Manchester City tentoi që arrijë një akord me Premier League për një reduktim të sanksioneve të mundshme të tij. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja financiare ‘Bloomberg’ që zbulon se klubi anglez hyri në bisedime për të paguar një gjobë shumë të majme për të evituar heqjen e titujve dhe një rënie të mundshme nga kategoria për thyerje të rregullave financiare.

Bisedimet mes palëve, mësohen se janë kryer përpafra se të bëhej publik vendimi që e shpallte fajtor Manchester City për 114 nga 115 akuzat për manipulim të llogarive financiare për periudhën 2009-2018 për të dribluar normativat ekonomike.

Drejtuesit e Manchester City i propozuan Premier League pagesën e një gjobe historike në këmbim të qëndrimit në elitën e futbollit anglez dhe mbajtjes së titujve. Por drejtuesit e Ligës e refuzuan propozimin dhe parashikon të aplikojë sanksionin e plotë pasi të mbyllet edhe procesi i apelimit të klubit, i parashikuar për në muajin shkurt.

Një komision i Premier League në fund të muajit të kaluar bëri të ditur se Manchester City falsifikoi bilancet me më shumë se 900 milionë paundë(1.2 miliardë dollarë). Ky organizëm arriti në përfundimin se klubi siguroi kapital nga Abu Dhabi përmes kontratave fiktive të sponsorizimit për të dribluar rregullat financiare.

Në pritje të vendimit pas apelimit të bërë nga klubi, sanksionet e mundshme variojnë nga gjoba shumëmilionëshe dhe heqje pikësh deri në rënien administrative nga kategoria.  Sipas hetimeve, klubi anglez paraqiti bilance që fshehnin gjendjen reale të financave të tij dhe tejkaloi dukshëm kufijtë e shpenzimeve të vendosura si nga Premier League ashtu edhe nga UEFA.

Top Channel