I kërkoi të linte lojën dhe të kthehej me të në shtëpi/ Miri reagon për herë të parë për takimin e Selin me të ëmën në BBVIP: Doja t’i thoja që… Në sytë tanë të pasurit i kanë të gjitha. Jeta e tyre është e bukur dhe pa stres. Por realiteti është ndryshe.
Paraja dhe stresi përgjithësisht ecin bashkë.
“Njerëzit që kanë vështirësi financiare në fakt I përballojnë më me lehtësi dhe janë më të rezistentë ndaj problemeve të vogla të përditshmërisë. Nuk i vënë kaq shumë rëndësi një problem të vogël ankthi apo stresi, sepse janë mësuar ta mbajnë një nivel stresi. Ndërkohë që njerëzit që kanë mundësi financiare e kanë shumë të theksuar problemin e ankthit. Një problem I vogël t’u ndodhë I bën alert dhe kërkojnë të takojnë psikologun. Mundësitë financiare të sjellin edhe ngarkesë emocionale. Sa më shumë mundësi të tilla të kesh nuk do të thotë që ti je I qetë. Zakonisht njerëzit që kanë financa të mira kanë probleme në marrëdhëniet më fëmijët e tyre dhe më bashkëshortet. Shumë vijnë për terapi në çift”, tha psikologia Valbona Treska.
Top Channel