Bie vaksinimi ndaj fruth-rubeolës, qytetet me më shumë të pa vaksinuar janë Tirana, Elbasani, Durrësi e Delvina

03/07/2023 15:46

Me ardhjen e shumë turistëve shtohet rreziku i futjes së sëmundjeve infektive duke rriskuar më së shumti  fëmijët e pavaksinuar.

Pas pandemisë së Covid 19 në shumë vende të botës është shënuar rënie vaksinimit ndërkohë që vendi ynë ka shënuar rënie vetëm ndaj vaksinës së  fruth- rubeolës.

“Sezoni turistik patjetër që është rrezik”, tha Silva Bino.

Gjatë këtij viti janë kapur dy raste me fruth  në vendin tonë .Por fakti qe ka fruth në vendet fqinjë me ne ai është një rrisk për të gjithë ata që nuk vaksinojnë fëmijët, të cilat nëse bien në kontakt bëjnë forma të rënda.

 “Gjetëm një grua që ishte pa vaksinuar. Ishte nga Kukësi por u kap në Durrës. Tirana ka numër me të lartë të të pavaksinuarve, më pas janë Elbasani, Durrësi dhe Delvina”, tha Bino.

Nënat kanë tendencë që vaksinën e fruth rubeolës e cila bëhet kur fëmija mbush 1 vjeç, ta shtyjnë më disa muaj pasi e lidhin me autizimin për të cilin studime ndërkombëtare ndër vite  nuk kanë gjetur asnjë lidhje. Po sa e rriskojnë këto nëna fëmijën?

Një fëmijë apo i rritur kur bie në kontakt me fruthin ,shfaq temperaturë të lartë, pneumoni, shurdhim, dëmtime të trurit të parikuperueshme deri dhe vdekje.

Top Channel