Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës
Pas denoncimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” për administrimin e konvikteve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prokuroria ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për administrimin e konvikteve pranë Universitetit Bujqësor, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që ngritën pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të këtyre godinave.
Në një përgjigje zyrtare për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 7818 të vitit 2016, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
“Pas transmetimit në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ të pamjeve filmike që lidhen me administrimin e konvikteve pranë Universitetit Bujqësor, vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e rrethanave dhe pretendimeve të pasqyruara në pamjet filmike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Denoncimi i “Fiks Fare” evidentoi dy realitete të ndryshme në konviktet studentore. Ndërsa për godinat e Qytetit Studenti u ngritën shqetësime për kushtet e këqija, në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës u raportua se, pavarësisht investimit prej rreth 30 milionë eurosh, në to qëndronin punëtorë dhe studentë të huaj, dhe jo studentë shqiptarë.
Pas transmetimit të investigimit, sipas raportimit të emisionit, drejtori i përgjithshëm i konvikteve, Olsi Shahini, ishte larguar nga detyra, ndërsa zyrtarisht ishte bërë e ditur se ai kishte dhënë dorëheqjen.
Top Channel