Gjobë për Kosovën, ndëshkim për Kroacinë, por Serbia merr goditjen më të rëndë nga UEFA
Barcelona merr një lajm shqetësues në prag të dy sfidave të rëndësishme të sezonit.
Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion Raphinhën për ndeshjen ndaj Getafes në La Liga dhe përballjen me Galatasarayn në Champions League, pasi braziliani ka pësuar një dëmtim. Trajneri gjerman konfirmoi mungesën e sulmuesit, duke theksuar se situata nuk duket serioze, por kërkon kujdes të veçantë. Historia e dëmtimeve të lojtarit sezonin e kaluar e ka shtyrë stafin teknik të mos rrezikojë rikthimin e tij të parakohshëm.
“Ky nuk është një dëmtim serioz, por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ai pati tre dëmtime vitin e kaluar. Duhet ta monitorojmë. Nuk do të jetë i disponueshëm nesër dhe as në ndeshjen kundër Galatasarayt”, deklaroi Flick.
Mungesa e Raphinhës është një goditje për katalanasit, duke pasur parasysh formën e shkëlqyer të brazilianit në këtë sezon. Ai ka realizuar 14 gola në 8 paraqitje me Barcelonën, ndërsa problemi fizik u shfaq pas miqësores së Brazilit kundër Australisë.
Tashmë, Flick duhet të gjejë alternativat e duhura për dy sfida delikate, ndërsa në Barcelonë shpresojnë që dëmtimi të mos rezultojë më i rëndë dhe sulmuesi të rikthehet sa më shpejt në fushë.
Top Channel