Borussia Dortmund dhe Werder Bremen kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike në Bundesligë, që u vendos në minutat e fundit.

Verdhezinjtë shënuan dy herë brenda pesë minutash, por miqtë reaguan me dy gola të vonshëm, duke siguruar barazimin 2-2.

Pjesa e parë në “Signal Iduna Park” u mbyll pa gola, me rezultatin 0-0. Goli i parë i takimit erdhi vetëm në minutën e 80-të, kur Daniel Svensson kaloi Dortmundin në avantazh.

Pesë minuta më vonë, Nico Schlotterbeck shënoi golin e dytë për vendasit, duke krijuar përshtypjen se Dortmundi e kishte siguruar fitoren.

Por Werder Bremen nuk u dorëzua. Ludovit Reis ngushtoi diferencën në minutën e 88-të, duke rihapur takimin dhe duke shtuar emocionet në fundin e tij.

Goditja vendimtare erdhi në kohën shtesë, kur Niclas Füllkrug realizoi në minutën e 90+2-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2 dhe duke i mohuar Dortmundit fitoren në shtëpi.

Top Channel