PD mbledh grupin parlamentar në Kuvend, vendos të marrë pjesë me të gjithë deputetët tek ‘Ekonomia’, në komisionet e tjera me një përfaqësues

02/11/2026 10:19

Top Channel mëson se Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komisioneve parlamentare.

Pas diskutimeve u vendos që tek Ekonomia të jetë një pjesëmarrje e plotë e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa në komisionet e tjera të shkojë vetëm nga një përfaqësues.

Top Channel