“Nuk marr pjesë në protestë, kontribuoj në mënyrat e mia”/ Monika Kryemadhi në “Goca dhe Gra”: Nuk dua që imazhi i poilitikanit ta dëmtojë atë

24/10/2026 22:10

Monika Kryemadhi ka komentuar protestën dhe tensionet e regjistruara në Tiranë, duke u shprehur se dhimbja e shkaktuar nga përplasjet nuk prek vetëm personat e lënduar, por edhe familjarët, rrethin e tyre shoqëror dhe qytetarët që i ndjekin këto zhvillime.

Ajo tha se nuk merr pjesë në protestë, pasi, sipas saj, prania e politikanëve dhe ish-politikanëve mund të dëmtojë imazhin e tubimeve.

Kryemadhi theksoi se mbështetja për protestuesit mund të jepet edhe në forma të tjera, pa qenë fizikisht në shesh.

“Dhimbje, psherëtima, brenga, që nuk janë vetëm të atyre që rrohen, por edhe të prindërve, të rrethit shoqëror, por edhe tonat që jemi spektatorë, mund ta quajmë, e bën shumë të pakuptimtë këtë situatë.

Ashtu siç e bën të pakuptimtë edhe palën tjetër, që është përballë, që çfarë humbet, por ikën, sepse asnjë gjë nuk është e përjetshme.

Unë nuk shkoj në protestë, për arsye se nuk dua që imazhi i politikanit, ish-politikanit, ta dëmtojë atë. Një njeri sipas meje kontribuon në protestë në mënyra të ndryshme. E para, kontribuon me rrethin shoqëror që nuk janë publikë dhe të dalin në shesh.

Të kontribuojë me familjarët e tij, të çojë ushqime, ujë, ujë fiziologjik. Kontribuojnë me GoFundMe”,tha Monika Kryemadhi

Top Channel