‘Të mos bëjnë arbitrat dash për kurban’/ Claude Makelele i pamëshirshëm në kritikat ndaj Realit të Madridit

21/09/2026 15:52

Reali i Madridit përjetoi ditën e diel një pasdite shumë të vështirë teksa pësoi humbjen e dytë sezonale në La Liga, këtë radhë në derbin e qytetit me Atletico.

Kjo humbje ishte një goditje e rëndë për Los Blancos që shkojnë në pauzën për ndeshjet e Kombëtares me 6 pikë më pak se rivalët e Barcelonës.

Pas përfundimit të këtij derbi, trajneri Jose Mourinho dhe televizioni zyrtar i klubit merenges u ankuan për arbitrimin e ndeshjes, por disa prej ish lojtarëve të Realit të Madridit vunë në dukje lojën aspak bindëse të skuadrës në ndeshjet e fundit. Një prej atyre që kritikuan lojën e Realit të Madridit ishte një legjendë e këtij klubi si Claude Makelele që në fakt u tregua i pamëshirshëm në analizën e tij.

‘Reali i Madridit të mos bëjë arbitrat dash për kurban-tha Makelele për ESPN-futbollistët nuk kuptohen mes tyre në fushën e lojës, madje ata nuk kuptohen as me trajnerin e tyre. Mourinho duhet të flasë me ta. Skuadra është e dobët, nuk ka plan loje, nuk ka absolutisht asgjë. Gjë prej gjëje. Duhet të kërkojmë më shumë ndaj tyre. Problemi nuk është arbitri problemi, në skuadër ka mungesa të dukshme, nuk ka as ide e as plane të qarta në fushën e lojës’.

Top Channel