Debati në ‘Top Story’/ Çfarë përfaqëson Ron Yeffet dhe pse e fitoi ai prodhimin e armëve në Shqipëri?

05/10/2026 23:01

Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ pati edhe debat për Ron Yeffet, të cilit SPAK i kontrolloi banesën dhe i sekuestroi telefonin, në kuadër të hetimeve për KAYO-n.

Pjesë nga debati:

Duma: Kush është ky? Çfarë CV ka? Çfarë përfaqësonte ai para se të kapej?

Beci: Ngadalë, ngadalë, i ka marrë lekët e shtetit, ka bërë 2 kompani BIA.

Grida: Çfarë pune ka bërë përpara?

Manjani: Ky është një tregtar armësh, e di ta bëjë këtë punë, ti e ble aty ku e ke gati.

Grida: Trafikant apo tregtar armësh?

Ylli: Tregtar armësh.

Karamuço: Do ketë mashtruar ndonjë qeveri të botës së tretë andej, aftësi është.

Beci: Ron Yeffet është në hetim, interesat e Ronit i di kryeministri, i di ish-ministri i Mbrojtjes.

Vengu: E kam takuar, siç takoj shumë të tjerë.

Karamuço: Në Senegal ka bërë të njëjtën gjë, në Nigeri. Ka pasur dyshime. Një vend i NATO-s a duhet të ketë qartësi se kujt po ia jep?

Vengu: Prodhimi i armëve është një sektor ndryshe nga industria civile, ku ka orekse dhe gjeopolitikë, po nuk mund të anatemohet kjo industri në vend, jo sepse po rrisim buxhetet e mbrojtjes.

A e dini që Serbia ka shpenzuar 3 miliardë dollarë në ofensivë?

Në kohën e COVID-it na mungonin maskat. Kjo po ndodh sot në Evropë për municion. Duhet të prodhojmë municion. 1237 persona të punësuar, 300 persona janë të punësuar sot.

 

Top Channel