Serie A/ Inter e rinis me Parmën për t’u shkëputur, Napoli, në ‘kurthin’ Frosinone
Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Superiore i rikthehet aktivitetit të tij këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 6. Gjithçka do të nisë këtë të shtunë kur në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e para të kësaj jave.
Kështu, në Niko Dovana të Durrësit, Teuta do të presë Skënderbeun e Korçës. Skuadra e Edlir Tetovës është dukshëm favorite për të fituar këtë ndeshje teksa vjen si skuadra kryesuese e kampionatit me 13 pikë nga 15 të mundshmet e grumbulluar në 5 javët e para. Krejt e kundërta është te Skënderbeu që ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë. Po kështu, këtë të shtunë do të luhet edhe ndeshja mes Elbasanit dhe Vorës. Skuadra Gvozdenovic pozicionohet në vendin e pestë me 6 pikë, vetëm 2 më shumë se Vora në vendin e 8, kështu që verdhebluve do t’iu duhet fitorja për të përmirësuar akoma më shumë pozitat e tyre, një opsion që do të kërkojë edhe Vora për t’iu larguar vendeve të fundit.
Tre ndeshjet e tjera të kësaj jave do të luhen ditën e diel, në 11 tetor. Vëmendja më e madhe padyshim do të jetë tek Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Dy skuadrat më me traditë në futbollin e vendit tonë janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe çdo rezultat është i mundur. Tirana është në 5 pikë ndërsa Partizani është me 4 pikë në vendin e 6 dhe teë 7 dhe për të dyja skuadrat fitorja është një detyrim për to për të mos i përkeqësuar gjërat në klasifikim.
Po kështu Vllaznia do të presë Dinamon në një sfidë ku skuadra shkodrane përvec krizës në rezultat përballet dhe me atë institucionale ku u arrit deri aty sa futbollistët të bojkotojne edhe stërvitjen. Në ditën e debutimit të trajnerit Laszlo, shkodranët do të duan të marrin fitoren e parë në këtë sezon, një mision ky i vështirë pasi do të përballen me Dinamon e vendit të trete me skuadrën e Ilir Dajës që është me 12 pikë pas 5 ndeshjeve të para.
Sfida tjetër e kësaj jave është ajo mes Laçit dhe Egnatias. Edhe kjo është një ndeshje që ka shumë interes, me skuadrën kampione të vendit që do të kërkojë që të vijojë me rezultatet pozitive për të mos iu shkëputur Teutës kryesuese dhe pse jo, për të përfituar nga ndonjë hap fals i skuadrës durrsake. Po kështu edhe Laçi do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo ndeshje për të përforcuar akoma më shumë pozitat e tij.
Top Channel