termometri shënon -21 gradë Celsius në Qafë Thore

Sot është shënuar dita më e ftohtë në qarkun e Shkodrës për këtë sezon dimëror.

11:47
Burgu u dëmtua nga tërmeti, arratisen dhjetëra militantë të ISIS-it në Siri!

Të paktën 20 militantë të ISIS-it janë arratisur nga burgu në Rajo të Sirisë, duke shfrytëzuar dëmtimin e godinës për shkak tërmetit vdekjeprurës të një dite më parë.

11:34
Tentuan të kalojnë të miturit në Itali si ekip sportiv në portin e Durrësit, arrestohet edhe ‘lojtari’ i 11-të

Një 44-vjeçar nga Gjakova e ka çuar në 11 numrin e të arrestuarve të policisë së Durrësit për tentativën e kalimit të paligjshëm në kufi të të miturve kosovarë që u paraqitën si ekip sportiv në kufi.

11:20
Arrestohen shitësit e fëmijës/ U denoncuan dje në “Fiks Fare” babai, do e shiste beben për 5 mijë euro

Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë pas videos së transmetuar mbrëmjen e kaluar gjate emisionit investigativ në Top Channel duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve prindërit e foshnjës.

11:03
Java më e ftohtë e këtij dimri/ “Ngrin” Durrësi! Rënia e temperaturave krijon ngrica në rrugë e sheshe

Prej dy ditësh Durrësi është përfshirë nga ngricat. Rënia e temperaturave nën zero gradë dhe në bregdet ka krijuar ngrica në rrugë dhe sheshe.

10:53
Në kërkim për grabitje me armë, arrestohet 42-vjeçari nga Gjeorgjia, kreu i grupit kriminal fshihej në Tiranë

Një 42-vjeçar me origjinë Gjeorgjia është arrestuar në Tiranë pasi ishte në kërkim për grabitje me armë.

10:49
Tërmetet shkatërruese në Turqi/ Mbërrin skuadra e shpëtimit nga Shqipëria, për pak nisin punën në terren

Ka mbërritur në Turqi ekipi i shpëtimit dhe i ndihmës shëndetësore nga Shqipëria, të cilët do të ndihmojnë në kërkimin e trupave nën rrënoja dhe t’i ofrojnë atyre ndihmë të shpejtë.

10:44
Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Kim: 50 mln dollarë mbështetje për Shqipërinë! S’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa ka folur ditën e sotme në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, ka vënë theksin tek ndihma që Amerika i ka ofruar qeverisë shqiptare gjatë sulmit të Iranit.

10:43
Arnold Schwarzenegger përfshihet në aksident, përplas me makinë një grua që po udhëtonte me biçikletë

Arnold Schwarzenegger është një nga aktorët më të njohur në botë.

10:38
Turqi: Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet

Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prje 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë.

10:29
Pse Turqia është kaq e rrezikuar nga tërmetet?

Ka disa arsye pse toka në Turqi dhe Siri po dridhet vazhdimisht, sipas sizmologëve. Ja disa nga shpjegimet e ekspertëve…

10:20
E dhimbshme/ Imazhe që zbulojnë shkatërrimet fatale nga tërmetet në Turqi, si duken qytetet para dhe pas fatkeqësisë

Tërmetet shkatërruese në Turqi i kanë marrë jetën mbi 5000 qytetarëve turk dhe sirianë.