Pas largimit të Pochettinos, në SHBA duan ish trajnerin e Portugalisë për kombëtaren

17/11/2026 11:02

Federata Amerikane e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri të ri për të pasuar Mauricio Pochettino i cili ka pranuar kalimin te Manchester United.

Në ditët e fundit u përmend emri i Pep Guardiolës, por tani në skenë shfaqet një tjetër emër, ai i ish trajnerit të kombëtares portugeze Roberto Martinez. Të paktën kjo është ajo që ka pretenduar ish futbollisti i kombëtares amerikane, Tim Howard.

‘Do të ishte absurde nëse SHBA nuk do të vendoste Roberto Martinez si një prej kandidatëve kryesorë për pankinën-tha Howard-mos e lini t’ju ikë Roberto Martinez. Duhet të jetë mes dy kandidatëve kryesorë. Dhe për mendimin tim, është numri 1. Roberto Martinez, është mendja futbollistike më brilante me të cilin kam qenë. Mos e lini t’ju shpëtojë Roberto Martinez, ju lutem mos e bëni’.

Top Channel