Ndonëse jo nga minuta e parë, Ardian Ismajli ishte pjesë e skuadrës së Torinos në fitoren e parë sezonale të skuadrës së tij.

Në ndeshjen e zhvilluar në Artemio Franchi të Firenzes, mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua në fushën e lojës në minutën e 40 të sfidës për të zëvendësuar Coco, ndërkohë që skuadra granata iu imponua asaj violë duke e mundur me përmbysje në rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje e cila u shkrua në pjesën e dytë të saj kur u shënuan të gjithë golat, pasi 45 minutëshi i parë u mbyll 0-0. Ishte pikërisht Fiorentina ajo që shënoi e para me Matteo Pellegrino në minutën e 48 dhe ky ishte goli i parë në Serie A për këtë vit nga Fiorentina.

Por Torino reagoi dhe në minutën e 74 barazoi rezultatin në 1-1 me Mandragora, që shënoi golin klasik të ish-it. Tetë minuta nga fundi Che Adams shënoi golin që përmbysi rezultatin në 2-1 duke i dhënë fitoren e parë sezonale Torinos që shkon në 3 pikë, ndërsa Fiorentina zhytet thellë në krizë me 3 humbje në 3 ndeshjet e para të saj.

Top Channel