Nisje katastrofike e sezonit, Napoli me tre humbje në katër ndeshjet e para. Starti më i keq që nga viti 2000
Një tjetër skuadër në një tjetër kampionat. Një klub jo shumë me peshë, me vlerë të arsyeshme që të dijë të nuhasë talentet e reja dhe që i ka hapësirat për t’i rivlerësuar në kohë jo shumë të gjata. Oaktree, fondi i investimeve që zotëron Interin, në fakt po studion mundësinë e blerjes së një klubi evropian për ta përfshirë në orbitën e zikaltërve; bëhet fjalë për një skuadër të impenjuar një një turne të huaj, mundësisht e divizionit të parë, platforma perfekte për zhvillimin dhe vlerësimin e futbollistëve të rinj interistë.
Një instrument më shumë në merkato sepse edhe në këtë mënyrë mund të forcohet skuadra Under 23, një tjetër krijesë e lindur nha vendimi i Oaktree dhe skuadra e parë. Me të përfunduar punimet në Pinetina pas disa muajsh, të dyja skuadrat do të ndërthuren mes tyre dhe do të stërviten në të. njëjtën qendër stërvitore, por edhe për futbollistin më premtues do të jetë i komplikuar kalimi përfundimtar te skuadra e parë dhe një hapësirë e ndërmjetme do të ishte një trampolinë e dobishme.
Është një projekt i zgjeruar, tipike e fondeve të impenjuar në botën e futbollit dhe tregon se periudha e Oaktree në horizonin italian nuk është e shkurtër. Amerikanët mendojnë për gjëra të mëdha në më shumë disiplina sportive, hyjnë në dosjne e NBA Europe, kërkojnë kuotë të vogël aksionesh të Olimpia Milano dhe tani po mendojnë për një tjetër investim futbollistik.
Në selinë e Interit, kjo ide është ende në fazën e eksplorimit të klubeve të huaj që mund të blihen, duhet mundësia e duhur dhe më pas do të synohet të përfundohet operacioni që në këtë sezon për të qenë gati për merkaton e verës së 2017. Kështu, ekziston një gjeografi mundësish; Portugalia, Belgjika, Holanda por edhe Zvicra janë kampionatet e vëzhguara me interes. Janë laboratorë gjigantë të talenteve me normativa të ndryshme për federimin e futbollistëve ekstrakomunitarë, janë vende të privilegjuara për ata që kërkojnë talente të reja dhe janë shifrat që konfirmojnë këtë.
Sipas analizës së CIES në 2014-2023, 91% e të ardhurave nga transferimet e klubeve portugeze kanë ardhur nga jashtë, një shifër që bie në 90% për holandezët dhe 87% për belgët. Divizioni i Dytë spanjoll, një tjetër hipotezë në tryezë, është më shumë një portë për merkaton amerikanolatine.
Top Channel
Nisje katastrofike e sezonit, Napoli me tre humbje në katër ndeshjet e para. Starti më i keq që nga viti 2000
Nisje katastrofike e sezonit, Napoli me tre humbje në katër ndeshjet e para. Starti më i keq që nga viti 2000