‘Toyota Auris’ përfshihet nga flakët pranë kthesës së Picarit, shkrumbohet e gjitha

20/09/2026 16:18

Në orën 15:06, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua nga Policia për një automjet që po digjej pranë kthesës së Picarit.

Menjëherë u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se një autoveturë tip Toyota Auris, me naftë, ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, grupi i ndërhyrjes ndërhyri menjëherë me ujë dhe shkumë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri automjeti u dogj plotësisht, por nuk pati persona të lënduar.

Top Channel