Manchester City rrezikon një dënim historik, mund t’i hiqen aq pikë sa mund ta mbajnë dy vite në Championship
Tottenham më në fund merr frymë në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi arriti të sigurojë fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, duke mposhtur Coventryn me rezultatin 3-1 në shtëpi.
Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, me tri barazime dhe tri humbje, londinezët kishin nevojë për tri pikët për të kthyer besimin dhe për të dalë nga momenti i vështirë që po kalonin në kampionat.
Tottenham kaloi në avantazh në minutën e 14-të me anë të James Maddison.
Coventry nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 49-të. Jack Rudoni dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të miqve, duke rikthyer ekuilibrin dhe duke rritur presionin mbi vendasit.
Përgjigjja e Tottenhamit erdhi në minutën e 58-të. Omar Marmoush shënoi golin e dytë, ndërsa Ben Davies realizoi dhe golin e tretë, duke siguruar tre pikët.
Tri pikët janë një lajm i rëndësishëm për Tottenhamin, që synon të lërë pas startin e dobët të sezonit dhe të rikthehet në garën për ngjitjen në renditje.
Top Channel